Porosi me arsyetim

Opinione

Porosi me arsyetim

Nga: Haki Bunjaku Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:12
Haki Bunjaku

Pasi që do ditë në vijim,nuk do të jem i pranishën në internet (fb!)

lus të gjithë që në telefonin tonë mos të dërgojnë ofendime me Selamalekum,ku bashkë me të po na i dërgojnë 700 dreqër arabë dhe po na i lëkundin marrëdhëniet bashkëjetësore!

As fizikisht,drejtpërsëdrejti të mos më ofendojnë me këte sharje arabe,se nuk do të mund të përmbahem.

Nëse dikush do të më nderojë,le të më përshëndet në gjuhën tonë të dlirë-shqipe!

Nëse ata,ato ju kanë nështruar fëlliqësirave arabe,le ti mbajnë për vete,se mue,jo që nuk më nevojitën,por më bëjnë të padurueshëm,që mbase as gojën nuk mund ta frenoi,e pastaj më thonë:

Pse?!

Sepse kundraj derrit sopata.

Ju përshëndes,në gjuhën e bekuar të Naimit të Madh (Frashërit)!,por ju mos e mbani gjuhën e lagur dhe nesër kur të ju leqis të gjithëve;-Mos thoni nuk e kemi dijt!

Ky është,pos tjerash,edhe dokument me shkrim mbi qëndrimin dhe mbi orientimin tim shqiptar

Kurrëfarë ngarkese e albanofobie nuk pranoi mbi gjuhën dhe mbi kulturën,traditën e fenë shqiptare.

Ata që provojnë ndryshe,edhe nga familjarët,me postilka të kokës,me ofendime në gjuhë araboturke dhe me mendje arrogante nga arsenali i pelegrinëve (haxhive),në fakt janë armiqët e mi dhe bakterje e kombit,prandaj le të rrijnë sa më larg prej meje e të mos më gërzhatin,duke ma cenuar identitetin tim shqiptar,fenë shqiptare dhe gjiuhë e gjak shqiptar.

Kalova gati tër jetën,studjova gjuhë e letërsi shqipe dhe kurrë nuk lakmova diçka tjetër që cenon gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Sa isha student,por edhe në detyrë,haptas propozova që në mënyrë të organizuar ti bëjmë vizitë Shqipërisë,më tepër për të hetue dialektetet dhe të folmet zonale të rretheve.

Kërkesa ime nuk u pranue,por ma hoçën pashaportin,prandaj nuk mund lëvizja nga Kosova.

Në vitin 1992,përherë të parë,me familje,e vizitova Shqipërinë dhe e shkarkova nga ënddrat.

Unë di edhe disa gjuhë: si frengjishtën deridiku,sërbishtën e gjermanishtën përfekt,por flas,shkruaj e përshëndes në gjuhën time,të cilën mendoj se e zotëroi mirë.

Isha në holin e spitali duke pritur shoqën.Një njeri ulur dhe një karrikë e lirë,e pyes:-A është e lirë?!

-Ah!-A është e lirë?!

Po,po kue e dite që jam shqiptarë?

-E di për vete që jam shqiptarë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat