Egjeli i juaj dhe i Kosovës do jetë Lista Serbe...

Opinione

Egjeli i juaj dhe i Kosovës do jetë Lista Serbe...

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 shtator 2017 Në ora: 10:55
Ragip Guraziu

Mundë të vizitosh veriun e Mitrovicës me lejen e Beogradit dhe Listës Serbe, ndryshe mundesh të dalësh andej, por nuk di si do ktheheni?! Andej gjithçka serbe, pa mbishkrime shqiptare. Veriun e kontroll MUP i Serbisë, SHPK ,në urdhrat e Beogradit. Beogradin nuk mundesh ta shkelësh edhe pse je Kryeministër, atje arrestohesh, e di mirë edhe ti. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ligjet e nenet për serbet në veri fare nuk vlejnë. Që do thotë ju jeni kryeministër i Shqiptarëve, jo gjithëve bile, se po nga këta po përgatiten me Zafirin  me ta marue ''kulaqin'', dhe nuk dihet mandati i juaj, sepse ky është fati i juaj të gjithëve, deri sa inatet personale i keni vënë para vete, e kombëtare pas shpine, serbët vallëzojnë në veri, por deri kur as unë vet se di, por ajo që  di, me këtë politik dhe këtë garniturë politike qe 19 vite na shkatrroi, zor se do kemi suksese...

Për veriun nuk do ju pyes askush?!

Rastin më i frikshëm, investimet në Mitrovicën e Veriut, ku ishte e pranishëm edhe Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë pjesë në përurimin e qendrës së rinovuar shëndetësore dhe stacionin e autobusëve në Mitrovicën e Veriut. Shefja e zyrës së BE-së e kënaqur me investimet në Mitrovicën e Veriut. Ajo është shprehur se ndihet e lumtur që sot promovojnë këto qendra, të cilët do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve aty. Njëra prej tyre është edhe qendra shëndetësore.

A mos vallë, sakrifikuat ushtrinë dhe Trepçën për pushtet?

Me tri ministri dhe gjashtë zëvendës ministra, Lista Serbe u bë pjesë e qeverisë aktuale.

Qëndrimet e tyre për formimin e Ushtrisë së Kosovës kanë qenë të ditura edhe më herët, e kundërshtimin vazhdon ende.

Madje, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se Lista Srpska do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Po thuhet tashmë se; Lista Srpska tashmë ka bërë hapin e parë dhe ka vepruar ashtu që formimi i Ushtrisë së Kosovës të hiqet nga dokumenti i Qeverisë.

Edhe BE me ''tone të ashpra'' ndaj jush?

Siç dihet tani keni marrë sugjerime nga Zyrtarë nga Bashkimi Evropian, për proceset e rëndësishme, për të cilat duhet të punojë Kosova, që do thotë se kështu do shkojë mandati juaj 4 vjeçar, në rast se sa dilni ,duke dirigjuar nga ndërkombëtarët?!

Në deklaratën e saj, BE ka përmendur Demarkacionin dhe Asociacionin, të cilat sipas tyre, duhet të kryhen urgjentisht, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët.

Ku kemi parasysh, Demarkacioni dhe Asociacioni janë procese që duhet t’i kryejnë institucionet e Kosovës, derisa deri më tani 111 prej 193 shteteve të botës e kanë pranuar Kosovën, e cila më 2008 shpalli pavarësinë, a ishin normale këto ''tone të ashpra'', ndaj jush?!

  Rusia – e cila nuk e njeh Kosovën dhe e bllokon anëtarësimin në OKB – do të ndryshojë qëndrimin e saj. E paqartë është se çfarë lëshimesh mund të dëshirojë Moska. Sidoqoftë, e habitshme është se pjesëmarrja e Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, po përkrahet jo vetëm nga qeveria serbe, por edhe nga partia qeverisëse ruse. Kjo është një shenjë se Rusia mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili pritet të finalizohet në vitin 2019.

Që në fillim të mandatit të juaj si kryeministër i vendit të hasi ''sharra në gozhd'', rasti Rikalo

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë luftës se fundit në Kosovë. Banoret e lagjes Dardania në media kanë treguar se ministri Rikallo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur. Pse ju si kryeministër nuk morët masa të duhura, por në të kundërtën i dolët në mbrotje kur dihen torturat dhe maltretimet  kishin ndodhur kryesisht te banorët e  disa ndërtesave në Kurriz në lagjen Dardania në vitet 1998-199 në vendin ku edhe Nenad  Rikallo në atë kohë jetonte dhe në kohen e luftës tashmë ministri i Qeverisë se Kosovës.

Vlerësoheni, si (azganë-guximtar),por jo edhe i profilizuar...

Sakrifica familjare e juaj, patriotike e kombëtare nuk vihet në dyshim, si para lufte, gjatë luftës, dhe pas luftës së UÇK-së, dhe në biseda me do koleg të mi gazetar, analista e shkrimtar, akademik, kështu ju kanë cilësuar, dhe guximin qe e keni, vlerësoheni nga shumica edhe e intelektualëve, por nuk di sa ju hynë në punë guximi dhe trimëria, ku Listën Serbe e keni ulur këmbëkryq në Kuvendin e Kosovës.

Mundë të vizitosh veriun e Mitrovicës me lejen e Beogradit dhe Listës Serbe, ndryshe mundesh të dalësh andej, por nuk di si do ktheheni?! Andej gjithçka serbe, pa mbishkrime shqiptare. Veriun e kontroll MUP i Serbisë, SHPK, në urdhrat e Beogradit. Beogradin nuk mundesh ta shkelësh edhe pse je Kryeministër, atje arrestohesh e di mirë edhe ti. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ligjet e nenet për serbet në veri fare nuk vlejnë. Që do thotë ju jeni kryeministër i shqiptarëve ,jo gjithëve bile, se po nga këta po përgatiten me Zafirin  me ta marue ''kulaqin'', dhe nuk dihet mandati i juaj, sepse ky është fati i juaj të gjithëve, deri sa inatet personale i keni vënë para vete, e kombëtare pas shpine, serbët vallëzojnë në veri, por deri kur as unë vet se di, por ajo që  di, me këtë politik dhe këtë garniturë politike qe 19 vite na shkatërroj ,zor se do kemi suksese...

Patatja e nxehtë në dorën e juaj

Kryeministri i posa zgjedhur i shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj, e keni kuptuar se nuk do e keni lehtë ta managjojë situatën momentale, kur e presin që në fillim punët e vështira, ku në këto momente më delikate për shtetin e Kosovës, institucionet tona pa unitet të qëndrueshëm.

 Listën serbe në Qeveri na sollën inatet e liderëve politik në mes vete, dhe kështu Serbia gjithherë ka arritur t’i përçaj shqiptarët mu në vendimet historike kur është pritur për kombin shqiptarë. Kjo do ishte arsyeja se ; popullin Shqiptar në hapësirën e vet etnike në Serbi, Mali i Zi, Greqi, Maqedoni tash e një shekull, pushtetet e deritashme e kanë denigruar dhe e kanë lënë në margjinat e kohës si tepricë e kohës me ,,kriteret,, e masës për lirinë, demokracinë dhe të drejtën për jetë e punë në këtë vend multietnik. Krejt kjo falë acarimve të politikanëve shqipatrë në këto shtete sllave që i cekëm më lartë.

Serbia është e papërfunduar, përderisa ajo akoma ëndërron Kosovën përkundër që dihet se banorët e saj kurrë nuk do pajtoheshin nga pushtimi serb. Kosova nuk është e përfunduar përderisa nga brenda mbetet e përçarë dhe nuk përpiqet të shtojë njohjet e saj ndërkombëtare (nga 27 shtete të BE pesë nuk e kanë njohur akoma).

Agjenturat serbo-ruse e kanë menduar dhe projektuar Asociacionin e komunave serbe nëpërmjet Listës Serbe. Tani implementimin e projektit po e vazhdon Lista Serbe. Imagjinoni në momentin kur funksionalizohet Asociacioni me 10 komuna serbe çfarë roli politik do të kenë serbët, do ta bllokojnë Kosovën gjithmonë me projekte të ndryshme politike në interes të Serbisë. Çdo ditë që përforcohen serbët me kompetenca shtesë në Kosovë defakto përforcohet edhe nderhyrja e Serbisë dhe Rusisë brenda Kosovës. Në momentin që kemi pranuar Asociacionin, kemi krijuar Komuna të reja serbe, kemi futur brenda Kosovës ujkun serb dhe rus brenda Kosovës.

Serioziteti dhe profilizimi I partive tona politike ju ka munguar kaherë por edhe tani po shifet se çfarë gjendje kemi ardhur....

Sikundër në shekullin e kaluar, sërish boshti pansllavist edhe në fillim të këtij shekulli të prirë nga Rusia dhe të rreshtuar me Serbinë, Maqedoninë dhe Greqinë janë bashkuar në aleancën e njohur kundër popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan. De fakto tani maqedonasit po e pengojnë programin kombëtar për të ardhmën e popullit shqiptar në principet e vlerave universale të demokracisë, të lirisë dhe të participimit me popujt liridashës të Evropës dhe SHBA-së.

Rusia do i futë hundët në Kosovë nëpërmes, Listës Serbe dhe partiakëve sllavë në Kosovë

Jo rastësisht Lista Serbe u gjet në Rusi këto ditë dhe tani ftuan udhëheqsit rus të visitojnë Kosovë.Ndryshe,deklarata e patriarkut rus Kiril,shokuese për Kosovën,ku ka cekur;"Kosova është vend i shenjtë, vend i martirizuar, i betimit dhe ajo gjithmonë do ta ruajë kujtimin për të gjithë ata që kanë pësuar atje”, ka thënë patriarku rus Kiril.

“Për Kosovën mendoj me ndjenjën e pandryshuar lutëse, kujtoj të gjithë ata që me guxim dhe pa asnjë lehtësi shërbejnë atje. Kosova për të gjithë ne mbetet doktrinë”.

Në fund patriarku rus ka shtuar se për Serbinë mendon gjithmonë me ndjenja të posaçme.

Ai që planifikon të sulmojë Serbinë dhe Republikën serbe duhet të dijë se kështu e ka sulmuar edhe Rusinë. Nuk është më viti 1995 apo 1999 dhe Rusia nuk do të lejojë asnjë agresion të ri ndaj serbëve. Beogradi dhe Banjalluka mund të llogarisin në përkrahje maksimale të Federatës Ruse".

Kjo është porosia të cilën, sipas Pravda’s, presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi autoriteteve serbe pas problemit me tren në veri të Kosovës.

Porosinë e Putinit, kryeministrit serb Vuçiq, ia ka përcjellë shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov. Qëndrimi i liderit rus, transmeton Gazetametro.net, i është përcjellë edhe Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Nuk ka më dilemë. Putin qëndron pas Serbisë dhe Republikës serbe”, thotë, sipas Pravda’s, diplomati perëndimor i cili ka insistuar në anonimitet.

Këto pohime i ka konfirmuar në mënyrë indirekte Sergej Lavrov, i cili ka deklaruar se forcat kosovare nuk duhet të jenë të pranishme në veri të Kosovës.

Derisa tensionet për Kosovë po rriten, por edhe në Ballkan, politika shqiptar në Kosovë e përçarë?!

Jo vetën në Kosovë, por gjithandej nga jetojnë shqiptarët, në zemrat e tyre është futur një ‘’dreq’’, me brina dhe nuk po i le te qetë shqiptaret edhe si kombe dhe i ka përqa tej mase që po dëshmohet tani me Qeverin e posa formuar të Kosovës që nga inatet ne mes vete, Listën Serbe e sollën në parlament mu këto ineta, që bile edhe e kanë ulur këmbëkryq që do shkojnë vite e vite dhe zor e kanë tani edhe me larguar sepse kishim rastin kësaj radhe nga vetë shqiptarët shumicë të formohet qeveria e Kosovës, sigurisht që minoritete e kanë hisen e vet ,por ju këmbëkryq në Kuvend.

Duhet të theksojmë me argumentin e fortë historik se shqiptarët si popull i lashtë dhe me një qytetërim të pranuar nga të tjerët në botë, kanë të drejtën në kohën e këtyre integrimeve globale, që të përcaktojnë fatin dhe të ardhmen e vet kombëtare, pa cenuar askënd rreth e qarkë kufijve shqiptaro-shqiptar në këtë pjesë të Evropës.  Duke mos harruar as popullin shqiptar në Maqedoni, që sot e këtu përbën bashkësinë e dytë të shumicës dhe mjerisht me statutin e ,,ligjeve,, të këtij vendi të pakicës kombëtare dhe jo shtetformues (!) . Strukturat qeveritare në Shkup po sugjerojnë se edhe shqiptarët, shprehjen, Shkup duhet të nënvizojnë me, Skopje.

 Popullin shqiptar në hapësirën e vet etnike në  Serbi, Mali i Zi, Greqi,Maqedoni tash e një shekull, pushtetet e deritashme e kanë denigruar dhe e kanë lënë në margjinat e kohës si tepricë e kohës me ,,kriteret,, e masës për lirinë, demokracinë dhe të drejtën për jetë e punë në këtë vend multietnik. Krejt kjo falë acarimave të politikanëve shqiptarë në këto shtete sllave që i cekëm më lartë.

Në momentin që kemi pranuar Asociacionin kemi krijue Komuna të reja serbe kemi futur brenda Kosovës ujkun serb dhe rus brenda Kosovës. Politikat e presidentit serb, Vuçiçit dhe Zëvendëskryeministrit i Serbisë, Ivica Daçiç, janë politikat e vazhdimeve të kriminelëve më të këqij serb që pas Luftës së dytë Botërore dhe çetnikëve të Sllobodan Millosheviqit dhe Voisllav Sheshelit, si të Rankoviqit që doli hapur për çfarosjen e shqiptarëve, por këta të dy, Vuçiçi e Daçiç, në mënyrën më dinake, dhelpcake, duke aluduar në një pajtim tinzar, gjëja për stabilizimin e gjendjes, por këtë forcë nuk e hanë më shqiptarët, dhe nuk mashtrohen lehtë pasi përvoja i ka mësuar kështu.

Kryeministër Haradinaj nguli këmbët, në këto momente më delikate për Kosovën...

Qeveri dhe institucionet më të rëndësishme shtetërore të Republikës së Kosovës, PDK-me koalicionet e saj dhe opozita, VV, LDK, që kritikojnë dhe e shantazhojnë njëra tjetrën, dhe me inatet e tyre të pa ndalura, Lista Serbe fiton ndaj këtyre inateve, dhe këmbëkryq në Kuvend.

Edhe këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 13 qershorit, na sollën një qeveri inatesh  mes shqiptarëve, të subjekteve më të mëdha politike dhe po e shkatërrojnë shtetin e Kosovës, edhe pse Qeveria dhe institucionet tona kanë pas kuadro dhe shumicë që këto institucione të jenë formuar nga shumica vet e tyre pasi i kanë patur numrat, po mu këto inate në mes vete, kami vuajtur me shekujt nga thundrrat serbo-sllave dhe tani i kemi edhe në këtë kohë i kemi në Qeveri. Askush nuk na ka fajin, përpos ne vet.

Serioziteti dhe profilizimi I partive tona politike ju ka munguar kaherë por edhe tani po shifet se çfarë gjendje kemi ardhur kur të gjithë që kanë dalur fitues, kuptohet koalicionet, të gjithë thanë se I kemi numrat për formimin e Qeverisë, sidomos PAN-I, dhe zgjedhjet lokale në prag, ndryshe,nga zgjedhjet  parakohshme parlamentare të 13 qershorit ,veq tani u thye akulli, institucionet tona po formohen po si se?! Partitë tona politike po ballafaqohen me shumë sfida, e njëra ndër to është 'fenomeni' profilizim. Deri më tani nuk mund të thuhet se po veprojnë në nivel të duhur, derisa nuk kanë arritur të përmbushin misionin e tyre në profilizimin e partive politike.

 Çdo parti politike identifikohet me liderët e partisë. Mirëpo mungesa e profilizimit të partive dhe besueshmëria e votuesve të liderëve politikë se i zgjedhin njerëzit e duhur për t'i çuar proceset përpara ende nuk është dëshmuar në praktikë. Profilizimet e partive duhen të jenë të qarta. Demokracia e ka këtë. Të gjitha partitë politike synojnë diçka tjetër, por veprojnë diç tjetër! Edhe reformimi që do të ndodhë në aspektin programor dhe në aspektin e profilizimit si parti politike, edhe në aspektin e krijimit e vlerave nga kuadrovike e deri tek ato profesionale, zotohen se përfaqësojnë demokracinë e madhe. Jo gjithmonë reformat shoqërore kanë rezultate e përnjëhershme dhe ky avaz po vazhdon edhe te subjektet politike të votuar nga qytetari i Kosovës.

Duhet të gjithë ta kuptonim se qytetari i Kosovës është i interesuar të ndodhin ndryshime pozitive dhe në të ardhmen e proceseve t'u prinë njerëzit e dëshmuar kombëtarisht në të kaluarën dhe sot të angazhuar në ndërtimin e rendit demokratik. Si e djathta, si qendra ose si e majta, në gjirin e vet duhet të angazhojnë njerëz që luajnë rolin e rëndësishëm. Të jenë personalitete që kanë bërë ndryshime në të kaluarën e afërt për çlirimin e Kosovës. Me shpalljen e Kosovës shtet është shtuar edhe respekti i ndërkombëtarëve si ndaj institucioneve ashtu edhe ndaj partive politike. Dhe, me forcimin e identitetit të vet politik dhe angazhimin e të gjithëve, subjekteve politike dhe institucioneve tona, do të forcohet dhe identiteti shtetëror i Kosovës.

Kryeministri i posa zgjedhur i shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj, e ke kuptuar se nuk do e ketë lehtë ta managjojë situatën momentale, kur e presin që në fillim punët e vështira, ku në këto momente, kryeministër e ka kuptuar se në këto momente delikate për shtetin e Kosovës, institucionet tona pa unitet të qëndrueshëm.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat