“U deklasue Hashimi dhe u pa sheshit që është tradhtar e rrenacak”

Opinione

“U deklasue Hashimi dhe u pa sheshit që është tradhtar e rrenacak”

Haki Bunjaku Nga Haki Bunjaku Më 22 shtator 2017 Në ora: 14:12
Hashim Thaçi

Thëni e Dr.Ibrahim Rugovës:

-Kam një Zakon; ata që Mirren me mue,nuk Mirrem me ta!

Këte praktikë shumë pozitive e huazova nga Dr.Ibrahim Rugova dhe qenka shumë efikase!

Bëj opinione të ndryshme në gazeta e portale dhe,sipas këtij mësimi,komentuesëve nuk u përgjigjem,kështuqë shpëtoi nga ky siklet i panevojshëm.

Që nga paraqitja e Dr.Ibrahim Rugovës në politikë qëndrova në krah të tij,jo që ta ndihmoi,por që ta ndihmoi vetën time.Se njeriu i mençëm është si një krue i mirë dhe i flladitshëm,në pikë të verës.

Dhe,nuk iu bashkova rastësisht,por pas persiatjeve dhe duke evituar tek ai sensin mendor politik,ubinda se duhet të qëndroj në krah të tij dhe kurrë nuk u pendova,prandaj edhe kurrë nuk iu ndava.Edhe unë mbajta qëndrim burrëror,ndonëse në pësimet e tij nuk e kisha leht ti përballoi kundërshtarët e tij,që tash ishin edhe kundërshtarët e mi.

-Jo dezertoi,jo se pranoi Gjermania,por vetëm Papa,si të pafe e plot yçkla të shpifjeve,mirëpo,të gjitha i deaktivizoi dhe doli për krye uji.

Ishte njeri i veçantë,që dinte më mirë se çdo kush ti vlerësoi gjendjet dhe njerëzit.

Ai e hetoi me kohë Hashim Thaçin,që është si kungull me bulësi e pa fara,që është njeri bandit e pa orientim atdhetar,prandaj edhe nuk e lente të ngjitej në vendet udhëheqëse në institucione.

Shkrou me kompetencë për Rexhep Qosjen dhe nuk e pranoi në lartësinë,fallëse që pretendonte ai.

Kreu punë të shumta e të dobishme dhe kurrë nuk e merrte lavdin mbi vete,por thoshte:-Po punojmë!

Popullin kurrë nuk e joshi me premtime boshe,sepse mirrej me punë e jo me mbufatje,si tipi i Hashim Thaçit,që na ofroi një Pavarësi inekzistence,që premton se në këte muaj apo në këte tremujor do ta formoi Ushtrinë,e në të kundërtën jap dorëheçje!

As nuk u formue Ushtria dhe as nuk dha dorëheçje Hashim Thaçi.Pata shkrue në një koment:-Në mandatin e Hashim Thaçit nuk formohet Ushtria,sepse këte nuk mund ta bën të rrejshme,si Pavarësinë.Edhe tash qëndroj në atë mendim!

Dr.Ibrahim Rugova nuk flet shumë,por mendon shumë e vepron drejt.

Kur u ngrit Thaçi në krye të PDK-së,të cilën e quanin:-Parti e luftës.Ngritën krye oponentët e Dr. Ibrahim Rugovës,saqë edhe lidhja miqësore luhatej,por edhe sulmohesha,nga ata që duhej të më përkrahnin.

Nuk më thyen,edhe pse miqët partnerin e tërhoçën në anën e tyre,të Hashim Thaçit,duke menduar debilët se ai i shpall heronj,ose i ngrit në pozita,për ku as që kanë kaçik.

Këtu ka qenë krizë familjare,e përpunuar në mokrën e mikut.

U deklasue Hashimi dhe u pa sheshit që është tradhtarë e rrenacak,i cili partinë e shpalli të luftës,vetë pa hy kurrë në luftë.

U takon të bëjnë kërkimfalje për këte horror në familje,bile si akt moral,por me pas pasë moral familjen nuk ma kishin përfshi në partinë e tradhtarëve.

Une si atëherë,si tash dhe si në të ardhmën mbaj anën e Rugovës dhe ndjehem krenar me Të e për këte.

Lavdi profetit tonë e të mbarë shqiptarëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat