Interesim i madh si jasht po ashtu brenda për zgjedhjet gjermane

Opinione

Interesim i madh si jasht po ashtu brenda për zgjedhjet gjermane

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:59
Sherif Ramabaja

Me interesim të madh këtë vit po përcillen zgjedhjet për Kancelar në Gjermani. Zgjedhjet po mbahen sot dhe në krahasim me shtetet tjera po kalojnë në qetësi të jashtëzakonshme. Favorite siq pritet do të jetë Bundeskancelarja Merkel po edhe sfiduesi i saj, Schulz nga partia SPD që momentalisht ndodhet në koalicion me CDU-ne e Merkelit që nga dje i ka shtuar gjasat. Kuptohet, sipas prognozave më të reja. Që të dytë, Merkel nga CDU dhe Schulz nga SPD janë me qëndrime shumë të përafërta sa i përket EU - së dhe politikës së jashtme gjermane. Shqiptarët nuk duhet të brengosen ngase që të dy do të ndjekin të njejtën politikë si ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Sfiduesi i Zonjës Merkel ( CDU), zoti Martin Schulz (SPD) është i po të njejtës parti si ish Kancelarit Gerhard Schröder, që kishin marr vendim për bombardimin e Serbisë në kohën e luftës në Kosovë. Thirrja e partive nga Kosova se për kë të votojnë shqiptarët është cinike.

 Ne nuk duhet të hyjmë në një thes me Erdoganin e Turqisë dhe të përzihemi në sistemin zgjedhor të një vendi tjetër.

 Shteti gjerman, mediat dhe institucionet e ndryshme jan mobilizuar si asnjëher tjetër që sa më shumë t`i mobilizojnë të rinjtë që të dalin në zgjedhje. Qëllimi është që me pjesëmarrje sa më të madhe të pamundësohet që partia AFD të ketë rezultat të lartë, që është parti e ekstremit të djathtë. Mundësisht do të tentohet që kjo parti mos të hyj në Parlament, ngase si parti naziste do të ishte hera e pare qe pas Luftës së Dytë Botërore një parti e tillë të ngjitet në parlamentin gjerman. Kjo parti u themelua në shenjë paknaqësie ndaj politikës gjermane mbi refugjatët, në vitin 2015 kur në Gjermani e arriti shifrën 1 milion veta. Më parë në Gjermani si parti e ekstremit të majtë llogaritej partia PDS ( Die Linke ) që ka një platformë  Komuniste dhe e afërt me Putinin dhe Serbinë. Kjo parti edhe sot deklarohet kundër pavarësisë së Kosovës dhe në prag të bombardimeve të Natos mbi Serbinë, Gregor Gysi, ish kryetar i kësaj partie, kishte vizituar Millosheviqin me synim që ta evitonte bombardimin e Natos. Kjo parti është reformuar sadopak , po jo sa ta ketë epitetin e një parti demokratike. Frikë prej saj s ka askush, ngase është parti shumë e vogël dhe s ka quar kurr aq peshë në politikën gjermane. Frika tash është  nga AFD, që ajo mos të rritet , të mos arrij në parlament dhe  të dështoj në skenën politike gjermane. Sa u përket shqiptarëve me të drejtë vote, secili duhet të vendos vetë në mënyrë demokratike se kend e zgjedh, duke shpresuar se do të vendosin vetëm për partitë demokratike. Kuptohet pa imponime. Pas disa orësh do të dihet edhe rezultati zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat