Diçka po zihet në mes të dy fuqive botërore, Amerikë-Rusi

Opinione

Diçka po zihet në mes të dy fuqive botërore, Amerikë-Rusi

Nga: Ragip Guraziu Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:31
Ragip Guraziu

Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. SHBA-ja dhe Rusia zotërojnë stoqet më të mëdha në botë të plutoniumit, i cili mund të përdoret për armë bërthamore.

Pra dy shtetet superfuqi, në mes tyre dikush do digjet?!

Kur kemi parasysh të gjitha këto që u cekën më lartë në këtë shkrim, acarimet në mes dy superfuqive, Rusi-SHBA, duhet të kemi parasysh, apo mos po troket në derën e Evropës një luftë e re me përmasa të mëdha, apo dikush po do ta dhezë e dikush tjetër t'i fry flakës.... Fakti konkret, acarimet Amerikë-Kore e Veriut, që do trondit botën dhe mos vallë, atje fillon, Rusia, Evropën e sulmon?!

Putin, disa herë ka pezulluar marrëveshjen me SHBA, edhe nga 2000-ta e  deri këtu ku jemi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, edhe vite më parë, kishte pezulluar një program bashkëpunimi, që kërkon nga   Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të eleminojnë pjesë të rezervave të tyre me armë të plutoniumit.

Dekreti presidencial, i  asaj kohe i kishte bërë publike, duke  thënë se ;'' se zbatimi i Marrëveshjes SHBA-Rusi për Menaxhimin dhe Posedimin e Plutoniumit duhet të vihet  në  pritje, për shkak të “veprimeve jomiqësore të Uashingtonit ndaj Rusisë”. Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2000 pas disa vitesh negociata, është konsideruar si kulm i bashkëpunimit dypalësh.

SHBA-ja dhe Rusia zotërojnë stoqet më të mëdha në botë të plutoniumit, i cili mund të përdoret për armë bërthamore. Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.”, ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

Mesazhe gjeopolitike nga Samiti i G2

Samiti i fundit i G20 në Huanxhou të Kinës u zhvillua në kushte kur një problematikë   komplekse botërore ka rritur ndjeshëm shqetësimin, sa i përket stabilitetit, sigurisë së rendit botëror, kërcënimeve komplekse të paqes e ardhmërisë së njerëzimit, përballimit të fenomenit të  rënies së zhvillimeve ekonomike, varfërisë në rritje, rritjes së rrezikut nga aktiviteti i shtuar i terrorizmit, problemet globale etj. Ka vatra të rrezikshme konfliktesh e krizash dhe tendencë të shtuar për përdorimin e fuqisë e forcës në arritjen e objektivave gjeopolitikë. Ka në zhvillim një garë të re armatimi, që ka prirje të zgjerohet dhe një dashuri e shtuar të vendeve të caktuara nga prodhimi dhe përdorimi i armëve bërthamore. Përveç krizës në zhvillim të Lindjes së Mesme dhe një fokusim i rrezikshëm i terrorizmit ndaj vendeve europiane, ka një situatë tepër të rënduar brenda hapësirës europiane, që nuk ia ka dalë të kapërcejë efektet e krizës ekonomike e financiare botërore, që shfaqet disi e hutuar nga presionet e interesave të shtetit komb, të ekstremistëve, populistëve e euroskeptikëve, nga kriza e refugjatëve dhe nga aktet terroriste, por sidomos, që nuk po gjen dot ide e forcë vepruese të shpëtojë fatin e projektit europian.

Në takime të këtij formati gjithnjë është synuar afrimi, dialogu e konkludimi ndaj problemeve të mprehta globale, marrja e përgjegjësive për stabilitetin e rendit botëror. SHBA , si superfuqia e vetme deri më sot, ka kontribuuar maksimalisht në përballimin e zgjidhjen e krizave e konflikteve të vështira, e problemeve globale, por që nuk është dhe nuk mund të jetë as zjarrfikës ndërkombëtar e as xhandar ndërkombëtar për ruajtjen e rendit botëror. Nga kontributi i saj ka përfituar siguria, ruajtja e paqes e balancave dhe ekuilibrave të vendosur, zhvillimi i qëndrueshëm. SHBA ka pasur strategji të saj konceptin, se e vetme nuk mund ti përballojë problemet globale, krizat, varfërinë e luftën kundër terrorizmit, duke kërkuar bashkëpunimin e kontributin e aktorëve të rëndësishëm në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kjo është e vërteta, siç është e vërtetë dhe fakti që aktualisht Rusia dhe Kina kanë shpalosur strategjinë e superfuqisë botërore dhe rivalitetin me SHBA, synimin për ndarjen e fuqisë. Prapa buzëqeshjeve, ceremonialeve, ritualeve të zakonshme qëndrojnë përplasje interesash dhe synime strategjike të dizajnuara qartë, që u konstatuan edhe në këtë samit. Në këtë samit  kinez u shfaq qartësisht rreshtimi i disa aktorëve kryesorë në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, shoqëruar me një avancim të dukshëm, guxim e demonstrim të fuqisë. Nuk mund të mos binte në sy pozicioni i Kinës, e cila deri më sot ka qenë shumë e kujdesshme në raport me SHBA, teksa ka menduar të shfaqë sjelljen, që tregon se çfarë kërkon e do të kërkojë në vazhdim, se ku ndahet qartë në interesa strategjike me SHBA dhe se çfarë kërkon të bëjë në të ardhmen. Ka në këtë sjellje edhe përvojë e filozofi kineze, që u shfaq në formën e sugjerimeve “konstruktive” për dialog, por që në detaje e në esencë u përcoll mesazhi se ndaj SHBA dhe perëndimit, tani e tutje do të ketë vendosmëri për t’u përballur. Madje u përcoll mesazhi se Kina nuk është e vetme, por se ka në krah të saj Rusinë. Në samit, jo rastësisht, por se është fillimi i pozicionimit të ri, dyshja Kinë-Rusi u përpoq të bënte konstruktivin dhe optimizmin, duke lënë të kuptojë se kundërshtimi është pozicion i SHBA. Në funksion të këtij koncepti e qëndrimi u bë me dije se, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka ftuar Letoninë, Lituaninë e Estoninë dhe Finlandën, për konsultime, lidhur me sigurinë e lëvizjeve ushtarake në zonën e Balltikut.

Duket vërtet si një konstruktivitet pozitiv, por nëse sheh më tej kupton qartë se këto vende janë të rrethuar realisht me trupa dhe armë nga Rusia dhe ndjehen të kërcënuar. Vendet balltike, si anëtare të NATO- s, kanë kërkuar mbrojtje nga aleanca dhe ajo ka reaguar, mbështetur në nenin 5 të saj, për mbrojtjen kolektive. Madje ndjehen të kërcënuar edhe vende të tjera anëtare të NATO-s në kufi me Rusinë si Polonia, Rumania etj. Pra, këto vende nuk kanë shfaqur asnjë përqendrim armësh e trupash në kufi me Rusinë e as ndonjë koncept e element agresiv ndaj Rusisë. Rusia dhe tifozë pro-rusë në media, konsumojnë mesazhin, se është perëndimi e SHBA, që kërkon konfrontimin në raport me dialogun, duke e etiketuar pa të drejtë Poloninë si “Kali i Trojës “ i SHBA në Europë. Në funksion të idesë së konstruktivitetit ruso-kinez u bë i njohur propozimi i presidentit kinez Xi Ping ndaj kryeministrit japonez Shinzo Abe, për të rritur bashkëpunimin dhe ndërtimin e besimit, kur Japonia e mjaft vende të tjera të rajonit të paqësorit, janë të shqetësuar, me veprimin prepotent të Kinës, për ndërtimin e ishujve artificialë, si fortesa ushtarake dhe demonstrimin e forcës së saj në rajon.

Siç shihet regjisorët e samitit të G20 janë përpjekur me kohë që të demaskojnë perëndimin, si të prirur për konfrontim, në dallim nga dyshja Kinë-Rusi, si të prirur nga dialogu. E përcollën përmes mediave këtë mesazh, që është pjesë e strategjisë së tyre të kundërvënies e rivalitetit ndaj SHBA. Janë këto dy vende që kërkojnë të ndajnë fuqinë e të rivalizojnë e jo SHBA ,që u ka kërkuar vazhdimisht të bashkëpunojnë e ndihmojnë në përballimin e krizave e problemeve globale. Ky ka qenë qëndrim zyrtar i SHBA në dy mandatet e presidentit Obama dhe që është materializuar konkretisht e publikisht. Në këto kushte taktika e përdorur, që e servir dyshen Kinë-Rusi si konstruktive dhe SHBA si destruktive, është vërtet njëherësh e pavërtetë dhe diversion që vlen vetëm për naivët. A nuk e shohin, dhe e dinë popujt e vendeve Balltike, si Polonia, Rumania, Ukraina etj, se kush i ka rrethuar me armë e trupa në kufi, se kush demonstron forcën e bën kërcënime publike, se kush ndërton baza ushtarake, kryen stërvitje ushtarake në kufijtë e tyre, apo dhe jashtë territorit të tyre, si bënë Kina dhe Rusia, në detin Mesdhe kohë më parë? A nuk e shohin se kush e kërcënon sigurinë e shkel ligjin ndërkombëtar, se kush kërkon zgjerimin e zonave të influencës, se kush zhvillon retorikën e referencën e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore, se kush ekspozon tunele antibërthamore. Në këtë samit u kuptua qartë se Kina dhe Rusia janë dakordësuar që të risin trysninë ndaj  SHBA dhe perëndimit si pjesë e avancimit konkret të strategjisë së tyre të superfuqisë botërore, por tashmë duke dalë më hapur e shfaqur dozën e vendosmërisë së afishimit të fuqisë e rivalitetit. Kanë menduar se duke u shfaqur bashkë mund të arrijnë më shumë në synimet e tyre strategjike.

Tani Rusia doli në skenë

Këto ditë, Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se raketat me kapacitet atomik janë vendosur në Kaliningrad, që është enklavë e vogël ruse në bregdetin baltik, ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë. U tha se kjo vendosje është pjesë e ushtrimeve të zakonshme ushtarake të raketave të tipit Iskander-M, me rreze të veprimit afro 500 kilometra.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se raketat me qëllim u ishin ekspozuar kamerave të spiunimit të Shteteve të Bashkuara. Rusia shpeshherë është kërcënuar për vendosjen e sistemit raketor në Kaliningrad, direkt në tokën e Bashkimit Evropian dhe të aleancës ushtarake të NATO-s.

Tani, Gjenerali amerikan kërcënon Rusinë: Do ju shkatërrojmë

Shefi i ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, ka paralajmëruar se SHBA-të janë të gatshme të shkatërrojnë armiqtë e tyre, deklaratë kjo që ishte drejtuar qartë ndaj Rusisë.

“Ushtria e Shteteve të Bashkuara pavarësisht sfidave që kemi, pavarësishttempos tonë operacionale dhe gjithë asaj që jemi duke bërë, do t’ju ndalojë dhe do t’ju mund rëndë, ashtu siç nuk keni qenë të mundur më herët. Mos bëni gabime rreth kësaj”, ka deklaruar Milley.

Për më tepër, Milley ka thënë që konflikti i radhës do te jetë eksperienca më vdekjeprurëse që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se do të përfshijë luftime në zona urbane të populluara.

Ai bëri të qartë qe po fliste për Rusinë, përderisa citoi një zyrtar të lartë rus i cili kishte thënë “Rusia mund të hyjë në luftë konvencionale në Evropë dhe ta fitojë atë”!

Alarmi gjerman: Jemi në situatë më të rrezikshme se Lufta e Ftohtë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan në fillim të javës bisedimet e tyre me Rusinë mbi armëpushimin në Siri duke akuzuar dje Moskën dhe Damaskun për krime lufte në Alepo.

Kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier deklaroi se situata aktuale është më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë, duke iu referuar tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe Rusisë.

“Është iluzion të besosh se bëhet fjalë për ish-Luftën e Ftohtë. Periudha e tanishme është më ndryshe, shumë më e rrezikshme”, deklaroi për të përditshmen ”Bild”, ministri  gjerman i Punëve të Jashtme..

Turqia kërkon të fusë botën në luftë...

Kështu patën shkruar disa mediume botërore, me rrëzimin e aeroplanit luftarak rus Su-24, Turqia ka kryer akt lufte kundër Federatës Ruse. Ankaraja është duke luftuar për të ruajtur interesin e saj në konfliktin sirian, duke mbrojtur importin e naftës nga territori i kontrolluar nga Shteti Islamik.

Joaquim  Flores  në një analizë të tijën për raportet e fundit ruso-turke, shkruan se aeroplanët luftarakë turq kanë rrëzuar një aeroplan rus, kurse milicia e Turkmenistanit, nën komandën turke ndoshta ka vrarë të dy pilotët.

Është e mundshme që kjo milici, si forcë kukull nën komandën e drejtpërdrejt të Ankarasë, ka kryer këtë aksion me miratimin e heshtur të shtetit.Milicia e Turkmenistanit kishte rol mbështetës në mbështetjen e shtetit islamik në vendkalimet kufitare, dhe furnizimet e saj me naftë Turqinë.

Turqia pretendon se aeroplani reaktiv kishte shkelur hapësirën ajrore, dhe për këtë është përgjegjëse drejtpërdrejt Rusia.Në këtë deklaratë ekzistojnë vrima të shumta, të cilat qojnë se ky është një “akt lufte” nga  ana e Turqisë. Përgjigja e mëparshme ruse rreth incidentit të 5 tetorit , të asaj kohe, duhet të konsiderohet si një sukses diplomatik afatshkurtër, por edhe si një dështim strategjik.

Rusia nuk e kishte kontestuar aso kohe se ka pasur shkelje teknike, por është mbështetur në faktorët teknik dhe ligjor siç janë shkalla e shkeljes së hapësirës ajrore, qëllimi i pilotit (fushëveprimi i misionit) dhe mungesa e pasojave.

Shkelja e hapësirës ajrore në vetvete është mentor së bashku me ligjin dhe marrëveshjet mes vendeve ndërkombëtare.

Faktorët që duhet të respektohen në arsyetimin ligjor dhe diplomatik të vendimit të një shteti për të rrëzuar një aeroplan, i cili dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore janë: mënyra dhe shkalla e shkeljes si dhe qëllimet e mundshme të pilotit.

Janë baza të arsyeshme, ato që kryesisht përmbajnë elemente të mjaftueshme ose ato që dëshmojnë qëllimet e vërteta të çështjes.

Turqia kryen detyrën e NATO-s, krijimin e zonës së ndalim-fluturimit në veri të Sirisë

Qëllimi i zonës së ndalim-fluturimit në veri të Sirisë, ka për qëllim mbrojtjen e linjave të furnizimit të ISIL në veri dhe verilindje, duke përfshirë edhe ato në Irak.

Në përgjigje të agresionit turk, Putin ka deklaruar sot haptazi se shteti turk po mbështet terrorizmin e ISIS-it, dhe kështu deklarata e tij ka për qëllim të zgjidh shqetësimet.

A është aksioni turk kundër Rusisë provokim, apo përgjigje? Analiza tregon dy arsye, por me një tendencë për t’iu përgjigjur.

Turqia është duke luftuar të ruaj interesin e saj në konfliktin sirian, dhe mbrojtjen e importit të naftës nga territori i kontrolluar nga ISIS.

Rusia së fundmi i ka dhënë goditje të rëndë ISIS-it, me sulme mbi konvoj të kamionëve që transportonin naftë drejt Turqisë. Nga ky këndvështrim, Turqia ia ka kthyer Rusisë.

Pra dy shtetet superfuqi, në mes tyre dikush do digjet?!

Kur kemi parasysh të gjitha këto që u cekën më lartë në këtë shkrim, acarimet në mes dy superfuqive, Rusi-SHBA, duhet të kemi parasysh, apo mos po troket në derën e Evropës një luftë e re me përmasa të mëdha, apo dikush po do ta dhezë e dikush tjetër t'i fry flakës.... Fakti konkret, acarimet Amerikë-Kore e Veriut, që do trondit botën, dhe mos vallë, atje fillon, Rusia, Evropën e sulmon?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat