Katër xhamitë e Prishtinës, rrezikonin sigurinë kombëtare

Opinione

Katër xhamitë e Prishtinës, rrezikonin sigurinë kombëtare

Nga: Gani Mehmetaj Më: 26 shtator 2017 Në ora: 07:47
Gani Mehmetaj

Kur e rinovuan perëndimorët  godinën Austro-hungareze, tash Muzeu i Kosovës, në Prishtinë, ishte menduar t’i dorëzohej presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Në këtë godinë klasike Rugova planifikonte t’i priste mysafirët, meqë objekti i rinovuar kishte pamje madhështore, oborr të mirë, ishte fare afër qendrës së qytetit, ndërsa jepte përshtypjen e qytetërimit evropian për dallim nga godinat tjera qeveritare të stilit socialist të shëmtuar.

Mirëpo, institucionet ndërkombëtare të sigurisë, e këshilluan presidentin Rugova të mos futej në godinën e rinovuar për disa arsye. Kishte tri xhami në rrethim të mbyllur në katërqind metra katrore, ku kultivohej fryma e xhihadit dhe urrejtjes së sëmurë kundër shqiptarëve e kundër Perëndimit. Pra, xhamitë po bëheshin çerdhe gjarpërinjsh, ku njerëzve ua shpërlanin trurin. Xhamitë e  rrezikonin sigurinë kombëtare dhe të delegacioneve të huaja. Në këtë (pa) siguri nuk do të pranonte asnjë shtet të dërgonte zyrtarët e lartë nën rrethimin e xhamive, aty ku nxitej lufta kundër njerëzimit. 

Pastaj ulërimat e altoparlantëve jo vetëm do ta pengonin punën e zyrtarëve e të presidentit, por ishin britma të padurueshme që e pengojnë jetën normale në qytet.
Tri xhamitë në afërsi, me xhaminë vehabiste prapa Teatrit Kombëtar, u tha se e rrezikojnë edhe Kuvendin e Kosovës, e rrezikojnë edhe qeverinë. Prandaj u krijuan xhepa sigurie përballë që të pengonin sulmet e mundshme islamike.

Pjesa më e madhe e Qeverisë u vendos në Pallatin e Rilindjes sa më larg katër xhamive. Xhamia më afër Kuvendit është bërë qendër e prostitucionit, shkruajnë mediet e Prishtinës. Xhamia që është shndërruara në shtëpi publike ka më pak se njëqind metra nga muret e Kuvendit të Kosovës, i ndanë rruga kryesore me dy kahe e trotuari.   
Xhamitë në Dardani. Maqedoninë shqiptare e në Shqipëri gjatë gjithë historisë nuk arritëm t’i bëjmë tona, mbetën vegla në duart e pushtuesit. Xhamitë e pasluftës janë bërë kazerma rekrutimi për luftërat fetare të myslimanëve në Siri e Irak. Xhamitë gjithnjë ishin thikë pas shpine. Të tilla janë edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat