Shoqëritë sekrete më të famshme

Opinione

Shoqëritë sekrete më të famshme

Nga: Prof. Eroll Velija Më: 26 shtator 2017 Në ora: 21:53
Eroll Velija

Shoqëritë sekrete kanë shërbyer gjithnjë si burim kundërshtish duke krijuar mjaft teori konspirative mbi to. Pjesa më e madhe e këtyre teorive pretendojnë se shoqëritë sekrete kanë pak a shumë të njëjtin qëllim, i cili është ai i udhëheqjes së botës. Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej më gjatë se një shekulli. Edhepse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike. Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues. Shoqëritë kërkojnë që anëtarët të kryejnë një betim, sipas të cilit të premtojnë se do mbështesin organizatën, do të ruajnë sekretet dhe se do mohojnë anëtarësimin në organizatë. Një prej shoqërive sekrete më të famshme është ai i ”Skull and Bones”. Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”.

Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar më vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm. Një tjetër shoqëri sekrete është ajo e lozhës masonike. Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dhe të dytë, për në vitin 1750 ata u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin gradën e tretë quhet “Master Mason”. Masonët e kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenjat dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër.

Një tjetër shoqëri sekrete e njohur është ajo e Kalorësve Templarë. Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin 12-të. Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërin mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. Urdhërat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë’ ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje edhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.

 Urdhri “Rosicrucian” besohet se ka qenë ideja e një grupi protestantësh gjermanë në vitin 1600, kur u botuan tre dokumente: ”Fama Fraternitatis Rosae Crucis”,”Confessio Fraternitatis” dhe“Martesa kimike e Rosenkretuzit kristian anno 1459:. Dokumenti i parë tregon historin e një alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të përftuar njohuri sekrete. Dokumenti i dytë flet për një vëllazëri sekrete alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin faqen politike dhe intelektuale të Evropës. Anëtarët e kësaj vëllazërie pretendojnë se origjina e tyre është më e lashtë se këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla dhe secili pretendon të ketë lidhje direkte me origjinalin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat