Letër Muhamed Zekirit, muhamedit të LSDM-së!

Opinione

Letër Muhamed Zekirit, muhamedit të LSDM-së!

Nga: Reshat Ramadani Më: 3 tetor 2017 Në ora: 21:54
Reshat Ramadani

“Kosova të egra nuk do të mund tu ikish dot, kur çmenden kohrat në fortunë” Kjo është një copë poezie e Din Mehmetit, që ma reciton shpeshë miku im nga Londra.

Jam qytetar nga Haraçina, pjesmarrës aktiv në luftën e vitit 2001, por që nga pas lufta, prej vitit 2002 jetoj dhe punoj në Dublin, në kryeqendrën e Irlandës.

Jam pjesë e Diasporës Shqiptare për Maqedoni, përfaqësues nga Irlanda, por kjo çfarë po ndodhë me Haraçinën, qytetarët e saj, në garën për kryetar Komune në zgjedhjet lokale të vitit 2017, është një sulm mbi intelektin njerëzor, një nënçmim i madh që po i bëhet jo vetëm qytetarëve të Haraçinës, ku 99 përqind janë shqiptarë, por edhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, por me theks të veçantë ky sulm është mbi organizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, ku lirisht mund të them, pa përjashtim, kanë dështuar krerët e të gjithë partive, ku kanë lejuar Muhamed Zekirin të kujdeset nga posti i nënkryetarit të LSDM-së për qytetarët e Haraçinës, por edhe të merr në mbrojtje të pambrojturit me procedura penale në Haraçinë, të cilët në vend që të rehabilitohen dhe të integrohen në shoqëri, nga aparati policor partiak po shantazhohen në prag të zgjedhjeve lokale, ku pas zgjedhjeve do të fillojë gjahu pas tyre.

Si njeri, qytetar, prind, që sot jetoj dhe punoj në Dublin, të mos mendoj kush në Maqedoni, nuk po them në Haraçinë, e aq më pak të mos i jep vetit siklet Muhamed Zekiri të mendoj se nuk e dijnë qytetarët e Haraçinës ta dallojnë kandidaturën serioze prej asaj joserioze, të dallojnë shtetin e qytetarëve me sovranitet të plotë dhe shtetin me sovranitet selektiv, që kjo selektive fillon të renditet në dinjitet social selektiv, dinjitet infrastrukturor selektiv, dinjitet arsimor selektiv, dinjitet tregtar selektiv, dinjitet kulturor selektiv, dinjitet fetar selektiv, deri sa duani të vazhdoni të selektoni korrupcionin dhe krimin në Haraçinë, që është prodhim i shtetit dhe sistemit me pushtet të centralizuar në qeverinë e Shkupit.

Përcjellja Zoran Zaevit, shefit tënd, se një qytetar i Haraçinës po t’i shkruan këto rreshta se kështu nuk ndërtohet koncepti qytetar për shtet në Maqedoni. Jam thellë i bindur se këto rreshta do t’i lexoj edhe ish-deputeti i PPD-së dhe tani këshilltar i Zoran Zaevit, z. Ismet Ramadani. 

Nëse e keni test Haraçinën, Likovën në këto zgjedhje lokale, ta dini se matematikat i keni bërë gabim dhe testi do të ju shndrrohet një ditë në kundërtest. Si Haraçina, ashtu edhe Likova, janë të banuara kryesisht me shqiptarë. Testin e juaj keni mund ta provoni në Çair, në Tetovë e Gostivar (në qytete shumë më urbane se Haraçina e Likova dhe me popullatë të përzier ku edhe votat e qytetarëve romë vendosin për kryetar komune) dhe jo në dy zona puro shqiptare që kanë simbolikë të ndërprejes së konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në dy zona që intervenimi i institucioneve të shtetit, të cilës do qeveri, cilës do parti, nuk guxon të lidhet me retorika dhe kampanja partiake, me programe 4 apo 8 vjeçare, me kalkulime të suetave të politikanëve të thinjur, që kanë qenë, janë dhe duan të mbesin tugjarë të mirë, por jo edhe burrshtetas të mirë, që të kuptojnë bashkë me ty, Muhamed Zekiri dhe Ismet Ramadani, se Haraçina e Likova është çështje imediate për të investuar me plane të menjëhershëm (pa kalkulime partiake, janë pjesë të MO-së) për të treguar se funksionon vetëdija kolektive e qytetërimit (jo e konceptit qytetar për shtet) në qeverinë e Zaevit se qytetarët e Haraçinës presin veprime konkrete dhe jo kandidat të LSDM-së për t’u tallur dhe nënçmuar intelektin e mendjes njerzore dhe jo vetëm të Haraçinës.

Zgjedhjet lokale dallojnë prej zgjedhjeve parlamentare. Pikërisht pse një pjesë e qytetarëve të kësaj Komune dhe jo vetëm të kësaj, që me votën e tyre e krijuan ballancin që regjimi i Gruevskit të ikë nga qeveria, së bashku me disa kriminelë të DUI-t, ju është dashur të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të mos bini në kurtha për kalkulime miskine politike për t’ia bë qejfin kryetarëve të katundit në koalicionin e LSDM-së.

Kur keni mundur të bëni koalicione joparimore në Komuna me popullatë të përzier, shumë më lehtë e keni pasur ta bëni për Komunën e Haraçinës dhe Likovës, por ju nuk e keni bërë dhe keni rënë në kurth të atyre që deri dje i kanë shërbyer konceptit fashist të VMRO-së dhe jo interesave të qytetarëve, ku ju tani keni krijuar ambient dhe fusha për kokën e egjrës së Anadollit që një ditë do të ha kokat e juaja.

Krejt në fund, z. Muhamed Zekiri, muhamedi i LSDM-së, nuk mund ta mbrosh kandidatën e LSDM-së, siç e quan nënë, grua, motër, Melikije Halimin, më mirë se dijnë ta mbrojnë qytetarët e Haraçinës, pavarësisht rrethanave të krijuara, ajo mbetet shqiptare dhe Haraçina janë të gjithë të lidhur njëri me tjetrin në linjë gjenealogjike, janë vëllezër, kusherinjë, nip e dajallarë.  Aq më pakë ke të drejtë morale, krenari, që ti si muhamed i LSDM-së të na tregosh se cila është vlera dhe kultura jonë kombëtare në Haraçinë. E sheh, nuk ta preka të drejtën fetare, sepse je haxhi dhe përfaqëson rrymën selefiste të disa qylaxhinjëve në qeverinë e Zaevit dhe kreator i marrëveshjes nga posti i nënkryetarit të LSDM-së me BDI-në.

Autori është përfaqësues i Diasporës Shqiptare për Maqedoni në Irlandë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat