Çfarë kryetar(e) komune duam për qytetet shqiptare në zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni?

Opinione

Çfarë kryetar(e) komune duam për qytetet shqiptare në zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni?

Abdulah Ahmedi Nga Abdulah Ahmedi Më 8 tetor 2017 Në ora: 07:52
Foto ilustruese

Kalimi i shoqërisë shqiptare në Maqedoni nga regjimi komunistë në ate demokratik në vitet e ’90 bëri  një ndryshimë rënjësor në mënyrën e jetës (modus vivendi) tek të gjithë shtresat e shoqërisë në përgjthësi e në veçanti tek pushtetarët, kategori shoqërore e priviligjuar.

Shoqëria shqiptare në Maqedoni kur nuk ka vënë në pikëpyetje vlerat që kanë sjellë forcat demokratike, dhe aq më shumë nuk ka kuptuar pse këta forca kanë bërë aq shumë zollum tek popullsia, e cila ka ndihmuar që të vijnë në pushtet, kjo mbetet të vlerësohet.

Fillimisht, demokracia në shoqërinë shqiptare në Maqedoni solli sistemin pluralist që ishte një zgjim demokratik ku qytetarët kishin të drejtë të shprehën lirshëm në zgjedhjet demokratike. Ata këtë zgjim demokratik e treguan në zgjedhjet e para demokratike në vitin 1991, pastaj në referendumin për Republikën e Eliridës më 1992 dhe në vitet në vijim.

Por tek Leadershipi lokal (Kryetarët e Komunave) nuk patëm një zgjim demokratik, Kryetarët e Komunave  po vazhdonin të luajnë lojën e vete, duke u shndërrua në neokomunist. Me kalimin e kohës këta neokomunistë si kameleon u shëndruan në oligark ku me biznisët e veta imponuan korupcionin, nepotizmin, shantazhin dhe varfërinë tek popullsia shqiptare në Maqedoni.

Sot, një zgjim demokratik tek Kryetari i Komunës shqiptare është i domosdoshëm. Në jetën e përditshme Kryetari i Komunës duhet të bëjë një  jetë modeste, të rëndomtë  si popullsia  dhe votuesit që e votojnë. Në jetën  private Kyetari i Komunës duhet të jetë në mëngjes në tregun e gjelbër të qytetit, në mbrëmje në kinema, në teatër, në manifesitme kulturore, aty ku është populli.

Në punë, në jetën publike, Kryetari i Komunës duhet të abstenojë nga privilegjet, për shembull: në punë të shkojnë me biçiklet, me tren, me bus, krejtë si Kryetarët tjerë në vendet fqinjë e më gjerë. Kjo pratik është përdorur nga shumë personalitete publike siç ështe Christophe Blocher në Zvicër, Kryetari Janez Dornëfshek në Slovenijë, Kryetari Bandic i qytetit të Zagrebit etj. Për një Kryetar(e) të Komunës shiptare si qytetarët dhe për qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat