Klasë politike e papergjegjshme, apo e kapur!?

Opinione

Klasë politike e papergjegjshme, apo e kapur!?

Nga: Afrim Fanda Më: 8 tetor 2017 Në ora: 17:58
Afrim Fanda

Diteve të fundit, ne prag të zgjedhjeve lokale ne IRJM, në media na u prezantua nje estradë, ne dukje humori, por në fakt shqetësuese, dhe që na jep të kuptojmë shumë fenomene. Ne këtë estradë defiluan aktore të vjetër dhe të rinj duke filluar nga Ali Ahmeti, Zijadin Sela, e deri tek Milikija, kandidate per kryetare të Haraçinës nga LSDM. Kjo e fundit rolin ne komedi e realizoi pothuajse pa folur fare, ngase nuk arriti të shqiptojë deri në fund asnjë nga fjalët shqip të mësuara përmendësh.

Shfaqja filloi me deklaratën patetike të Ali Ahmetit, dhënë Blendi Fevziut në emisionin Opinion, ku, ne mes tjerash deklaroi se është i gatshem te dalë ne ilegalitet poqese paraqitet nevoja. Në përgjithësi, Ali Ahmeti preferon të flasë me nostalgji, siç shprehet vetë, për “të shkuarën në ilegalitet”, përveç tjerash, sepse ndjehet i rrezikuar kur flet për të tashmen. Kur gazetarët e pyesin për të kaluarën i qesh fytyra, i lehtësuar që shpëtoi nga pyetjet e sikletshme për të tashmen, por edhe sepse “ilegalitetit” ishte parajsë për njerëzit me shumë pikëpyetje mbi rolin e tyre ne zhvillimet politike sic eshte ai. Por, kjo deklaratë në veçanti, do të konsiderohej e papërgjegjshme dhe qesharake po te mos behej fjale per kreun e BDI, nje forë politike që gjate 10 viteve bashkeqeverisje me VMRO, bashkepunoi ngushte me shefin e Sigurimit Sheteror te IRJM, Saso Mijalkov. Do të qeshnim dhe do ta quanim të papërgjegjshme deklaratën e këtij politikani i cili nxit shqiptarët e pakënaqur për ilegalitet, po të mos bëhej fjalë për individin i cili gjatë bashkëqeverisjes 15 vjeçare dha pëlqimin për ekzekutimin pa gjygj, dhe masakrimin e shqiptarëve në Brodec, Shkup dhe së fundmi në Kumanovë, pikërisht duke i quajtur viktimat ekstremistë dhe ilegalë (jashtë ligjit).

Do ta quanim të papërgjegjshme edhe deklaratën me po të njëjtat dozë patetizmi të Zijadin Seles, kreut të LRPDSH, gjatë konventës promovuese të kandidatëve para pak ditësh në Tetovë, po të mos shtroheshin pyetje dhe dyshime serioze rreth kësaj deklarate. “Shqiptaria mbrohet në Strugë, Likovë, mbrohet në Manastir e mbrohet në çdo vend ku ka shqiptarë. Shqiptarët do ta mbrojnë atje dhe jo politikanët që shohin vetëm interesat e tyre personale”, deklaroi Zijadin Sela, përndryshe politikan në vazhdimësi që nga viti 2011! Shtrohet pyetja, nga kush fton Sela shqiptarët ta mbrojnë shqiptarinë? Nga qeveria, ku LRPDSH ka një ministër dhe tre zëvendësministra?! Nga LSDM apo BDI me të cilët ra dakord para formimit të qeverise së koalicionit, për të mos prekur karakterin unitar të shtetit dhe kushtetutën si burim i nënshtimit të “shqiptarisë”?! Nga Zoran Zaev, për të cilin desh dha jetën në parlament?!

Te dy liderët e partive ne pushtet, përdorin këtë retorikë politike patetike duke nxitur shqiptarët për të mbrojtur atë qe ata e shitën në tavolinën e bisedimeve me LSDM, të vetëdijshëm që ka pakënaqësi tek shqiptarët e mashtruar nga ata vete. Përdorin këtë retorikë politike të bindur që mund të funksionojë për të mbledhur vota! Ndërkohë, për ata më të guximshmit, qe shkojnë më larg, kujdeset Zaevi.

Roli i Zaevit, për fat të keq, mbetet po ai i i paraardhësve të tij. Heshtja e Zaevit per keto deklarata tregon akoma më shumë! Tregon se edhe ai eshte pjesë e lojës ku Ali Ahmeti, Zijadin Sela e të tjerë si ata, nxisin shqiptaret për te “dale në ilegalitet”, dhe për të “mbrojtur shqiptarinë”, e nga ana tjetër Zoran Zaev pret me kërbaçin në dorë për të goditur ata më të guximshmit, duke filtruar shqiptarët e urtë dhe lojalë dhe për të ndërtuar IRJM. Në të njëjtën kohë, vazalët e tij shqiptarë kujdesen per prurjet e reja ne politikë, duke u kujdesur në përzgjedhjen e injorancës provinciale, si shtresa me e pranueshme e shqiptarëve per LSDM dhe Zaevin. Me këtë filtrim, në IRJM-në e re do jetonin të lumtur me sllavomaqedonasit, shqiptarë kuislingë jugonostalgjikë, me model Edmond Ademin, kuislingë me aureolën e besimtarit, me model Muhamed Zeqirin, injorantë me mentalitet provincial, të lumtur për miqësinë me Zaevin, me model Milikijen, dhe skllavët kokëulur që përfshijnë “intelektualët” pa guximin e intelektualit, studentë të zhveshur nga energjia, vrulli dhe këmbëngulja rinore, dhe të tjerët që e kanë mendjen të ikin nga sytë këmbët.

Eshtë i pritur dhe domethënës veprimi i Zaevit, i cili, si edhe paraardhesit e tij, mbylli të gjitha rruget për marrëveshje me shqiptarët që nuk duan te keqpërdorojnë dhe perfitojnë nga e tashmja ne dëm të zgjidhjeve afatgjata. Ai dhe zgjodhi të kursejë faktorin politik shqiptar të inkriminuar duke mos i bërë publike dosjet e tyre dhe të bëjë koalicion me ta, duke qenë i sigurt në luajalitetin e tyre. Ai zgjodhi bashkëpunimin me mashtruesit dhe injorantet me mentalitet provincial si perfaqësues te shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat