Qeveria Haradinaj nuk mund ta ndal kapitullimin e Veriut të Kosovës

Opinione

Qeveria Haradinaj nuk mund ta ndal kapitullimin e Veriut të Kosovës

Nga: Ragip Guraziu Më: 11 tetor 2017 Në ora: 12:34
Ragip Guraziu

Qeveria Haradinaj do jetë qeveri e nënshkrimeve, pajtimeve, marrëveshjeve dhe dorëzimin e demarkacionit me Malin e Zi, por ajo më kryesorja edhe dorëzimin e Veriut të Kosovës-Serbisë.

Arsyeja është kjo qeveritë e sëmura deritanishme, deri te kjo e Isa Mustafës, nuk ka  pasur kush t'i kurojë, po ashtu Kryeministri Haradinaj nuk mund të reflektoj?! Jemi ne qytetarët që po presim me vite se deri kur do të vazhdojnë të sundojnë nëntoka me mafio-oligarkët grabitqarë dhe shkatërrues të themeleve, që i  kanë kontrolluar të gjitha monopolet fitimprurëse, u pasuruan vetë, shitën Kosovën, na prunën këtu ku jemi sot. Qeveritë e deritanishme që kanë përfituar nga kontrata të majme me fondet publike tenderë si të kishin mbjellë domate në bahçe të babës. Të tillët madje marrë e kanë ble pa asnjë problem edhe leje ndërtimore në kundërshtim me të gjitha kriteret, në kundërshtim me ligjin dhe standardet, sepse të tillët kanë krijuar lidhje që të marrin pa pengesë e të zhvatin toka publike e resurse shtetërore dhe komunale.   Madje, ky krim i organizuar, tani nga qeverit e mëparme kishte depërtuar aq thellë, saqë po arrin edhe sot të vendosin se kush do të bëhet kryetar komune apo ministër, drejtor apo deputet, që t'u shërbejë pastaj me besnikëri, pasi t'ua mbushin mirë gushën dhe kontot bankare. Mungesa e forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, dështimet e Prokurorisë dhe gjykatave kosovare, po u japin hapësirë veprimeve të kundërligjshme kudo, sepse kemi një mospengim total të mafio-oligarkisë politike dhe biznesore, që e ka kapur e bllokuar zhvillimin ekonomik, e ka marrë peng tregun e lirë, ka ngulfatur prodhuesit vendorë, ka dëbuar investitorët seriozë të huaj e vendorë, prandaj kjo ka pasoja të jashtëzakonshme për Kosovën. Fuqizimi i kompanive të caktuara, pas të cilave qëndrojnë njerëzit e gjithëpushtetshëm dhe të nëntokës së krimit, e ka demotivuar sipërmarrjen private, ndërsa fuqia punëtore është në largim e sipër, sepse nuk ka kurrfarë perspektive në këtë vend. Atëherë do reflektoni me kohë,se kjo është ma se  e nevojshme mu tani...

Kryeministrit Haradinaj ,kur  morri këtë postë, i ra ndërmend diç?!

''Është turp i madh për tërë Evropën që lejon qytetin të jetë i ndarë. Këtu faj kanë të gjithë. Evropianët bëjnë punë të madhe të bashkohen mes vete, e këtu te ne kanë menduar që me na nda më mirë”, kryeministri Haradinaj, në një takim me qytetarët e Mitrovicës.

“Ne jemi në këtë vend para të gjithëve, jemi shtatë milionë që jetojnë në Ballkan, ndërsa në Evropë jemi mbi 10 milionë. Kemi qenë këtu edhe kur nuk kanë qenë të tjerët, dhe do të jemi këtu përgjithmonë. Ne nuk shantazhojmë, por ne s’e ulim kokën. Jemi në vendin tonë, në atdheun tonë”.

“Lusim Evropën që të mos përdorin standarde të dyfishta. Mitrovica trajtohet me standard të dyfishtë. Edhe serbët e veriut janë në vendin e vet, edhe ne jemi që ata të ndjehen të sigurt në Kosovë. Mos na leni pa liberalizim vizave, mos qitni kushte çfarë s’i keni qitë askujt”, ka thënë Haradinaj.

Xhavit Haliti duke ju drejtuar deputetëve të VV -fjalën e tij se Kosova është e lirë, por- veriu???!!!

Se pavarësisë së Kosovës, pikërisht më datën 17 shkurt të 2008-tës,tani shtet me Kushtetute,  edhe pak muaj festojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës,114 shtete na kanë njohur, dhe ku e kemi veriun e Mitrovicës, renin e ligjin atje, ende institucionet tona, jo me u shtri, por as me guxue me u fut atje bile, simbolet e kujt shtet janë andej, çfarë ligje e nene, çfarë kushtetute kemi andej, gjithçka në veri të Mitrovicës - serbe, dhe aty falë juve dhe oligarkëve te tu, me këto politika, e po harron, po bini ndesh me thenjet e juaja, se Kosova është e lirë, dhe as Zajednica, as lista serbe, as partia e Vuçiqit, as partia e Putinit nuk kanë shancën të hyjnë këtu, harroje ,ju keni drejtuar Vetëvendosjes, sepse ne jemi të orientuar diku tjetër''?! Pyetja autorit të shkrimit, Xhavtit; e ku tjetër, Kralevë a?!

Zajednicen e ke këmbëkryq në Veri të Mitrovicës, listën serbe këmkryq në parlament, partinë e  Vuçiqit në veri e parlament, babën e Serbisë, si e quajnë ata, Rusinë në gjithë Kosovën edhe bile Shqipërinë, se politika ruse e serbe është futur në zemrat e juaja, dhe po me duket çdo kund ku janë shqiptarët. A është kështu z. Xhaviti apo Në thirrjen drejtuar presidentit të vendit, kryeministrit, ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata kanë shprehur shqetësimet lidhur  me zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë, duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia, është opozita dhe qytetarët e Kosovës kudo që janë,sidomos nga diaspora.

“Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi”, thuhet ndër të tjerash në thirrjen e nënshkruar në mënyrë elektronike nga 25 profesionistë apolitikë nga Kosova dhe diaspora''.

Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve serbë u shpërfaqen me luftën e fundit. Qindra vjet babë e gjysh kaçakë, ardhacakët e Karpateve, me dhunime e gjak, dëbime nga trojet e Kosovës,vrasje, masakrime, e shumë e shumë të tjera që na ndodhën neve shqiptarëve, mu nga Serbia e ndihmuar edhe nga Rusia, tani u shuan me luftën e UÇK-së që i parapriu qëndresa e vetëbesimi që nga vitet e 90- ta ku Serbisë ju fut frika në palcë. Dilemat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për krijimin e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve parakohshme parlamentare të 11 qershorit janë të arsyeshme. Beogradi zyrtar ka fituar që nga dita kur është aprovuar pakoja e Ahtisarit. Këto dilema dhe shqetësime barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit, që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe. Në këto bisedime teknike siç u quajtën, kemi qenë në dijeni se ato përfunduan në çështje politike. Ka qenë qartë e ditur që më parë se kjo që ndodhi tani, çoi opozitën në bllokimin të Kuvendit të shtetit të Kosovës dhe u pa si u nis dhe si përfundoi, por nuk e ditëm tani si do t'i kthehen realitetit dhe në binarë të duhur kur më 3 gusht u prit formimi i Qeverisë së re. Ish-kryeministri Mustafa që po garantonte se në këto bisedime nuk ka humbur Kosova asgjë, duhet të ulë gjakrat dhe duhet të bisedohet me opozitën gjithsesi e jo të lejojë që të na përqesh e gjithë bota dhe aq më pak të ndërhyjnë ndërkombëtarët.

Prishja e imazhit

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që u mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet. Qytetarët e Kosovës janë të shqetë- suar rreth krijimit të Qeverisë së re dhe ata dita-ditës po e humbin besimin ndaj këtyre politikanëve. Kjo gjendje ka eskaluar aq shumë, sa nuk ka mundësi për marrëveshje ndërmjet pozitës dhe opozitës, për të formuar organet e reja shtetërore. Inatet kanë filluar që kaherë, edhe pse këto zgjedhje të parakohshme parlamentare u cilësuan si nga vendorët po ashtu edhe nga ndërkombëtaret, si më të mirat deri më tani. Kjo hallakamë në Kosovë po e gëzon Serbinë.

Po kush po mundohet të ''prishë'', imazhin e këtyre zgjedhjeve?! Një po dihet, Serbia me Rusinë, dhe kundërshtarët tanë, por edhe ne vendorët po kontribuojmë në këtë aspekt për të keq edhe më shumë se kundërshtarët tanë. Serbisë po i konvenon kështu për blerjen e kohës për aspiratat e veta, dhe deri diku ja ka arritur, shij serbët e veriut sa përfituan nga këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Këto dilema dhe shqetësime sa u përket formimeve të institucioneve të Republikës së Kosovë, të dala nga këto zgjedhjet të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, po barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe ku gjendja momentale ka mundësi edhe të eskalojë, që këtë e dëshirojnë vetëm kundërshtarët e Republikës së Kosovës, dhe po me duket edhe një pjesë e institucioneve tona shtetërore, që janë të joshur me pushtet e tani ju ka ardhur koha të dorëzohen, dhe të kontribuojnë si opozitar.

 Pakoja e Ahtisarit na kishte treguar rrugën e Kosovës?!

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e demokraci, për dije e dritë, ka një histori të gjatë e të lavdishme, tragjike dhe heroike njëkohë- sisht. Ajo është pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për zhvillimin dhe përparimin, për shtetin ligjor të qytetarëve të lirë e të barabartë. Serbia dhe miti serb, i përkrahur edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë, asnjëherë nuk e lë rehat Kosovën, shi për këtë, duke pretenduar se 'zemra' e tyre është Kosova! Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet e që këtë privilegj nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike, evropiane apo edhe botërore.

Këtu nuk po llogaritim vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë herë më shumë sesa serbë në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk i kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb. Me këto provokime dhe me barrikada nga serbët e veriut të Mitrovicës, të organizuar nga mbeturinat kriminele të Milosheviqit dhe strukturave udhëheqjes nga Beogradi, janë kryer krime në Kosovë. Por, edhe një gjë duhet ditur të gjithë ne ndërkombëtarët janë këtu për sundimin e ligjit dhe rendit kushtetues. Se, në fakt, Kosova, sipas asnjë dokumenti kushtetues të vitit 1974, nuk ishte 'pjesë integrale e Serbisë nën sovranitetin e kësaj njësie federale'. Kosova ''ishte njësi konstituive - njësi federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë dhe vetëm si e tillë në bazë të prezumcionit konstitucional 'të interesit të përbashkët' të Kosovës dhe të Serbisë ajo si 'corpus separatum', me sovranitet të vetin politik dhe kushtetues, ishte dhe në kuadër të Republikës së Serbisë''.

Qeveria Haradinaj do jetë qeveri e nënshkrimeve, pajtimeve, marrëveshjeve dhe dorëzimin e demarkacionit me Malin e Zi, por ajo më kryesorja edhe dorëzimin e Veriut të Kosovës-Serbisë. Arsyeja është kjo qeveritë e sëmura deritanishme, deri te kjo e Isa Mustafës, nuk ka  pasur kush t'i kurojë, po ashtu Kryeministri Haradinaj nuk mund të reflektoj?! Jemi ne qytetarët që po presim me vite se deri kur do të vazhdojnë të sundojnë nëntoka me mafio-oligarkët grabitqarë dhe shkatërrues të themeleve, që i  kanë kontrolluar të gjitha monopolet fitimprurëse, u pasuruan vetë, shitën Kosovën, na prunën këtu ku jemi sot. Qeveritë e deritanishme që kanë përfituar nga kontrata të majme me fondet publike tenderë si të kishin mbjellë domate në bahçe të babës. Të tillët madje marrë e kanë ble pa asnjë problem edhe leje ndërtimore në kundërshtim me të gjitha kriteret, në kundërshtim me ligjin dhe standardet, sepse të tillët kanë krijuar lidhje që të marrin pa pengesë e të zhvatin toka publike e resurse shtetërore dhe komunale.   Madje, ky krim i organizuar, tani nga qeveritë e mëparme kishte depërtuar aq thellë, saqë po arrin edhe sot të vendosin se kush do të bëhet kryetar komune apo ministër, drejtor apo deputet, që t'u shërbejë pastaj me besnikëri, pasi t'ua mbushin mirë gushën dhe kontot bankare. 

Mungesa e forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, dështimet e Prokurorisë dhe gjykatave kosovare, po u japin hapësirë veprimeve të kundërligjshme kudo, sepse kemi një mospengim total të mafio-oligarkisë politike dhe biznesore, që e ka kapur e bllokuar zhvillimin ekonomik, e ka marrë peng tregun e lirë, ka ngulfatur prodhuesit vendorë, ka dëbuar investitorët seriozë të huaj e vendorë, prandaj kjo ka pasoja të jashtëzakonshme për Kosovën. Fuqizimi i kompanive të caktuara, pas të cilave qëndrojnë njerëzit e gjithëpushtetshëm dhe të nëntokës së krimit, e ka demotivuar sipërmarrjen private, ndërsa fuqia punëtore është në largim e sipër, sepse nuk ka kurrfarë perspektive në këtë vend. Atëherë do reflektoni me kohë,se kjo është ma se  e nevojshme mu tani...

Autori është gazetar-analist i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat