Dekorata “Urdhri i Pavarësisë”, e pamerituar për Ilir Metën

Opinione

Dekorata “Urdhri i Pavarësisë”, e pamerituar për Ilir Metën

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 11 tetor 2017 Në ora: 20:43
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

***Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk duhet ta kritikojë as Amerikën, as BE-në, as NATO-n, nëse dëshiron që deri në fund të mandatit të tij të jetë president. Ndryshe, rrezikon jo vetëm pozitin e tij, por edhe  pozitën e shtetit të Kosovës, kur është fjala përbashkëpunimin dhe për mbështetjen e saj nga partnerët miq ndërkombëtarë.
 
Prandaj, Hashim Thaçi nuk ka asnjë arsye, që të konfrontohet me faktorët ndërkombëtarë, dhe si  “ngushëllim”  të kërkojë afrim, bashkëpunim dhe “lëmoshë sociale” nga Ilir Meta (mos e ngushto njeriun), edhe pse tani është president i Shqipërisë, se ata që nuk  kanë ndihmuar, kur therreshim si bagëtia  nga bajonetat  barbare çetniko-fashiste dhe, kur digjeshim në zjarrin dhe në flakën e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë së kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, në kohë lufte (1989-1999). -Atyre, sot, në kohë paqeje, mund t’u japësh vetëm dekorata të pamerituara,  asgjë tjetër. Mirëpo, të vërtetës historike nuk mund t’ia mbyllë gojën askush, qoftë  edhe ndonjë president nga Kosova, nga Shqipëria, nga  Ballkani, nga Evropa, apo nga bota.

-Edhe pse Ilir Meta është shqiptar dhe president i Republikës së Shqipërisë, i cili më 11 tetor 2017,  me ftesën e homologut të tij, Hashim Thaçi, ka vizituar Kosovën, nuk do të thotë, se ai për këtë vizitë, duhej  të “paguhej” me “Urdhrin e Pavarësisë”, sepse urdhrat e këtillë nuk jepen për  “jarani”, për dreka e për darka të vizitave miqësore, por, për merita të jashtëzakonshme në shërbim të inetresave jetike të kombit, të astdheut dhe të shtetit.

Z. Hashim Thaçi nuk do të duhej të harronte se shqiptarët plot 100 vjet nën  Serbi, nuk  kanë qenë të pajisur me pasaporta të Shqipërisë. Prandaj, është nonsense  të kërkohet një gjë e tillë nga Ilirë Metët.

-Kjo i ngjet  “anekdotës” së vëllezërëve të këqinj, shpirtmeskinë, egoistë, ziliqarë, lakmitarë, tradhtarë dhe  besëthyer : “vëlla-vëlla, por, kosi me para”.

-Kjo gjendje e mjerë e shqiptarëve nëpër rezervatet koloniale sllavo-bizantine të Ballkanit, provon se shqiptarët  hiq më pak se një shekull (1912-2017) janë të harruar dhe të braktisur nga politika dhe nga diploamcia e Shqipërisë.

Ndaj, presideni i Kosovës, Hashim Thaçi, do të duhej të ishte aq koshient, se kritika e tij, që u ka bërë ndërkombëtarëve për “Gjykatën Speciale”, si dhe gjoja për mospërmbushjen e premtimeve të tyre, kur është fjala, edhe për liberalizimin e regjimit të vizave pët shtetasit e Kosovës, nuk mund të “zbutet” e as të korrigjohet, duke  e thirrur në vizitë zyrtare presidentin Ilir Meta, sepse Shqipëria nuk është kurrfarë faktori me peshë, që do të mund të ndikonte  në politikën dhe në drejtësin e BE-së, as për zgjidhjen e problemit të lejimit të vizave dhe, të asnjë problemi tjetër, që ka shteti i Kosovës në relatat me BE-në, dhe më gjerë. Po, të ishte ndryshe, Shqipëria, qëmoti, do të ishte anëtare e BE-së sikurse Bullgaria, Hungaria, Rumania, Sllovenia, Kroacia etj.
 
Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi, duke mbivlerësuar rolin politik të Shqipërisë (në realacione ballkanike dhe evropiane”, bëri gabim, kur kërkoi “lëmoshë” nga presidenti Ilir Meta,  se gjoja “ E vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirdhëm është që në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, t’u jipet nënshtetësia e Shqipërisë qytetarëve të kosovës, ngase kjo është nevojë imediate”. (http://gazetametro.net/eskalon-thaci-kosovaret-te-marrin-nenshtetesi-te-shqiperise-per-levizje-pa-viza/).

Këtë e vërtetoi edhe përgjigja  e “trenit express” Tiranë-Beograd, drejtuar nga presidenti Ilir Meta, se “ Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësia shqiptare pavarësisht dëshirës për të kaluar këtë problem. Zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që institucionet e Kosovës në një dialog me BE dhe Malin e Zi ta zhbllokojnë këtë çështje” (!)http://www.botasot.info/aktuale-lajme/772202/ilir-meta-i-pergjigjet-thacit-per-ti-pajisur-qytetaret-e-kosoves-me-shtetesi-shqiptare-kerkesa-juaj-seshte-zgjidhje/.

Ja, kjo “është ndihma express”, kjo “është zgjidhja e problemit”  të Kosovës me BE-në, sipas  “dioptrisë diplomatike” të presidentit shqiptar Ilir Meta, që është e ngjashme me  zgjidhjen e deritashme 30-vjeçare të çështjes së Kosovës. –Atë që Kosovës, do t’i japë Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, atë, do e mbështesim edhe ne. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi në praktikë. Kjo është esenca e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Shqipërisë së Ilirë Metëve. Në këtë pikëvështrim, asgjë nuk ka pësuar ndryshim qëndrimi dhe pikëpamjet e  shtetarëve dhe të liderëve politikë shqiptarë.  
 
Si  është e mundur, që Ilir Metës, t’i  jepet “Urdhri i Pavarësisë”, kur ai  nuk bëri  asgjë  për pavarësimin  e Kosovës, por Bill Clinton, Tonny Blair dhe George W. Bush. Pra, Amerika me Britaninë e Madhe dhe me aleatët e tjerë evro-perëndimorë e çliruan Kosovën nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999), JO ilirë metat dhe Shqipëria. Kjo është e vërteta historike, politike, jurdike, diploamtike dhe  ushtarake.

-Mos, vallë, Ilir Meta me të “metat” e tjerë  ishin ata që ia theyn boshtin kurrizor Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, më 1999, apo  Britania e Madhe e Ruiari O’Connell-it (ambasador aktual në Kosovë) dhe Amerika e presidentit Bill Clinton, që  përjetësisht e   çliruan dhe e pavarësuan Kosovën nga Serbia gjenocidale kolonialiste (1912-1999)?
 
-Përgjigjen e di gjithë kombi shqiptar, Ballkani, Evropa dhe mbarë bota. Kjo e vërtetë, tanimë ka hyrë si në historinë kombëtare shqiptare, ashtu edhe në atë botërore, se Uashingtoni me Londrën ishin  ndër faktorët kryesorë ndërkombëtarë për ndërhyrjen ushtarake kundër  Jugosllavisë Federale (Serbi+Mali i Zi) për të shpëtuar Kosovën nga masakrat dhe gjenocidi serb. Këtë e bëri NATO-ja, më 24 Mars – 10-Qershor 1999, jo Ushtria e presidentit të dekoruar Ilir Meta! 

-Ndoshta, kjo është arsyeja kryesore, që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar presidentin Iliri Meta me   “URDHRIN E PAVARËSISË” ?
 
Fundja, është e drejtë e presidentit të Kosovës, që  e ka  dekoruar homologun e tij, Ilir Meta. Mirëpo, ai  nuk e ka merituar një çmim të tillë, në emër të pavarësimit të Kosovës, sepse  nuk ka bërë asnjë akt luftarak, ushtarak, heroik, politik dhe diplomatik, që Kosova të fitonte pavarësinë e saj, më 17 shkurt 2008. Për këtë nuk ekziston asnjë provë materiale, se Meta  “ka merita dhe kontrbut të jashtëzakonshëm për pavarësimin e Kosovës”.  Po të ishte ashtu, Serbia  me terror, me masakra dhe me gjenocid nuk do t’i kishte vrarë mbi 11 mijë shqiptarë, nuk do ta kishte djegur Kosovës, si dhe nuk do t’I kishte dëbuar me dhunë dhe force mbi 1 milion shqiptarë jashtë Kosovës (1998-1999).

Motivacioni i dekorimit të presidentit Meta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar Ilir Metën me “Urdhrin e Pavarësisë”, me këtë motivacion : “Është nder dhe kënaqësi që sot t`iu pres në Kosovë për të diskutuar për shumë gjëra. Më lejo që duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, duke vlerësuar kontributin tuaj personal të angazhimit rreth 3 dekada për Kosovën, në mbështetje për realizimin e aspiratës së qytetarëve të Kosovës për pavarësi, mbështetjen për Ushtri, t’ju ndaj çmimin për ju dekoratën Urdhri i Pavarësisë”. !? (Burimi: http://www.koha.net/arberi/50031/thaci-dekoron-ilir-meten-me-urdhrin-e-pavaresise/).

Pikërisht, ky justifikim i dekorimit të presidentit Ilir Meta nuk është korrekt, nuk qëndron mbi asnjë bazë të argumentuar (qoftë historike, politike, diplomatike a ushtarake) sepse Ilir Meta është ai, që ka shkleur Kushtetutën e Shqipërisë (1998), ka shpërfillur  “Platformën për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë(1998), si dhe ka mohuar të drejtën historike të shqiptarëve mbi bashkimin kombëtar dhe mbi Shqipërinë Etnike në Athinë, më 2001. Kjo është arsyeja, pse presidenti Ilir Meta, nuk do të duhej të dekorohej me atë çmim të presidentit  Hashim Thaçi.

Deklarata e Metës pat gëzuar ish-kryeministrin e ndjerë, Zoran Gjingjiq, kurse i pat helmuar të gjithë shqiptarët e kolonizuar
 
Për fat të keq, ish-kyreministri i Shqipërisë, Ilir Meta (tani president i Shqipërisë) në   Konferencën ndërkombëtare të vendeve ballkanike me temë “Strategjia e qeverisjes në fillim të shekullit XXI”, bërë në Athinë të Greqisë, më 4 prill 2001, deklalroi se “Zgjidhja e problemit të të gjitha bashkësive shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, nuk qëndron në bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, sepse kjo nuk ka kurrfarë gjasash ngaqë sërish shkakton mllefin e së kaluarës.”(Shih më hollësisht në https://telegrafi.com/syndromi-antibashkim/ (5 janar 2010).

Nuk ka asnjë dilemë se kjo deklaratë e Ilir Metës është  me karakter antihistorik, antikombëtar dhe antishtetëror, sepse  ka shpërfillur të drejtën historike të kombit shqiptar mbi Shqipërinë Etnike, si dhe ka hedhur poshtë dhe ka mohuar “ Trurin vlerësues shqiptar-Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila ka vlerësuar se, jo vetëm se ekziston, por ende nuk është në rrugën e zgjidhjes “Çështja Kombëtare Shqiptare”.
 
Kjo, është edhe arsyeja kryesore, pse Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1998 ka miratuar Platformën e saj përkatëse për zgjidhjen e “Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan”, ku thuhet se “ Deri  sot ky bashkim nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve.Përkundrazim gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhën e disa shteteve të huaja. Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur…”(Platrofmë për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, ASHSH, Tiranë, 1998, f.50.).
 
Gjithashtu, kjo deklaratë e Ilir Metës, është “ Një përbuzje, një margjinalizim, një shpërfillje dhe një vetëmohim i tillë i së drejtës natyrore, historike, politike, kombëtare dhe demokratike, para së gjithash është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë: “ Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar (Preambula),…Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Neni 8, paragrafi 1, pika 1.” (Kushtetuta e  Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5 dhe 7).
 
Në anën tjetër, pikërisht, shikuar nga aspekti i gjerë i interesave dhe i politikës gjithëkombëtare shqiptare, me plot arsye ka shkaktuar mosbesim dhe skepticizëm, se strategjia e politikës së jashtme të Shqipërisë  për interesa vetjake, afatshkurtëra dhe të verbëra, heshtazi dhe haptazi (në emër dhe, për hir të ndërlidhurisë së interesave tregtare, ekonomike, të bizenist "intgerues" dhe të "demokratizimit" në vorbullën e amullt serbosllave) ka marrë anën e mbrojtjes së interesave dhe favoreve të "paidentifikuara" të imperializmit sllav në hapësirat e kolonizuara të Shqipërisë Etnike. 

Këtë e mbështet edhe kjo deklaratë zyrtare e ish-kryeministrit  të ndjerë të  Serbisë, Prof.Dr.Zoran Gjigjiq, i cili  e pat vlerësuar lart deklaratën zyrtare të ish-kryeministrit Ilir Meta (e qartë, dhe më se e kuptueshme, historikisht, gjithmonë politika, diplomacia e shtetit serb, shkenca dhe kisha politike serbe kanë vlerësuar lart, i kanë shpërblyerë  dhe i mbajnë si heronj dhe miq të tyre esat pashë toptanët  e djeshëm dhe të sotëm –M.H.)  se “nuk ekziston çështja kombëtare në Ballkan”. Ndërkaq,  për këtë nonsense politik dhe diplomatik shtetëror të Tiranës zyrtare, Z.Gjingjiq  e falënderon shumë I.Metën, duke u shprehur  “ Se e kishin gëzuar shumë qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin  kishte biseduar në Athinë. Unë për herë parë dëgjova nga një kryeministër shqiptar, cili qartazi e tha se për të nuk ekziston çështja shqiptare, por vetëm problemet e shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni, në Serbinë Jugore. Këta shqiptarë problemet e tyre, duhet t’i zgjidhin në kuadrin e shteteve të tyre. Veç  kësaj, Meta tha se ndryshimi i kufijve, do të ishte katastrofik, prandaj, Shqipëria absolutisht është kundër ndryshimit të tyre.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat