Për votuesit e Tetovës që duhet të votojnë me mend në kokë

Opinione

Për votuesit e Tetovës që duhet të votojnë me mend në kokë

Nga: Ejup Shabani Më: 12 tetor 2017 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Qytetarët e Tetovës do të votojnë më 15 tetor për kryetarin e Komunës së Tetovës. Pra, zgjedhjet Vendore u japin të drejtën banorëve që me votën e tyre të përcaktojnë se cili do jetë ai që do përkujdeset për qeverisje e mirë të qytetit të tyre. Kjo u jep mundësi votuesve për të caktuar njerëzit e mirë për interesat e tyre kolektive dhe jo interesa vetjake e partiakë. Prandaj votuesit e Tetovës kur të shkojnë tek kutia duhet të votojnë me mend në kokë, dhe nuk duhet tia japin votën atij që e kërkon këtë votë me kërcënime, me gjoba, që asnjëherë ska qenë në shërbimin tuaj, që ka luajtur gjithnjë rolin e të fortit, e të pasurit që shtyp të varfrit dhe njerëzit e ndershëm.

Nëse votoni për njerëz që i dinë vuajtjet tuaja, jeta juaj do jetë më e mirë se vitet 2013-2017, keni mundësinë që me Votën tuaj të dënoni pozitën pushtetare të deritanishme, pra ti jepni dënimit e merituar mëkatarit, që nuk ka bërë asgjë për qytetin tonë. Dënoni me votë drejtuesit e komunës që ju çuan në rënie të ekonomisë duke ngritur taksat dhe ulur rrogat.

Doni të shihni sa vlen e Vota juaj? Vështroni sa gjëra të mira premtoi gjatë fushatës të vitit 2013 Teuta Arifi. Ajo premtoj dhe sapo u ul në kolltukun e butë të kryetarit të komunës së Tetovës i harrojë të gjitha premtimet, por ngriti taksat komunale, të ujit, të ndërtimit, uli rrogat deri në rreth 30%, etj. Këto i bëri për të arritur qëllimet e veta, për tju bërë presion kundërshtarëve të saj politikë duke shfrytëzuar postin publikë.

Vështroni punët e kryetaret së Komunës të Teuta Arifit e cila asfaltoi dhe leu me vijim vetëm rrugën që të shpie në apartamentit të saj dhe rrugën që të shpie për tek policia. Këto tregojnë shumë për ta kuptuar karakterin e saj.

Të gjithë për këto që bie ndesh me ligjin në përkujdesje të barabartë të qytetarëve heshtin, heshtin gazetarët, intelektualët dhe kuptohet nga kjo heshtje përfitojnë njerëzit e pushtetit që u bëhet qejfi dhe u zgjatet pushteti në kurriz të heshtjes.

Kushtetuta thotë që është shkelje ligjore të ndërhyjë me forcat dhe presionet tek votuesit, zgjedhja është e drejta e popullit. E shihni fort mirë Qeveria për interesat e saj ndërhyn, nuk duhet pra të shtini votën në ata që propozon, sepse do t’i keni të njëjtat gjëra, pra zero zhvillim.

Tetovarët shkojnë në votime më 2017 me një qytet me mbeturina, me një lum të pistë, ku më i forti privatizon me forcë lulishtet kolektive. Tetovarët po shkojnë në votime do të votojnë për tu ndërtuar pallate vend e pavend dhe askush nuk shqetësohet, votojnë për ti marrë rrogat dy muaj me vonesë. Votojnë që fëmijët e tyre të rriten brenda katër mureve sepse prof.dr.Teuta Arifi nuk ndërtoi një kopsht, nuk ndërtoi një kinema. Që rinia të ketë një angazhim argëtimi kulturor, të ketë një vend ku ta harxhojë kohën e lirë për tu mos u endur rrugëve dhe kafeneve, për të mos përfunduar në narkoman.

Kandidatja e BDI Teuta Arifi është e para grua shqiptare në politikë që gënjeu në radion Zëri i Amerikës duke u vetlavdëruar se është e para grua shqiptare kryetare komune, por e vërteta është se para grua shqiptare është Adelina Farrici (2011-2015) që drejtojë Bashkinë e Burrelit në Shqipëri. Teuta Arifi në biografinë e saj në vitin 1996 ka deklaruar se punon dhe jeton në Shkup, pra ajo asnjëherë ska patur lidhje me jetën e saj me qytetin tonë të Tetovës.

E pra, këtë herë votuesit kanë shancit që me votën e tyre të dënojnë mëkatarin politik BDI dhe Teuta Arifin që na kanë çuar prej kaq vitesh drejtë katastrofës ekonomike, kulturore dhe kombëtare. Ku krenaria kombëtare na është nëpërkëmbur, me dhjetëra autobusë në javë nisen me qytetarë për në emigracion e fajtorët më të mëdhenj janë politikat e këqija të BDI. Le ta çnjërrosim të keqen duke mos votuar Teuta Arifin dhe kandidatët e tjerë të BDI, me qëllimin e mirë për një të ardhme më të ndritur, larg presioneve të bombave të Zaevit, i cili i bën presione drejtuesve të lartë të BDI, sepse janë pengje të këtyre skandaleve politike, ekonomike, kombëtare dhe seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat