Çerdhet e pleqëve dhe kandidimi për prefekt

Opinione

Çerdhet e pleqëve dhe kandidimi për prefekt

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 tetor 2017 Në ora: 06:39
Sulejman Mehazi

Ai që do kishte në programin zgjedhor nd?rtimin e çerdheve të pleqëve do kishte fituar 100 % komunën

Krej mirë kur i lexojmë programet, planet projektuese e premtimet e kandidatëve për prefektë gjatë këtyre zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 tetot 2017, e nëse ne me të vërtetë bëhemi naiv, atëherë do mendojmë se kryetarët e ardhshëm të komunave tona do na bëjnë jetën e kësaj bote parajsore, e nuk do ketë nevojë që qytetarët të kërkojnë Xhehnetet e premtuara të botës së ahiretit. Keni dëgjuar e parë nëpër tubime e duelet e tyre televizive si krekosen e lëvdohen, do bëjmë atë e do bëjmë këtë, ju se keni bërë këtë, ne do ta bëjmë atë. Kryetarët e rikandiduar lëvdohen se kanë bërë shumë, kurse kundër kandidatët i kritikojnë se s'kanë bërë asgjë, e kështu deri ditën e fundit.

Pas kësaj, mbyllen shtabet nëpër mëhalla, e lamtumirë me popullatën e ngratë deri më 2021-shin. Vetëm një gjë kandidatët për prefektë kanë harruar, atë më kryesore, në programet e tyre kanë harruar të venë ÇERDHET(AZILET) E PLEQËVE nëp?r komunat e tyre. Pse duhet Azile pleqësh? Për shkak se askush prej bashkëshortëve si do pleqtë, thuajse s'ekziston familje shqiptare që s'duan të jetojnë larg prindërve.

Shqiptarët e sotëm europian janë b?rë, duan të jenë të lirë, e sa më larg pleqëve të ngratê. Askush prej nuseve të sotme s'duan të jetojnë me vjehërrin dhe vjehërrën, prandaj gjynahi madh për prindërit e burrave të tyre, kush do kujdese për ata?, askush. Kjo do ishte gjëja më kryesore dhe më e lumtur për të rinjtë dhe të rejat tona, për shkak se sa më larg pleqëve aq më moder e më mirë. Jemi të sigurtë, se ai kandidat që do kishte në program ndërtimin, e çerdheve të pleqëve, do kishte fituar që në roundin e parë, pa hezitime do kishin votuar të gjithë çiftet e martuar, burra e më shumë gra!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat