Edi Rama 2, si rrezik Kombëtar

Opinione

Edi Rama 2, si rrezik Kombëtar

Nga: Arben Llalla Më: 12 tetor 2017 Në ora: 22:43
Arben Llalla

Kryeministri Rama 2, po bën një lojë tepër të rrezikshme me të ardhmen e shqiptarëve si brenda shtetit të Shqipërisë ashtu edhe me shqiptarët jashtë saj. Qeveria Rama 2, për të fituar më 2018, statutin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, Edi Rama po i imponon Shqipërisë politika të rrezikshme siç janë martesat midis një gjinie, (ndoshta nesër martesat e njeriut me kafshët), njohjen e 9 minoriteteve në Shqipërinë 2.5 milionëshe banorëve, heqjen e Çështjes Çame nga programi qeveritar, imponimin e partive shqiptare në Maqedoni që të mbështesin LSDM dhe të pranojnë se shqiptarët janë minoritet dhe jo shumicë, etj. Për të gjitha këto sa thamë më lartë ekzistojnë dokumenta, bisedat informative, incizime sms nga angjesitë të zbulim dhe kundërzbulimeve të vende të huaja. Por a duhet të heshtim ne për të gjithë gomarllëqet e Edi Ramës apo të partive të tjera shqiptare kur bëhet fjalë për rrezikimin e çështjeve kombëtare?

Republika e Kosovës e cila është shtet i ri njeh 7 minoritete. Greqia deri në vitin 1945 njihte minoritetin shqiptar në dy vendbanime kryesore, në Çamëri dhe në Trakën greke në kufi me Turqinë, njihte minoritetin pomak, turk, hebre, bullgarë, por pas vitit 1945 nuk i njeh këto minoritete. Pra, Greqia është shtet i pastër etnikisht në Kushtetutën e saj edhe pse jetojnë ende këto etnitete duke shtuar edhe romët e egjyptasit që as nuk bëhet fjalë që ekzistojnë.

Republika e Maqedonisë e cila njihet botërisht si shtet shumetnik-multietnik njeh 6 minoritete dhe ajo nuk e njeh minoritetin grekë që pretendohet nga Greqia se janë rreth 100 mijë, nuk njeh edhe minoritetin bullgar që pretendohet rreth 300 mijë (70.000 kanë nënshtetësi bullgare) pra edhe në presionet e Greqisë dhe Bullgarisë ky shtet i brishtë që shqiptarët e shkatërrojnë kur ju teket nuk i njeh këto dy minoritete që vendet e tyre amë janë anëtare të BE dhe NATO.

Në vitin 2005 edhe pse me shumë probleme ekonomike dhe etnike, BE hapi bisedimet me Maqedoninë për anëtarësim, por kanë kaluar rreth 12 vite edhe Maqedonia nuk është anëtarësuar ende edhe pse ky shtet nga ana Ligjore është shumë përpara me Shqipërinë. Kështu, më 2018 nëse Shqipëria do hapë bisedimet me BE për tu anëtarësuar (gjë që unë jam optimistë për hapjen e bisedimeve sepse Shqipëria i ka plotësuar kushtet fillestare siç janë përgjegjësitë e pallateve, rreth 20% e popullsisë duhet të ketë siguracionit të dytë përveç atij të punësimit, etj) nuk do të thotë se do të anëtarësohemi brenda 10 viteve, por mund të qëndrojmë pas derës së BE për 100 vite të tjera sepse BE asnjëherë si ka dashur shqiptarët dhe Shqipërinë.

Dhe për të arritur tek hapja e bisedimeve me BE që kryeministri Ram 2 do e quaj suksesin e jetës së tij politike po bën çdo gjë, duke filluar që tek premtimi i Greqisë që do shfarosë PDIU, partinë kombëtare që ka si primare zgjidhjen paqësore të Çështjes Çame, mbështetjen me vota që Vangjel Dule të dilte deputet në Vlorë (ekzistojnë me dhjetëra sms të dërguara nga Rama njerëzve të besueshëm të tij, Gjinuri bënë mirë të falëse. Damianti është nipi i shefit të sigurimit të shtetit në Krahinën e Sulovës së Gramshit), do heqë nga programi qeveritar Çështjen Çame, do influencojë që votuesit shqiptar në Maqedoni të mbështesin LSDM dhe shqiptarët të quhen minoritet, (Nuk ka asnjë marrëveshje mes Ramën dhe partitë shqiptare në Maqedoni të nëshkruar, vetëm që Rama i kërcënon politikanët në Maqedoni me diplomacinë e Endri Fugës), dhe ajo që është më tragjike njohja e 9 minoriteteve në Shqipëri ku duhet tju sigurohet fushë veprimi në administratën shtetërore deri në 10 % për çdo minoritet, pra i bie që shqiptarët të ndihen pakicë në Shqipëri. Ligji për njohjen e 9 minoriteteve e çon kombin shqiptar drejtë asimilimit dhe njohjes si njerëz ardhacak në trojet e veta mijëravjeçare.

Takimet e Rama 2 me Dhespot të lartë të Kishës Ortodokse të Greqisë në SHBA dhe Jeruzalem nuk janë të rastësisht. Edi Rama nuk i deklaroi në mediat e tij këto takime, por u zbuluan nga mediat opozitare, kjo tregon se ai diçka përzien me Dhespotët grekë. Mesa duket Rama 2 po lundron në ujëra të turbullta vetëm për të ruajtur karrigen e tij personale.

 E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasirash na ofron, por historia nuk korruptohet prandaj kot e ka Rama 2 nëse nuk korrigjohet të fshihet pas gishtit sepse çdo gjë dëgjohet e vëzhgohet, bota është bërë tepër e vogël me zhvillimin e teknologjisë elektronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat