Pse ishin në shënjestër gazetarët e “Bota sot”, pas lufte?

Opinione

Pse ishin në shënjestër gazetarët e “Bota sot”, pas lufte?

Nga: Ragip Guraziu Më: 13 tetor 2017 Në ora: 10:51
Ragip Guraziu

Vrasjet e gazetarëve dhe veprimtarëve të LDK-së, ishin në shënjetër të vrasjeve nga dora e zezë e cila dorë nuk po mund të zbulohet edhe 18 viteve pas përfundimit të luftës së UÇK-së. Në disa raste këto vrasje po përdorën si marketing mu nga vetë subjketi politik i LDK-së, dhe asgjë tjetër. Askush nga subjektet politke, Qeveria, Presidenca, Kuvendi, shoqëria civile, organizata të UQJ-ve etj, kanë dështuar totalisht për zbardhjen e vrasjeve,sidomos për gazetarët e ''Bota Sot'', vetëm e vetëm, pse shkruanin të vërtetën që dikujt i pengonin dhe ja sot familjarët e tyre,sot e asaj dite,përveç vajtimeve,nuk di edhe sa duhet të presin deri te zbulimi i këtyre vrasjeve që e ngulfatën lirinë e shprehjes të lirshëm të gazetarëve të ''Bota Sot''.

Pse këtë shkrim?!

Sepse LDK-ja në Gjilan kërkon zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të saj dhe gazetarit Bardhyl Ajeti. Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe të Komunës, Lutfi Haziri, ka mbajtur takim të rregullt me strukturat e saj, përfshirë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve.

Gjatë takimit këtëvit të LDK-së, është vlerësuar lart kontributi i gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti, ndërsa është kërkuar nga autoritetet e sigurisë që ta zbardhin rastin e vrasjes makabre, “sikurse edhe rastet e vrasjeve tjera të veprimtarëve të LDK-së”. A mjafton kaq kur të njëjta deklarata po perseriten që 18 vite pas përfundimit të saj?!

Vrasjet e disa veprimtarëve të LDK-së

Gjatë këtyre periudhave ndodhën edhe disa vrasje serike mbi veprimatrët e dalluar të LDK-së siç ishte vrasja e Haki Ymerit, ish - anëtar i degës së LDK-së në Skënderaj, e Shaban Manajt, anëtar i Kryesisë së KP të LDK-së në Istog, e kryetarit të Komunës së Klines Ismet Rracit, pastaj vrasja e deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdarajt, Xhemajl Mustafës, këshilltar për informim i presidentit Rugova e deputetit të LDK-së, vrasje e Kosovë Zeqirajt dhe Albert Zeqirajt përkrahës të LDK-së në Istog...

Këto vrasje dhe një varg vrasjesh tjera të kësaj natyre, duke pasur edhe motive të përafërta me to janë vrasje serike të përsëritura, vrasje me porosi nga një dorë vrastare, prapa të cilës qëndron hija mbështetëse e segmenteve të forcës, ligjit dhe politikës.

"  Vrasje të ditura por " të pa ndriqura".

Një fat të tillë e pësuan edhe disa gazetarë të  të gazetës ''Bota Sot'', që vriteshin për t'i humbur gjurmët. Një fat të tillë e pësuan edhe Bekim Kastrati bashkë me Besim Dajakun, Bardhyl Ajeti, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa etj...

Mafia proserbe në Kosovë, duket se ka një ndikim të fuqishum,mendonim kështu?!

Strukturat dhe klanet e mëdha që i krijoi kupola e sherbimit serbë dhe pushteti i Millosheviqit, gjatë regjimit të tij, jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon e në veçanti në Kosovë, paraqesin një strukturë të përsosur të pashpërbërë edhe sot e kësaj dite. Të ashtuqujturat " Polici Lokale" të formuara në kohën e regjimit të Millosheviqit, pas luftes, nuk janë marrë në pyetje për veprimtarinë e tyre dhe detyrat. Këto struktura, kriminale edhe pas ndonjë goditje, kohë pas kohe këto struktura janë rikonsoliduar, sidomos pas rënies së Millosheviqit nga pushteti dhe vrasjes së Arkanit dhe disa kapove të kësaj mafie, e cila, por tjerash, ka një shtrirje edhe në Kosovë.

Mafia proserbe në Kosovë, duket se ka një ndikim të fuqishëm. Janë persona të përgatitur dhe të infiltruar nëpërmjet kanaleve shtetërore të aparatit të punëve të brendshme, të cilat, në të shumtën e rasteve kanë ndërrmarrë edhe veprime politike, qoftë në urdhërdhënien për vrasje, qoftë në drejtimin e ekonomisë, biznesit, kontrabandës etj..Raportonin mediumet e asaj kohe..

''Së pari po të shikohet gjeografia ku ndodhin më së shumti aktet e vrasjeve ajo i prket territorit që nuk është i banuar me serbë' ( Rrafshi i Dukagjinit)

Supozohet se në Pejë ish komandanti ndërkombëtar i policisë së UNMIKU-t, për rajonin e Dukagjinit Valerij Corotekno, ka qenë njëri prej kordinatorëve dhe mbështetësve të "Klanit të Zemunit", të cilët operonin në Kosovë, nëpërmjet kolegëve të tyre shqipfolës, i cili pos që ka përfituar miliona, ka ndikuar në krijimin e një gjendje kaotike, një gjendje identike të këtyre klaneve sikur të ishte në Beograd.

Disa prej tyre thuajse ishin legalizuar, kuptohet edhe me ndihmen e një grupi të vogël të personelit vendor, të cilët kanë emra dhe mbiemra dhe janë njohës të mirë të situatave dhe të ngjarjeve të ndodhura. Ka prej tyre që janë edhe bartës të atyre ngjarjeve.

Fatkeqësisht individë të këtyre strukturave e kishin edhe mbështetjen e haptë PARTIAKE, me të cilën i mbulonin dhe i kamuflonin veprimet kriminale-mafioze, të drejtuara edhe kundër vendit dhe progresit të Kosovës.

Dihen aktorët, dihen qëllimet, dihen viktimat, dihen disa nga vrasësit, natyrisht dihen edhe "bosët" porositës...

SHKAK POLITIKA

Shumë prej vrasjeve të pas luftës kanë mbetur në heshtje dhe ndoshta dp t’i mbulojë harresa, sepse në disa sish kishte dorë Politika dhe klanet politike të cilat kishin qëllimet e veta…

Viktimë e këtyre zhvillimeve është Tahir Zemaj me të birin Enisin dhe kushëririn e tij Hasan Zemaj, të vrarë më katër janar 2003. Hasani ishte Aktivist i hershëm i Forumit Rinor të LDK-ës, pjesmarrës edhe në aktivitetet tjera politiko-shoqërore, për të cilat askush nuk mund të thotë asnjë fjalë të keqe. Ndërkaq, Tahir Zemaj, në procesin e ashtuqujtur kundër Grupit të “ Dukagjinit”, nuk kishte dëshmuar kundër Daut Haradinajt, dhe sipas të gjitha rrethanave, nuk mund të thuhet se është viktimë e këtyre proceseve, siç është folur në fillim.

Çuditërisht, po në ditën, e vrasjes, nga një grupacion i paraqitur publikisht për herë të parë, me këtë rast u lëshua një komunikatë për media. Ndërsa, ditën e varrimit të Tahirit, Enisit dhe Hasanit, në Strellc ishte promovuar “një ushtri”, e cila në atë varrim shpalosi programin e vet për t’u hakmarrë kundër ish - strukturave të UÇK-ës, në të cilat aludonin (i akuzonin) se e kishin kryer këtë vrasje, edhe pse këta të fundit nuk kishin shkas për ta bërë këtë vrasje të trefishtë. Vrasjet e gazetarëve dhe veprimtarëve të LDK-së, ishin në shënjetër të vrasjeve nga dora e zezë e cila dorë nuk po mundë të zbulohet edhe 17 viteve pas përfundimit të Luftës së UÇK-së. Në disa rastse.këto vrasje po përdorën si marketing mu nga vetë subjketi politik i LDK-së dhe asgjë tjetër.

Askush nga subjektet politke, Qeveria, Presidenca,Kuvendi, shoqëria civile, organizata të UQJ-ve etj, kanë dështuar totalisht për zbardhjen e vrasjeve,sidomo për gazetarët e ''Bota Sot'', vetëm e vetëm pse shkruanin të vërtetën që dikujt i pengonin dhe ja sot familjarët e tyre, sot e asaj dite,përveq vajtimeve,nuk di edhe sa duhet të presin deri te zbulimi i këtyre vrasjeve që e ngulfatën lirinë e shprehjes të lirshëm të gazetarëve ''Bota Sot''.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat