Pse nuk solidarizohet politika shqiptare me vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës për dënimin e kriminelit Jeton Lleshi?

Opinione

Pse nuk solidarizohet politika shqiptare me vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës për dënimin e kriminelit Jeton Lleshi?

Elida Buçpapaj Nga Elida Buçpapaj Më 13 tetor 2017 Në ora: 22:18
Pse nuk solidarizohet politika shqiptare me vendimin e Gjykat?s Federale të Zvicrës për dënimin e kriminelit Jeton Lleshi?

Në fundshtatori Gjykata Federale e Zvicrës dënoi Jeton Lleshin me 10 vjet heqje lirie dhe gjobë 15 mijë franga për vrasje të shumëfishtë në tentativë.

Në shtator 2002 Jeton Lleshi postoi në adresë të redaksisë të gazetës Bota Sot në Zürich një bombë të fshehur në një paketë me një shishe vere që po të shpërthente do të vriste të gjithë stafin që punonte aty.

Botuesi e mori paketën me vete dhe u përpoq ta hapte në praninë e 12 familjarëve, midis tyre edhe fëmijë. Nëse paketa do të plaste të gjithë sa ishin aty përfshi fëmijët do të masakroheshin.

Këto konkluzione të organizmave kompetente janë marrë në konsideratë nga organi më i lartë i drejtësisë në Konfederatën Helvetike për dënimin e fajtorit Jeton Lleshi.

Ky proces gjyqsor është mbuluar në mënyrë shumë të plotë nga mediat zvicerane dhe absolutisht jo nga mediat në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni pa marrë parasysh se lidhej me media dhe gazetarë shqiptarë dhe po ashtu autori i krimit ishte shqiptar.

Kjo indiferencë institucionale lidhej me faktin se kriminelit Jeton Lleshi i ishin botuar foto me eksponentë të politikës, me kryeministrin aktual të Kosovës dhe këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, foto të cilat i publikuan gjërësisht mediat zvicerane.

Natyrisht dalja në foto e Ramush Haradinajt apo këshilltarit të Thaçit me Jeton Lleshi nuk përbën krim për ta, por mosdeklarimi dhe mbulimi me heshtje janë të papranueshme.

Kjo heshtje e trimëron si terroristin Jeton Lleshi, i cili nga burgu anatemon drejtësinë zvicerane dhe krenohet se ka idhuj Enver Hoxhën dhe Ramush Haradinajn. Po ashtu trimëron edhe segmentin ekstremist terrorist shqiptar që gjatë këtyre 20 viteve të fundit ka kryer vrasje politike të cilat deri më tani nuk janë zbardhur.

Është hera e parë që zbardhet një krim në tentativë dhe burgoset një kriminel, por ky krim zbardhet në Zvicër, ndërsa qindra dosje të krimit n? Kosovë janë të mbuluara nga pluhuri i heshtjes të drejtësisë të inkriminuar dhe manipuluar nga politika.

Në këtë kontekst heshtja dhe indiferenca e institucioneve shqiptare, përfshi edhe përfaqësitë e tyre diplomatike në Konfederatën Helvetike ndaj dënimit që dha Gjykata Federale për veprën kriminale të Jeton Lleshit, synimi i të cilit ishte sulmi me bombë me pasoja vrasjen e ekipit të gazetarëve të gazetës Bota Sot, është diskretituese dhe e dënueshme.

Kjo indiferencë dhe heshtje është në favor të krimit dhe terrorit sepse segmenti ekstremist shqiptar në Zvicër së bashku me njerëz të Hashim Thaçit dhe anëtarë të AAK, partisë të Ramush Haradinajt kanë dalë në mbështetje të Jeton Lleshit, duke e shpallur hero, humanist, Avni Rustemi, ndërkohë që së bashku në kor, kanë nisur në mënyrë të paskrupullt sulmet kundër objektivave të terroristit Jeton Lleshi që ishin botuesi Xhevdet Mazrekaj dhe çifti Buçpapaj.

Segmenti ekstremist që mbështet aktin kriminal të Jeton Lleshit përbëhet nga ithtarë të diktatorit Enver Hoxha. Njëkohësisht ky segment është i integruar edhe në partitë shqiptare kryesisht PDK, AAK dhe partitë shqiptare në Maqedoni. Ky segment terrorist kërcënon i mbështetur nga politika shtetërore shqiptare. Po përmend këtu midis të tjerëve njëfarë Bajram Hoti i cili një vit më parë theu portretin e Rugovës në Kuvendin e Kosovës dhe njihet botërisht si njeri i Hashim Thaçit, Presidentit të Kosovës.

Segmenti terrorist shqiptar që ka lidhje të ngushta me politikën ka emërues të përbashkët krimet e kryera të pandëshkuara dhe, prandaj, urrejtjen ndaj drejtësisë.

Kështu shpjegohet tërbimi i tyre ndaj drejtësisë zvicerane dhe botuesit te Bota Sot e çiftit Buçpapaj.

Tërbimi i kriminelëve shpjegohet, por heshtja e politikanëve shqiptarë që nuk solidarizohen me vendimin e drejtësisë zvicerane, kjo nuk shpjegohet. Nga kush kanë frikë?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat