Hakmarrja e njerëzve të vegjël!

Opinione

Hakmarrja e njerëzve të vegjël!

Nga: Kimete Berisha Më: 13 tetor 2017 Në ora: 23:19
Kimete Berisha

1. Më shtrenjë kushton Komisioni shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, sesa që kushton toka e Çakorrit.

Puna e 4 anëtarëve të Komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kushton 49 mijë Euro.
Sot Ramush Haradinaj ia dha këto pare Shpejtim Bulliqit (i cili secilën herë e më shumë po sheh më pak gabime në matjet e kaluara të vijës kufitare). 
Po vijnë gjërat duke u qartësuar. Po vjen njeriu duke u kthjellë.

Katër meshkujt e Ramush Haradinajt do të udhëtojnë në Pejë, do t’i shtrijnë hartat për së gjëri e për së gjati në hotel ‘Dukagjini’, dhe do t’i analizojnë ato.
(Shpejtimi s’di qysh do t’i shikojë hartat prej barkut që i kish marrë përmasa hataje, tuj hëngër bukë prej mërzije).

Peja larg, benzini shtrejtë, metri i gjatë, dita e shkurtër, dielli i ftohtë, nata ‘pa hënë e pa nuse’.

Kaq shumë e duan Kosovën njerëzit e Ramush Haradinajt, sa që kanë kërkuar vetëm 49 mijë Euro për ta matur tokën e matur qindra herë më parë.

Këtë punë copy-paste është dashur ta bënit vullnetarisht, pa pare, sepse pa pare kushton ajo punë.
Nuk keni me shku në arkivat e Stambollit e Vatikanit me lyp të vërtetën, por në Rugovë keni me shku m’u shetit pak, o të poshtrit e botës që vjedhni në emër të patriotizmit.

2. Askush nuk të kruan si dora jote.

Sot tema qendrore e lajmeve në Shqipëri ishte akti i kruarjes së prapanicës së tij me dorën e tij nga ana e Kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit.

Njëmend e kruante, në mënyrë sporadike. Dhe, vlen të theksohet se për asnjë çast nuk e humbte koncentrimin. Ndërkohë që e kruante, fliste rrjedhshëm, si bylbyl.

Sikur ta kishte sherri i kokainës (qysh tha Sali Berisha) do të kishte deluzione dhe do t’i dukeshin sytë e kuq, do t’i humbiste përqëndrimi dhe do të dukej i lodhur. Përkundrazi, ai shkëlqente, si taraku në më të mirën stinë.

Sa e pashë unë, atij i kruhej ana e majtë e prapanicës, sepse shumë ka dallim a të kruhet ana e djathtë apo e majtë e saj. Nuk është njësoj si me t’u kru e majta, si e djathta.

Para se t’ju tregoj çka domethënë kur të kruhet prapanica, po e përmendi lumturinë e Sali Berishës të cilën e gjeti në prapanicën e Edi Ramës. Pra, lumturia e Sali Berishës sot buronte nga prapanica e Edi Ramës. Prandaj prapanicës së Edi Ramës, ia kushtoi edhe një artikull.

‘I’m not supertitious’, por, kur të kruhet prapanica do të thotë se dikush do të ta marrë fronin (ose dashnorin apo dashnoren), varet cila anë te kruhet. Kur të kruhet e majta, ti do t’ia marrësh pushtetin dikujt, e kur të kruhet e djathta, ty do të ta marrin pushtetin. Ndërsa, të pret edhe një suprizë. Sa më afër birës që zhvillohet kruarja, aq më e madhe supriza.

Arsye tjetër për kruarje ?shtë edhe larja e shpeshtë e trupit, apo larja e rrallë e trupit.

3. Baba Zgjyra.

Pas prapanicës së Edi Ramës, e pashë Enver Hasanin duke i fshirë qurrat para shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. 
Pasi i fshiu qurrat, e hodhi faculetën para këmbëve të tij, në rrugë. 
Ish trashë, ish bë si thi. Ky rast i rëndë ndodhi në orën 18:15 minuta. Në fund të ngjarjes, Enver Hasanin erdhi dhe e mori një shofer me kerr zyrtar.

P.S. Mos harroni, Ilir Meta është më i poshtri prej krejtve.
Katundarëve pleq serbë, shqiptarët ua shesin vajzat e tyre për pare, e neve nuk na japin as pasaporta për viza. Passportë më, letër.

Edhe që s’na japin letra, hajt s’ka gajle se jemi mësu me hjek, ama pse Ilir Meta nuk ia la ‘pending’ do ditë Presidentit Thaçi, thjesht për ‘shmek’ dhe për inat të Serbisë. 
Ne duhet të bashkohemi me letra, se nëse e presim dashurinë me na bashku, mos vet. 
Dashuria s’di edhe a ekziston më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat