Sulmi i kohës

Opinione

Sulmi i kohës

Nga: Nexhat Bexheti Më: 14 tetor 2017 Në ora: 10:05
Nexhat Bexheti

Sa po dola nga një kafene, mu duk vetja se jam i persekutuar nga ndonjë vendim i gabuar gjyqësor. Muzika e lëshuar jashtë decibelëve të normuara, jo vetëm kjo po edhe ritmi i muzikës, thuaje se me çekan në kokë të vërsulet dikush,jo vetëm kjo por edhe ritmi i këngës dhe teksti me sharje dhe fyerje,se kuptova kujt i drejtoheshe solisti, sepse isha vetëm unë aty.

I traumatizuar nga kjo skenë ecja përreth mureve të godinave të cilat i kanë uzurpuar trotuaret dhe pista e hollë si vijë gjarpërore, ku kalimtarët me dashje apo pa dashje fërkohen me byrila me kalimtarët  tjerë në rrugët gjarpërore të qytetit tim.

Ashtu në mjegullimin e mendimeve më përqafoi një mendim,nga që mbrëmë e ndoqa me vëmendje ndarjen e çmimit Nobël për letërsi, të cilën e fitoi shkrimtari Japonezo-Anglez Kazuo. Isha i bindshëm se kësaj radhe do fitojë i yni Kadare, por përsëri nuk na u plotësua dëshira e kahmoçme e tij dhe e jona. Mos vallë edhe i madhi Kadare ka ecur nëpër rrugët gjarpërore, dhe nuk e ka stilin evropian në të ecur, kriteriumet e shembin krijimtarinë e lartësuar dhe të pranuar nga ne, shëtitësit e rrugëve gjarpërore. Mendimi im ka të bëjë me kuptimin për konkurrim të çmimit Nobël për urbanizëm kaotik, pasi që me letërsi nuk e fituam, me siguri ne do ta fitonim, them pasi jemi të pa parë me qytete të kaosit  urbanistik, nëpër gjithë vendbanimet shqiptare.

I zhytur në mendime të kota, dhe nuk shihja përreth, më kapi për krahu një mik i vjetër,hë çka shkon kokë varur, fare nuk vëren se kalojnë pranë teje njerëz të cilët të përshëndesin e ti s’ua var veshin,oh jo jo se pa dashje u futa në një filozofi të imponuar nga rethi e jo nga unë. Po nga kështu, ja deri te varrezat, të keqen unë, më trishtove ç’punë ke atje, jo vetëm të shkojë deri te përmendorja e babit ta shoh ditën e vdekjes se e kam haruar, sepse duhet një verifikim të patundshmërisë, si ore i marë a harohet dita e vdekjes së babait, një herë vdes babai ajo duhet të, të gdhendet në memori. Ik shporu, ore sklerotik se nuk i pranoj bisedat e tilla.

Eh më duket se sot e kanë vendos të më çmendin dukurit anomalive. Ecja rrugës gjarpërore me ritëm të ngadalësuar dhe përsëri në mendime, sa po e çova kokën ja aty pranë u çfaq djali i hallës,u përshëndeta, hë nga ja ke m’sy a vjen në vizitë tek unë,aha me gjithë dëshirë,por kam njëqindmijë obligime tjera, si more që sa vite akoma s’ke kthye një muhabet ta bëjmë, gjithashtu, edha janë humbur mysafirët e pas darkës, si qyqarë e kalojmë natën. Jo patjetër duhet të plotësojë disa aplikacione për gruan, fatkeqsisht ja kam haruar emrin gruas, e  s’më kujtohet po jam nisur deri te familja e gruas, sepse gruaja gjendet jashtë që disa vite, dhe duhet shpejtë aplikacionet për ta vazhduar misionin atje, hë more torollak bishti i kacisë  për ty, e disa të tjerë a jetohet kështu çfarë jete bëni. Shporru nga sytë, mjaft se edhe mua më futët në koshin tuaj torollak. Do shkoj e të mbyllem në shpi që mos të takoj rini demokratike, të harxhuar dhe të shprazët nga ideologjitë e shëndosha, i ka sulmuar koha dhe nuk ka se kush ti mbrojë, sistemi i mirëpret, nuk  i ngjallin reaksione dhe kundërshtime, negacioni i negacionit nuk zhvillohet. Nuk u buçet gjaku i turbulluar, opiumi i popullatës i jep efektet pozitive për rendin shoqëror demokratik.

Shumica e budallenjve e udhëheqin pakicën e mençur, deri sa do zgjatë kjo dukuri se di dot,koha punon, po për cilin do ta tregoje vet koha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat