Një dhëndërr i mirë si Ruairi O’Connell

Opinione

Një dhëndërr i mirë si Ruairi O’Connell

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 tetor 2017 Në ora: 10:46
Faton Mehmeti

Disa nga ambasadorët, në përgjithësi shpesh dalin nga petku i politikanit, përtej rolit të tyre duke u mishëruar me hallet dhe problemet e atij populli ku  veprojnë me punë. Rast i tillë është në Kosovë me ambasadorin në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i cili është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe rajon. Ai flet rrjedhshëm shqip dhe frëngjisht, por komunikon mirë edhe serbo-kroatisht dhe rusisht. Përveç kësaj, ambasadori O’Connell është edhe dhëndër i shqiptarëve, i martuar me Elida (Ramadani) Lawton O’Connell, gazetare e Associated Press. Mbase kjo ka ndikuar që ambasadori O’Connell të perjetoj dhe ndjej të keqën që ka përfshir Kosovën. Derisa ambasadorët tjerë, përveç atij amerikan, nuk iu kanë interesuar aq shumë dukuritë negative siç janë korrupsioni dhe nepotizmi. Veprim ky që është kritikuar nga ambasadori britanik, i cili disa herë ka thënë se nuk pajtohet që ambasadorët nuk kritikojnë vazhdimisht korrupsionin e nepotizmin dhe problemet tjera të Qeverisë.

Kritikat e tij ndaj klasës politike në Kosovë kanë qenë të shpeshta, me të shpeshta se vetë  opozitës. Nje zë i vecantë, i fuqishëm dhe çdo herë në mbrojte të së drejtës . Ambasadori O'Connell,  kishte reaguar edhe ndaj   përgjimeve   të aferës “Pronto”, duke theksuar se “se kjo nuk është e vetmja dëshmi që tregon se brenda institucioneve të Kosovës ka korrupsion ”, deklaratë kjo e thënë nga ambasadori i njëra ndër shteteve më të fuqishme të botës, do të duhej të kishte ngre në alarm tërë sistemin e drejtësisë, i cili fatkeqësisht vdekur që moti.

Ndër dukuritë më të shëmtuara që dëmtojnë të tashmën dhe të ardhmën e një populli janë: korrupsioni dhe nepotizmi, të cilat ambasadroi britanik i ka shigjetuara disa herë si pengesat kryesore që Kosova nuk po ecën dhe zhvillohet. Disa herë ambasadori Ruairi O’Connell ka deklaruar “se korrupsioni dhe nepotizmi janë probleme serioze për Kosovën dhe se Kosova duhet të çlirohet nga njerëzit joprofesionistë ” e të cilët po e mbajnë peng që njerëzit e ndershëm dhe të shkolluar të udhëheqin me këtë vend. Gjithashtu sistemi i drejtësisë i vdekur në Kosovëm ka qenë ndër brengat më të shpeshta të ambasadorit O’Connell. Pikërkisht zëri kritik i ambasadorit britanik ishte edhe shkaku që Thaçi kritikoi BE për gjoja anshmëri nga gjykata speciale, e natyrisht kur ambasadori O’Connell e dëgjoi duke folur kështu Thaçin u largua. U largua sepse e dinte fort mirë se njeriu që flet për drejtësi është ai që e ka mbytur drejtësinë në Kosovë, njeriu që kontrollon çdo vendim gjygjësor. Sinqeriteti i ambasadorit O’Connell nuk përputhet me intrigat dhe hipokrizinë e Thaçit, i cili indirekt është akuzuar nga ambasadori se ka ndikuar që Xhabir Zharku të arratiset nga Kosova.

Frika që ka  prej  politikës reforma në drejtësi dhe lidhjen e saj korruptive me gjygjësorin janë boshti i mugnesës së luftimi të korrupsionit. Në thumb të kritikave të ambasadorit britikanik ka qenë e tërë skena politike e cila udhëheq fatin e një populli me njerëz të zhytur në krim dhe korrupsion.,e për të cilët ambasadori O’Connell shprehet: “Me njerëz të tillë nuk përparim Kosova. Ju keni nevojë për njerëz të mirë, të aftë e të pavarur në institucione”. Kjo spo ndodh, sepse kësaj klase politike nuk i intereson drejtësia. Më shumë p’o e do Kosovën ambasadori O’Connell se sa politikanët në Kosovë, të cilet i mbajnë mëri ambasadorit për zërin e tij ndaj të padrejtës. Sikur e tëre klasa politike të mendonte dhe vepronte sikur ambasadori britanik me siguri se do t’i kishim punët më mirë, pa qenë nevoja që të turpërohemi për presidentin apo qeverinë që kemi. Ambasadori O’Connell është hero i mbrojtës së të vertetës në Kosovë, një mik i madh i popullit shqiptar,i cili po kryen detyrën edhe të opozitës, jo vetëm tani por edhe më herët. Njeriu të cilit Kosova duhet t’i jetë falënderues për presionin që i bën çdo qeverie për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat