Atentatorët e Serbisë ndaj ardhmërisë së shqiptarve të Preshevës

Opinione

Atentatorët e Serbisë ndaj ardhmërisë së shqiptarve të Preshevës

Nga: Nehat Hyseni Më: 14 tetor 2017 Në ora: 16:41
Nehat Hyseni

Atentati i Qeverisë së Serbisë ndaj pushtetit lokal dhe demokracisë së shqiptarve në komunën e Preshevës, që u realizua me imponimin e të ashtuquajturit “Organ i Përkohshëm”, dmth masave të dhunëshme në komunën e Preshevës, që u vendosën nga Qeveria e Serbisë, më 14 shtator 2017, kanë filluar të japin efektet shkatërruese të rrënimit demokracisë dhe shkeljes përtokë të vullnetit dhe interesave politike e kombëtare të shqiptarve të Preshevës.

Askush në fillim nuk i merrte seriozisht pretendimet megalomane të Shqiprim Arifit, kryetarit aktual të masave të përkohëshme në komunën e Preshevës, të imponuar nga Qeveria e Serbisë.

Sepse, të gjithëve u dukeshin joserioze, madje edhe e përqeshnin dhe u bë objekt hajgareje e barcoletash në çarshinë e Preshevës.

Por, duke i falemnderuar disa gabimeve fatale të PVD-së, që për kandidat për kryetar të komunës së Preshevës paraqitën personin i cili realisht nuk e kishte mbështetjen e anëtarësisë dhe votuesve tradicional të kësaj partie politike, më të vjetër të shqiptarve në Luginë të Preshevës.

Edhepse kandidati Xhelal Mehmeti nuk ishte personi më i votuar i PVD-së, i cili në votimin për kryetar të Degës së Preshevës kishte fituar përgjysmë më pak vota se Ardita Sinani, megjithatë, me insistimin e kryetarit Riza Halimi, në mbledhjen e Degës së PVD-së që kishte në rend të ditës propozimin e kandidatit për kryetar komune nga kjo parti, nuk u lejua hedhja në votim edhe të propozimit të dytë, që ishte për Ardita Sinanin.

Sepse, ishte e sigurtë se ajo do të merrte më së paku 90% të votave dhe do të fitonte bindshëm kandidaturën e PVD-së për kryetar komune.

Pasojat e këtij gabimi fatal rezultuan në devijimin e votës së PVD-së, nga ekektorati tradicional i kësaj partie, duke ia kaluar votën APN-së.
Madje, llogaritej se reth 40% e votave të PVD-së i shkuan APN-së.

Një pjesë e madhe e votave të kësaj partie u cilësuan si “vota protestuese”, si shprehje e pakënaqësisë me kandidatin e padëshitueshëm të saj, për postin e të parit të komunës.

Llogaritet se mbi 2000 (dy mijë) vota të PVD-së, në zgjedhjet lokale të 24 prillit 2016, në këtë mënyrë i kaluan APN-së, shënoi rezultatet më të dobëta të PVD-së në histori, duke e radhitur për herë të parë si parti e tretë në komunën e Preshevës, ajo fitoi vetëm 10 këshilltarë edhepse pritshmëritë dhe prognozat e analistëve ishin se do radhitej e para, me 13-15 mandate në Kuvendin e Komunal.

Befasia tjetër ishte se APN, e cila pritej që të fitoj 6-7 këshilltarë, kurse fitoi gjithsej 11, duke u radhitur si parti e dytë në këto zgjedhje!

Pra, besoj se tani e kanë të gjithë të qartë “sekretin” e fitores së APN-së, që Shqiprim Arifin e bëri kryetar të komunës së Preshevës, që as ai vet dhe askush në Preshevë, as në ëndërr nuk e kishin parë!

Pra, meritat kryesore dhe vendimtare për arritjen e Shqiprim Arifit për t’u bërë kryetar dhe Xhelal Mehmetit nënkryetar i komunës së Preshevës janë pikërisht të kryetarit të PVD-së, Riza Halimit.

Paradoksalisht, Shqiprim Arifi dhe Xhelal Mehmeti, si dy gastarbajterë gjysëmanalfabetë të ardhur nga diaspora, njëri nga Zvicra e tjetri nga Gjermania, të cilët as mahalla e vet nuk i njihte dhe nuk i respektonte sa duhet, përkundrejt meritave vendimtare të Riza Halimit që i solli në poste drejtuese të kuvendit të kësaj komune dhe në dëm të PVD-së, megjithatë, ata jo vetëm që nuk janë mirënjohës dhe falemnderues, por, përkundrazi, ata paturpësisht e ofendojnë, shajnë dhe fyejnë pikërisht Riza Halimin, këtë figurë të madhe të polikbërjes shqiptare, që opinioni mbarëshqiptar e respekton shumë dhe e njeh si “Ibrahim Rugovë të Kosovës Lindore”, apo Luginës së Preshevës”.

Këta dy mjeranë dhe “kurrëkush hiqa”, të pa dinjitet e moral njerëzor, shfryejnë fjalorin e pistë dhe tërë fodullëkun e tyre primitiv e meskin ndaj Partisë për Veprim Demokratik dhe Riza Halimit, kësaj figure të madhe dhe të rëndësishme intelektuale e politike, por edhe kundër spektrit politik të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, që realisht paraqesin komunitetin më të diskriminuar në Europë.

Pasojat për fatin e Preshevës nga veprimi antishqiptar i Shqiprim Arifit, të besuarit dhe të preferuarit të Serbisë kanë efekte katastrofale afatgjata sidomos me nënshkrimin e të ashtuquajturit Planit Aksional Lokal të Qeverisë së Serbisë për kolonizimin e Preshevës me refugjatët serbë nga Kosova, Bosna e Kriacia, si dhe nga Lindja e Mesme: nga Siria, Afganistani, etj. me qëllim të ndryshimit radikal të strukturës etnike të kësaj komune të banuar me shqiptarë, si dhe me një mori masash diskriminuese të nënshkruara nga Shqiprim Arifi me Armend Aliun dhe me përfaqësuesin serb të SNS-it të Aleksandar Vuçiqit, në kushte të rethanave të jashtëzakonëshme të suprimimit të Kuvendit dhe të Këshillit Komunal dhe shkarkimit të imponuar të kryetares Ardita Sinani nga Qeveria e Serbisë, kundër vullnetit politik të shqiptarve të komunës së Preshevës, të shprehur në zgjedhjet lokale të 24 prillit 2016, duke u vënë në shërbim të plotë të politikës antishqiptare të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat