Erdogani me biznesmenë afarist në Serbi, me hoxhallarë ne Kosovë e Shqipëri!!!

Opinione

Erdogani me biznesmenë afarist në Serbi, me hoxhallarë ne Kosovë e Shqipëri!!!

Nga: Asllan Dibrani Më: 14 tetor 2017 Në ora: 19:07
Asllan Dibrani

Vizita e fundit e  Erdoganit  nga Turqia  me 185 afaristë në  Serbi ka ngritur emocione të forta  negative tek shqiptarët. Këtu u krijuar opinioni se në Serbi po ngritën një varg  objekte fabrikash për ndërtimin  dhe zhvillimin e Serbisë,ndërsa në Kosovë  vizita e Erdoganit me aeroplan hoxhallarësh!!! Investimet  e tij, janë përqendruar vetëm në ndërtimin e  xhamiave ,qe ma edhe asnjë lagje në Kosovë nuk ngeli pa to!!!Mendimi im është se ne shqiptarët jemi popull vetëvrasës duke  marre parasysh   të kaluarën  historike që nuk krijoj një unitete mbarëkombëtar për interesat  tona. Politika diskriminuese e Perandorisë Otomane ndaj kombit shqiptar të cilën ajo e ushtroje për 500 vjet ,po vazhdon edhe sot, ku  po e përjetojmë ende në kurriz ndarjen e kombit tonë sipas kuteve  të tyre!.

-Sot armiqtë tanë, e kanë nuhatur mire dobësinë  e shqiptarëve që kanë ra nën ndikimin e fesë!!! Sot u krijuar përshtypja se shqiptarët ma shumë e duan fenë se kombin, prandaj  edhe me këtë kartë po luan Rusia, Serbia dhe Greqia nga e cila  Turqinë e kanë orkestruar ta ekzekutoj ritmin aventurist ne demin  tonë!?... Turqia është e ndikuar nga vet Rusia,qe këta  skenar ti arrij me se lehti përmes fesë nga e cila edhe  Serbisë ne atë kohë dhe popujve te vegjël ballkanik  si malazezve , maqedonasve ,sllovenëve ,kroatëve ,bullgarëve  munden tu imponojnë besimin në  4 fe, por kjo iu gatua vetëm shqiptarëve  me qellim “përçaj e sundo”.

Politikanët dhe qeveritë e dy shteteve tona dhe po atyre në Maqedoni , janë fajtore për këtë gjendje nga e cila  duhet ndryshime radikale  në udhëheqësit tona politike. Shikoni shqiptarët e Maqedonisë në një të afërme të vogël do të shndërrohen si shqiptarët e sanxhakut të cilët kanë humb identitetin kombëtar. Kjo është politika serbo-ruso-turke ndaj shqiptarëve qe po vazhdon  pa e ndryshuar as një milimetër politiken ndaj shqiptarëve sikur shekulli i 19-të.

Përpjekjet e politikes se Erdoganit në përmbysjen e  historisë dhe heqjen e  librave  tona,  tregon shumë qartë se  po i dhemb  Turqisë dhe Evropës të zbardhet një e pa drejtë qe ju sajuar shqiptarëve me copëtimin  e tokave shqiptare në dobinë  e sllavomëdhnjëve.

Me politiken e afrimit te Ankarasë me Beogradin dhe kliken e Vucicit, Erdogani është duke luajtur me kartën e vjetër osmano-serbe dhe shqiptarët nuk e përkrahin as qe duhet tu nënshtrohen  hegjemonizmave të tyre, por ata duhet te luajnë rol politik qe e ardhja e tyre të lidhet  me Amerikën dhe Gjermaninë si  shtete aleate tonat në influencë qe kanë  në politikën botërore.

Sot kur në Kosovë dhe Shqipëri i ka futur hundët politika serbe, turke dhe greke me agjenturat e tyre përmes fesë!  Ne në vend që ta herrim territorin nga këto hithra bëhemi pjesë vetëvrasëse  e tyre si në shtyp, ashtu dhe me parti politike qe kanë arritur deri në parlamentet tona. Në Maqedoni turqit formuan një parti politike, një medium të shkruar dhe një tv, në Kosovë po ashtu si dhe në Shqipëri ka përpjekje . Shqiptarët duhet ta mësojnë të vërtetën, historinë e tyre shqip e jo arabisht serbisht as turqisht.

Ne do e shkruajmë historinë tonë kur të bashkohemi në trojet tona shqiptare ashtu si na ka falë Zoti e siç  thuhet jo pak edhe në këngët tona, pra: “I thonë Shqipëri, kah flitet Shqip”. Andaj çdo ditë kur të zgjohemi duhet të mendojmë,logjikojmë,punojmë dhe veprojmë shqip qe sa me pare të bashkohemi si komb, ti lëmë  anash budallakitë  ,inatet dhe përçarjet qe po i servon  Serbia me aleatet e vet në dëmin e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat