“Budallallëku” që ska të sosur?!

Opinione

“Budallallëku” që ska të sosur?!

Nga: Hafiz Shala Më: 15 tetor 2017 Në ora: 16:01
Hafiz Shala

Assesi, nuk po mundë të kuptojë që dikushë të qendrojë ne pushtet, mbas gjithë asajë që ka ndodhë dhe është duke ndodhur me Kosovën në të gjitha aspektet.
Ka disa legjenda, ose gojëdhëna e tregime nga goja e popullit, të cilat u kushtohen personave ose dukurive që ndodhin apo kanë ndodhur dhe që këta persona apo dukuri kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzore. 

Në këto tregime ndodhitë apo aftësitë e personave prezantohen si fuqi mbinatyrore mirëpo lidhen me ndonjë të vërtetë ndërsa rëndësia e tyre apo efekti i tyre mundohen të prezantohen në tregim si fuqi mbinatyrore e çka tregon se si njerëzit e kanë ndierë efektin e ati personi apo asaj dukurie. Presidentit të Kosovës, i kan thirur Gjarpëri!

Presidenti, i Kosovës, ka vepruar dhe është është duke vepruar si “Gjarpëri kur e godet - ai të sulmon dhe hedh helimin” dhe para ngordhjes përplas bishtin”, duke drejtuar kokën andej nga perendon Dielli….!

Është, rast për psikiatri sepse të qëndroshë në krye të shteti me emocione infantile, rrezikonë shtetin, popullin, dhe ardhmërinë e këtijë vendi , i cili dihet se me sa mundë e sakrificë ka arritur deri në këtë ditë, ku ardhmëria e vendit të tij, tash vihet në dyshim sepse as edhe miqtë më të devotshëm të Kosovës, nuk do të jenë në gjendje të na përcjellin, përkrahin dhe të na tolerojnë.

E gjithë klasa politike, në Kosovë është nën akuza të rënda për : krim të organizuar, korrupcion, nepotizëm enormë si dhe sjelljen e shtetit në pozitë nënçmuese, nënshtruese e denigruese, para baskëbiseduesit - Serbisë, të cilën po kjo udhëheqje i krijojë mundësi të jetë në pozitë favorizuese me leshimet, që i bënë për tu dukur të mirë dhe bashkëpunues para ndërkombëtarve, anipse ata zyrtarishtë asnjiherë nuk e kërkuan nji gjë të tillë.

Genjeshtrat dhe ofendimet e Presidentit të Kosovës, ndaj miqve tanë ndërkombëtar, është nji sjellje që të mendoshë, se ky njeri nuk “mund të jetë edhe ne gjendje normale psikike".

Ai duket se po luan me kartën e patriotizmit pas të gjitha atyre koncesioneve që ky personalishtë i bëri Serbisë, në emër të shtetit të Kosovës pa marrë aprovimin paraprakë as të Kuvendit kur ishte kryeqeveritar, e as tani në postin e e tij të Presidentit.

Fluturojë për Bruksel (kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar ) pa u konsultuar me askendë - edhe pse, ishin në vlugë kërkesat gjithëpopullore se për bisedimet e ardhshme me Serbinë, duhet të ndërrohët kompletë forma dhe përmbajtja dhe për këtë të kërkohet unitet i tërë spektrit politikë, i cili do ta kushtëzojë Serbinë me kërkesa  shtesë të cilat si Kryeministër dhe si President, i bëri keto lëshime me pasoja të pa-riparueshme.

Spekullimet e tij, të vonushme me kërkesa të vonuara për krijimin e Ekipit të unitetit, se SHBA-duhet të kyqen drejtëpersedrejti në bisedimet e ardhshme, janë tentim t’i mbulojë gabimet fatale që i sjelli vendit dhe në nji mënyrë përgjegjësinë jo vetëm politike, por edhe antikombetare, ta fshehë dhe kamuflojë që këtijë mos t’i bjerë aspak përgjegjësia për gjëndjen e krijuar.

Krahu i luftës në pushtet, qoftë në Presidencë, në Qeveri e Parlament e kanë krijuar një gjendje kaotike, ku vërtetë askush nuk është në gjendje të jepë nji diagnozë politike se çka është duke ndodhur si mundë të dilet nga ky rrethë vicioz, i këtyre politikanve të cilët as që kanë ide reale e as mundësi për dalje nga kjo gjëndje.

Populli, është në gjendje stresi dhe pasigurie. Drejtësia nuk funkcionon. Prokuroria e pretë vizën prej udheheqjes( kapësve të shtetit) për ngritje të aktakuzave, ku me argumente paraqitën keqëpërdorime, për dhunë, për kërcenime, për korrupcion e tjer.

Imagjinoni se çfarë pasqyre kemi para botës demokratike, dhe në rendë të parë, para miqve tanë që investuan kaq shumë, dhe me nderëgjegje e përkushtim për të na çliruar, ndihmuar zhvillimin e prosperitetin e popullit tonë. 

Mirëpo, sot arrijmë në këtë pikë, sa në mes të ditës dhe në mes të Kosovës, sulmohet një gazëtarë hulumtues, që thuhet se është shumë i sukseshmë, dhe i guximshëm, ndërkohë, prokuroria heshtë, nuk reagojnë pa dhënë kurfar aresye, vetëm ato bajate që më askush nuk i besonë më. Se jemi mësuar boll me akuza të tilla, në Kosovë, sa her ndodh diçka e tillë.

Kur nji gazetar si Vehbi Kajtazi dhe kolegët e tij, të tjerë shkruajnë me argumente që do të thotë ose të hulumtohet e e gjendet e verteta, ose nëse  gazetari shpifë athere, drejtësia vepron, ti merret e drejta e gaztarit dhe te ngritet padi. Por, jo! sepse e vërteta duket se është në anën e gazitarit dhe e vprave që kanë ndodhur.

Është, nji e vërtetë se gazetarët hulumtues kanë zbulue afera shumë të rënda gjithkundë në botë të natyrave të ndryshëme, por rrallë dhe ndoshta hiçfare nuk kërcënohen dhe shantazhohen dhe dhunohen e ndoshta e edhe janë vrarë si në Kosovë .Kur dihet, se skandalet më të mdhaja në të gjithë botën u zbuluan falë gazetarisë së sinqertë, të guximshme, profesionale e hulumtuese.

Në Kosovë, sa e sa gazetar , u kërcenuan, u rrafën e u likuiduan gjatë luftës, dhe pas lufte të cilët e thanë të vërtetën për shumë krime, që u tentuen të fshihen posaqërishtë atyre politike duke vrarë kundërshtarë politikë, e njerëzë të aftë e të devotshëm për çështje të kombit dhe atdheut, por për fatë të keq nuk i takonin grupeve kriminale dhe e pësuan, ashtu si të gjithë e dimë se si.

Edhe, ata quhen martirë, sepse u sakrifikuan për të vërtetën. Në luftë kur shkohet, dihet që je duke e falur jetën për atdhe. Por, në paqe a duhet dikush të drojë për jetën e tij?! Kjo është gjendje alarmuese. E, populli, deri kur po pretë që Bashkësia Ndërkombëtare të na luhatë si ne beshik, dhe ajo të na i kryej të gjitha obligimet dhe detyrat tona shtëpiake. 
Jeta në iluzione është e paperspektivë, sepse nuk je duke udhëhequr me fatin tend.

Pyetje publike: si mund të qëndrojnë në pushtet pushtetarët e Kosovës pas të gjithe keëtyre akuzave dhe deshtimeve dhe gjendjes kaotike?!
Dhe, kur ky popull duhet te vetëdijesot dhe ta marrë guximin për ndryshimin e kësajë gjendje kaotike, dhe fatin ta marrë në duar të veta?!

Askush nga jashtë nuk mundë të u a ndryshojë gjendjen, përposë juve vetë. Vallë, a do të ishte edhe e padrejtë që dikush tjetër nga jashtë të u a caktojë fatin.
Popull,ku je?

HafizShala : është veprimtar disa vejçarë në komunitetin shqiptar në SHBA,, dhe është anëtar i Brodit të Drejtorëve të LQSHA, por opinionet dhe qëndrimet që ai shpreh, janë krejt personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat