Kohë varrimësh....!

Opinione

Kohë varrimësh....!

Nga: Agron Shabani Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:31
Agron Shabani

Në " pallatin mbretëror " të Tebës "mozaik hijesh"! Maska, skelete, fosile, portrete dhe fotografi të grisura me fytyrë njeriu kacavarur nepër murët e rrënuara të kohës. Me tingujt e muzikës funebre që e mbushin boshëllëkun ose zbrazëtirën e frikëshme të pallatit, mbreti Laj dhe mretëresha Jakostë nga Teba, sikur e lozin ballon e fundit mbretërore dhe martesore. Një zë i shashtrisur fëmije të skurruar në lotë i përzier paksa me erën dhe shushurimën e dushkut vjeshtak, vazhdimisht sikur vjen nga mali sii për t´i shkuar në vesh atij famulltari të urtë dhe zemërbardhë.

Shërbtorët në pallat thonë se është zëri vajtues i Edipit të vocërr të humbur dhe braktisur në mal nga i ati i tij, mbreti Laj nga Teba. Sebepi? "Rruga e lartë mbretërore" e ëndërrave dhe " profecia fatale" e astrologëve helen (grek) të cilët i kanë dëftuar mbretit Laj në ëndërr mbi të birin e tij të " rrezikshëm" dhe " erotik" që mund t´ia merr edhe pushtetin, edhe Jakostën e bukur, sharmante, pikante dhe tepër ekzotike e cila është edhe e ëma ( nëna) me Edipit....!

Në Pjoniang të Koresë së Veriut, ndërkaq kohë morti ose kohë varrimësh. Diktatori i egër koreanoverior, Kim Yong Il, thonë se nuk ndodhët më në jetë. Kudo nepër rrugët ose sheshet e ndryshme të Pjongiangut, " dhëmbje" dhe " pikëllim i madh" për diktatorin e vdekur për së gjalli. 

Në atë " zgjua të madh" mortor në Korenë e largët, edhe një një "delegacion i lartë politik" ose "diplomatik" nga Kosova të cilët tek qëndrojnë kokëulur ose kokëbosh para sarkofagut (arkivolit) të Kim Yong Ilit; me letargji dhe një letargji të pafshehur i flasin në vesh mbi Josip Broz Titon, Rankovicin, Dushan Mugoshen, Milladin Popoviqin, Vukë Shaliqin, Eduard Kardelin, Stane Dollancin, Raif Dizdareviqin, Brezhjevin, Jelcinin, Putinin, Mao Ce Dunin dhe kështu me radhë....Ndërkohë që satrapit dhe diktatorit të ndjerë korean ( Kim Yong Ilit) i shkon buza në gaz! I qeshët edhe Kimit të ri të çuar lugat. U keshët (u qeshët) madje edhe "diplomatëve kosovar " të veshur ose kostumuar me rroba të zeza dhe kravata të kuqe në sfond.

I përmalluar për ta, Kim Yong Il, i pyet në vazhdim për Azem Vllasin, Behgjet Pacollin, Halil Matoshin, Blerim Shalën, Muharrem Nitajn, tezën Hajrije (spikericen), Lulzim Bashën, Ilir Metën, Namik Doklen, Skënder Gjinushin, Agim (Mhill) Doçin dhe kështu me radhë....Duke u bërë shumë të fala nga ajo "bota tjetër e pasosur" e " lezetëve" dhe " qelepirëve të bollshme"! Aty dikund pranë tyre ndodhët edhe "Sizifi mitik" i Homerit.. ai "pelegrin i fundit" për në Had. 

Në Prishtinë dhe Tiranë dhe ndërkaq, kohë "paralelësh"  dhe  zhvarrimësh të kufomave, ideologjive ose politikave të vdekura për së gjalli. Kohë martesash dhe dashurisë të marrëzishme në kohë kolere! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat