Kur edhe shpresa te e keqja është e mirëseardhur?!

Opinione

Kur edhe shpresa te e keqja është e mirëseardhur?!

Nga: Hafiz Shala Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:42
Hafiz Shala

Vetëtitulli i habitshëm dhe i pakuptimtë poqe se e lexohet keshtu siç eshtë shkruar por kujtë i dedikohet dhe për çka bëhet fjalë ndoshta do ta aresytonë emertimin. 

Njiherë nji serb e tregonte nji ngjarje kur nji policë e keshte rrahur në praninë e popit dhe perderisa ky (i rrahuri heshte), popi reagoje me të madhe.

Dhe në spjegimin e tij, u shprehë se : "Mua me rrafën, e Popin jo, por Popi, u hidherue tejë mase, e unë jo".

Me siguri se teë nderua lexues e qytetar do të më  pyesni : po pse lodhesh ti për këtë, popull, kur jetonë në SHBA dhe asgjë nuk të mungonë(përposë Kosovës, themë unë që nuk jetojë atje anipse askush nuk më ndalë që të kthehem).

Pse unë të brengosem ma shumë se sa brengosen ata që jetojnë atje dhe i dinë hallet e veta.

Po, ashtu është, por, shtrohet pyetja: si mundë ta pranojë ky popull nji udhëheqje të këtillë, e cila po ti analizoshë në të gjitha aspektet e nji udhëheqësi të vërtetë të nji populli qeë pretendonë ta drejtojë në mënyrë të sinqertë për nji të ardhme të shëndoshë me nji ekonomi solide, me arsim e shendetësi mormale profesionale e humane. Për nji rini të cilës fati i saj  varet prej tyre si në aspektin e arsimimit,specializimit në lami të ndryshme për interesa të vendi,në punësimin dhe në udhëheqjen e vendit.

Zhvillimin ekonomik që gjatë fushatave u premtuan hapje të reja të vendeve të punës deri në 230 mijë e pa kapshme për rrethanat kosovare, anipse kaluan mandatet prej nji posti në tjetrin ne krye të Qeverisë dhe Shtetit, vendi vendënumeroje dhe asgjë e re nuk ndodhi përposë përkeqësimit.

Sipas rrjedhave të deritanishme dhe udhëheqjese cila që nga gjysmëçlirimi( nuk jemi çlirue ende nga Serbia sepse nji pjesë ma vitale të shtetit të Kosovës ende është nën kontrollin e Serbisë -veriu, me rrezikun ma të madhë që edhe ta humbim sepse e vetë e sollën me qendrimet e tyre individuale pa përfillur dhe respektuar kërkesat dhe interesat e shtetit por,edhe nga kjo klasë dhe udhëheqje që e ka marrë epitetin e merituar-kapsit e shtetit.

E tani: Gjykata Speciale si shpëtim dhe pastrim të shtetit nga kjo udhëheqje. A ka gja ma të veshtirë se ta kërkoshë fatin në diçka që nuk është e mirë , por e domosdoshme për të ecur përpara.

Nëse përditë dalin dëshmi të reja të frustuara për krimet,hajnit,për mbajtjen nën kontrollë të drejtësisë,për aferat korruptive,për skandale që asnjiherë nuk u zbuluan.

Athere,nëse ky shtet nuk është në gjendje ti hulumtojëe,ti dënojë dhe ti denoncojë, populli i "pafuqishëm" nuk është në gjendje ti ndalë kush tjetër pos ketijë trupi gjykues që mundë ta quanim si të donim,por është e keqe e ma se nevojshme.

Presidentit të shtetit tani ju ndezën dritat, kur i erdhi puna pick. Dhe merre me mendë se a është në gjendje që kundër kësaj Gjykate të thërrasë edhe popullin në kundërshtim gjithëpopullor për të krijuar nji gjendje kaotike edhe ma të madhe se në të cilën gjindet vendi tani vetem që të ja ndërrojë kahjen dhe qëllimin e kësajë Gjykate(shpresojë që të veprojë drejtë sipas veprave dhe fakteve).

Unë do të themë për ta pastruar luftën sublime të UÇK-së,për ta nda popullin nga hajnat,kriminelat që vranë shqiptar e që sotë udhëheqin me shtetin,dhe fatëkeqësishtë erdhën përsëri në pushtet me forma dhe metoda ma të paskurpullta me qëllim që te fshihen pas posteve dhe të krijojë imunitet qoftë edhe artificial për ti ikur përgjegjësisë.
Kjo udhëheqje kriminale e hajdute jo vetëm në pozitat egzekutive, por edhe në Kuvend e Ministri, në administratë e shërbime, janë në gjendje që popullin ta ngrisin në këmbë, për ta anulue vëndimin e vetëvotuar me insistimin e tyre, se gjoja është kundër interesave të Kosovës dhe popullit të sajë.

Dukë thënë se tani është edhe kundër luftës çlirimtare dhe ushtrisë së sajë etj.

Por, jamë shumë i bindur se populli nuk do të bijë në grackën e tyre, siç kanë ra deri më tani, duke i zgjedhur" me votën e lirë e demokratike e të ndershme" por do të presë rezultatet të cialt njiherë e përgjithmonë, ky popull do të çlirohet nga kjo menyrë e udhëheqjes së shtetit dhe ma në fundë do ta afirmojë institucionin e përgjegjësisë.

Që më askush të mos të vrapojë pas posteve e pozitave, sepse do ti kërkohet përgjegjësia për të bëmat dhe për të pabëmat, të thënat e të pathënat.

Pas kësajë beteje për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, duhet të vijnë edhe ndryshime e Kushtetutese, sipas interesave dhe kërkesave të shumicës dhe kështu populli ma në fundë ta zgjedhë udhëheqjen të cilën e meriton me nji Qeveri shumicë shqiptare, e jo të varur nga pakicat dhe dirigjimet e Serbisë siç është Lista Serbe, që bënë pjesë në

Qeveri dhe Kuvend, duke mos njohur Republikën e Kosovës, por duke u konsultuar drejtëpërsëdrejti nga Beogradi dhe duke e quajtur Republikën e Kosovës - "Kosovë e Metohi".

Pra,Kosova duhet të çlirohet nga Serbia edhe nga klasa hajduto-kriminele për të ecur përpara dhe për ti çuar në vendë amanetet e atyre martirve që ranë altarin e lirisë për nji Kosovë, jo si kjo.

Mundë të më quaj dikush se nuk kamë të drejtë, dhe ndoshta, por, se me këtë mënyrë të udhëheqjes së shtetit, është e paqendrueshme, jamë i bindur se do të pajtoheni.

E, kur ta kryejmë këtë obligim që e kemi kërkuar dhe votuar vetë, athere e kemi për obligim dhe detyrë që të kërkojmë, Gjykatë Speciale ndaj Serbisë për krimet e bëra në Kosovë, që askush nuk është ne dijeni se pse Presidenti i Kosovës i mbanë adakta 800 mije lendë e nuk i dorëzojë dhe asnjiherë Serbia nuk u kushtëzue me asnji plotësimi të parakushteve për bisedime.

Tani, siç thotë populli : "Kur nuk e ndigjonë nënën, ndigjoje njerkën dhe duro". A është deshtë që populli të vijë deri në këtë e deregje?! Jo me fajin e tijë.

Tani, është në pyetje vetëdija dhe syçeltësia e popullit.

Të shpresojmë nga edhe e keqja e mirëseardhur ! Nga se edhe shpresa, është ajo që vdes e fundit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat