A është në dijeni kryetari i Prishtinës për ndërtimin e dy xhamive të reja?

Opinione

A është në dijeni kryetari i Prishtinës për ndërtimin e dy xhamive të reja?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 18 tetor 2017 Në ora: 07:57
Gani Mehmetaj

Miku im më lajmëron: "Në lagjen Mati 2 është duke u ndërtuar një xhami gjigante, më e madhja deri më tash në Prishtinë. Askush nuk e di financuesin, askush nuk e di kush e dha lejen, askush nuk e di kush qëndron prapa këtij objekti islam. Banorët ankohen se do të kenë probleme serioze kur të nisin britmat e altoparlantëve, meqë dy minaret janë më të gjatat që janë ndërtuar ndonjëherë në Kosovë.

Familjet kanë ndërtuar shtëpi në lagjen elitare Mati 2 për t’i ikur zhurmës së qytetit, veçmas britmave të altoparlantëve të xhamive në pjesën orientale të Prishtinës, ndërsa u dëshpëruan kur e panë xhaminë në ndërtim në lagjen moderne. Desha të blija një tokë ndërtimi për shtëpi familjare, mirëpo kur e pashë xhaminë hoqa dorë nga toka dhe nga ndërtimi i shtëpisë", me tha miku im.

Duke e parë mosbesimin tim, ai me mori nga shtëpia me makinë dhe me dërgoi para xhamsië, ku punonin disa punëtorë.  Shkrepa disa herë foto me telefonin e dorës nga largësia.

Xhamia tjetër gati e kësaj përmase është duke u ndërtuar në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup kur ngjitesh kodrës së Veternikut. As për këtë xhami opinioni nuk di asgjë. Nuk dija as unë derisa nuk ma treguan.

Kush ua dha lejen e ndërtimit në lagjet urbane që shquhen për qetësi banimi e për banorët e zgjedhur?  Sa kushtoi heshtja e inspektorëve? A ka gisht në këto dy xhami edhe i pari  i Prishtinës, apo ia kanë fshehur?

Është mirë të deklarohet kryetari Ahmeti për opinion, sepse  dhënia e lejeve për xhami, apo heshtja e inspektorëve e kryetarëve të komunave deri me tash kur ndërtoheshin xhamitë, kishte kosto të lartë.  S'ka xhami në Kosovë që është ndërtuar pa ryshfete të larta zyrtarëve komunal.

Shoqatat islamike në dhënien e ryshfeteve për ndërtime gjithnjë kanë qenë dorëshlirë, prandaj kanë ndërtuar qindra xhami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat