Mashtruesi Milaim Zeka

Opinione

Mashtruesi Milaim Zeka

Nga: Faton Mehmeti Më: 18 tetor 2017 Në ora: 09:05
Faton Mehmeti

Njeriu misterioz, për të cilin asnjëherë nuk  dihet se si ka arritur ta manipulojë skenën politike dhe qytetarët, me gjoja sinqeritin e tij. Milaim Zeka i kthyer në Kosovë  gjatë luftës, pasi kishte jetuar në Suedi,  nuk dihet se  çfarë e ka shtyrë të linte Suedinë për t’u futur në “ beteja ” të UÇK-së. Kështu thoshte Milaimi, se ishte në beteja, e të  pakta janë informacionet për ta vërtetuar një gjë të tillë.

Me shumë gjasë Milaimi pinte raki  me Hashimin, në hotelet luksoze të Tiranës. Nga disa i cilësuar gazetari më i mirë në Kosovë, edhe pse asnjëherë nuk e ka dëshmuar një gjë të tillë, Milaim u mundua të  bëhej personazh interesant, me fjalorin e tij banal. Në fillim qytetarët e morën me shaka duke besuar se është karakteristë e tij humori, por brenda atij humori fshihej një njëri manipulues, gënjeshtar dhe krejt enigamtik. Pjesëmarrës i Konferencës së Rambujes, duke u futur ilegalisht siç tregonte edhe vetë Milaimi, shpërfaqi shkathtësinë e tij prej manipulatori. Asnjëherë nuk u kuptua roli i tij në atë Konferencë, apo nëse pati ndikim ndonjë dorë e huaj. Pas luftës Milaimi vazhdoi të ishte aktiv në jetën  mediatike në Kosovë. 

Egoja e tij për të qenë në qendër të vëmendjes shpesh ia verbonte arsyen. Po përmendi këtu rastin e Kumanovës, ku me 8-9 maj të 2015 u vranë 8 policë të njësisë speciale dhe 10 pjestarë të grupit nga Kosova. Milaimi  duke u munduar të ishte në qendër të vëmendjes shpiku tezen  kinse “ ata ishin njerëz të lidhur me ISIS-in, ekstremista islamik ”, tezë kjo që u demantua shumë shpejt, edhe tani që po vazhdon gjykimi i këtij rasti. Ky ves i Milaimi vazhdoi edhe me inkuadrimin e tij në politikë. Si fillim kyçja e tij në partinë e Fatmir Limajt, të cilin e akuzonte për hajni përbënë dyftyrësi tipike të një mashtuesi profesionit.

Me ndihmën e Limajt arriti të bëhej deputet, edhe këtu duke u munduar të shquhej për  të qenë në qendër të vëmendjes e humbi toruanën fare, aq sa arriti të ofendonte deputetët e opozitës, në këtë rast të LDK-së. Pa harruar se një gjë e të tillë e kishte bërë edhe me një gazetare në aeroport, duke e cilësuar “ lopa e Danimarkës ”. Një fjalor i tillë  prej rrugaqi dhe njeriu të paedukuar e vazhdoi edhe në një debat televiziv me një deputet të opozitës, aty ku mori disa grushta e të cilët duken se e këndellën, pasi reflektoi duke kërkuar falje për fyerje ndaj “ Lopës së Danimarkës ” dhe deputetës Besa Gaxherri.

Së fundi plasi edhe skandali i mashtrimit të vizave. Kjo skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi arriti të mashtrojë mbi 920 kosovarë të cilët kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, me këtë rast  aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Paraprakisht Milaimi kishte inskenuar  këtë skemë qysh në emisionin e tij që kishte në një televizon publik në Kosovë, duke paraqitur Ilir Krasniqin si biznesmen të ndershëm dhe kredibil.

Gjoja se Ilir Krasniqit një minstër i kishte kërkuar 3 milionë euro ryshfet atij dhe partnerëve gjermanë, për një investim në KEK. Kjo edhe pati sukses, pasi Milaimi në ortakëri me Ilir Krasniqin hapën një agjenci e cila rezultoi skemë mashtrimi. Pasi plasi skandali, Milaimi nxiti  banditët e tij të lidhur me Thaçin për të sulmuar gazetarin, që publikoi këtë skandal. Ai u arrestua, por vështirë të besohet se në këtë shtet të kapur, pjesë e së cilës është edhe Milaimi, do të mund të dënohet për këtë skemë mashtrimi. Kur shteti është i kapur, banditët tallen me drejtësinë, ndërkohë që shteti prodhon skena mediatike, duke i liruar pas sa ditësh, e pastaj duke u enduar nëpër gjykata e krejt në fund s’do të dalë asgjë.

Njejtë si shefi i tij Fatmir Limaj, i cili endet nëpër gjykata për korrupsion, por anjëherë nuk u dënua. Kjo tregon mjaft se shteti është i kapur, Milaimi mbase si ideator i kapjes së shteti bashkë me klanin “Pronto”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat