Votat fitohen dhe humben! Diaspora ku mbetet?

Opinione

Votat fitohen dhe humben! Diaspora ku mbetet?

Nga: Besim Malota Më: 19 tetor 2017 Në ora: 07:12
Besim Malota

Diaspora, qe ajo që as njëherë nuk u kuptua drejtë, në Kosovë, Shqipëri, dhe trojet shqiptare. Ajo asnjëher nuk u vlerësua, dhe nuk u dëgjua, aqsa fatkeqësisht diaspora shqiptare në Amerikë, u “injorua" fare dhe e “shfrytëzua” keq, nga politika dhe politikanët të secilit krah, të djathtë e të majtë, krahun të luftës e jo të luftës.

Sa herë që u votua, Diaspora mbeti jashtë dhe e mos përfillur...!

Nese, deri para 90’ diaspora iu desh t'a përdorte, si Tirana, dhe Prushtina, ideologjikisht, mbas 90’ ajo u “shfrytëzua” për pritje dhe përcjellje, në Amerikë, të politikanëve tanë, si në Prishtinë e Tiranë si në viset shqiptare.

Megjithëse, dihej se diaspora shqiptare në vazhdimësi ishte ajo që ka dhën një kontribut historik, pavarësinë e Shqipërisë, demokratizmin e saj, rëmjen e komunizmit, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, lirinë dhe më shumë të drejta për shqiptarët në trojet e tyre. Por edhe kërkesat e vazhdueshme për bashkimin kombëtar, zgjedhjen e çështjes së Çamërisë, që nuk u ndalën asnjëher, përsëri, diaspora asnjiher nuk mori vendin që i takonte ose e meritonte.

Sadoqë Diaspora, asnjëher nuk e harrojë turallin e saj, dhe punojë e kontribojë për tu bër urëlidhse e marrdhënieve shumë të mira të SHBA, me shqiptarët, duke e nisur prej se kur në diasporë u krjuan kolonitë, klubet e para shqiptare, dhe më pas e vazhduan me shoqatat e organizatat e komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, veprimtarë të dalluar.

Por, me të ardhë keq ajo se asnjëher nuk u dëgjua, nuk u vlerësua nuk u kuptua si duhet dhe nuk e patiasnjher vendin e saj në vendlindje ose vendorigjinën e saj. 

Nese do të ishte dëgjuar dhe kuptuar ashtu si duhet Diaspora, aq sa i takon dhe sa mund të bëj ajo si i thonë "me këmb? në tokë",  a do të ishte Kosova ku është sot?

Shikoni, sot është më të vërtet për të ardhë keq, kur shikon Presidentin e Kosovës, se si po “përpëlitet” si i thotë populli si “krypa në prushë” .

Një herë ai e pësoi ai me dekleratat e tij, të pa-matuara, dhe jo në kohë me krijimin e ushtrisë, që fillimisht ai i “nxorri” dhe ai i “tërhoqi”. Më pastaj duke deklaruar për liberalizmin e vizave, se duhej bërë një farë “lëshimi” me demrakacionin, apo si e trajtojë ai si Kryeministër, dhe si President, çështjen e Trepçës, dhe Oboliqin, duke e paraqitur gjithmonë si “kusht” nga Brukseli dhe Uashingtoni në bisedime. 

Dhe, së fundi, ai doli me tezën e paisjes së qytetarve të Kosovës me pashaporta me shtetësin e Shqipërisë, si thonë duke ju “dridhur” këmbët, së bashku me dekleratën për Gjykatën Speciale për Kosovën, të cilën vet e ka pranuar.

Kështu, nuk janë të pakta edhe dekleratat “kokë-poshtë”, të Kryeministrit të Kosovës, duke filluar në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pra qendrimet tij në krye të opozitës, të cilat ai me opozitën e bashkuar i kundërshtoi fuqishëm si opozitar, por, si Kryeministër i “gëlltiti” të gjitha. 

Ai shkarkoi “armikun” e tij Murat Mehën, nga funksioni i kryetarit të Komisionit Shtetëror, dhe anëtarët e tjerë, duke emëruar si drejtues ish-deputetin e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, duke marrë kështu edhe “Goditjen” e parë të Listës Serbe, të cilët i treguan “dhëmbët”, duke i bërë të ditur Haradinajt, se nuk do të pajtohen me çdo vendim të tij.

Gjë, të cilën në një opininin tim e kam thënë se çfarë rreziku do të kishte koalicioni me partitë serbë në Kosovë , qysh kur u folë se po bëhej koalicion me Listën serbe, dhe kushtet që do të vendoste ajo sipas udhëzimeve, që merr Lisa serbe nga Beogradi….

Kur, dihet se të gjitha “sinjalet” dhe “nxitjet” për serbët e Kosovës, vijnë nga Beogradi, dhe Beogradi i merr nga Moska, ndërsa udhëheqësit shqiptar i marrin nga Uashingtoni, dhe Brukseli.

Të gjithë e dimë, se “sinjalet” dhe “nxitjen” e të gjithë politikanëve dhe udhëheqës në Shqipëri, Kosovë, e Maqedoni, i marrin nga takimet e tyre, kur vijnë në Uashington, dhe takohen me anëtar të qeverisë amerikane, senator dhe kongresmen, ose takime që përcillen nëpërmjet ambasadorit amerikan në Prishtinë, po sa dëgjohet disapora këtu.? 

Pra, të gjithë e dimë që udhëheqësit tanë e shfrytëzojnë Diasporën, kur duan vet ata, sepse, e mësojmë këtë,atëhere kur udhëheqësit tanë e pësojnë edhe më keq - sidomos “kur i luan ose ia heqin karriken”.

Amerikanët e kan shumë kollaj që vet të thonë, dhe, po vet të tërheqin atë që kan thënë, përderisa, nuk ka kush ti “as pohojë ose as ti mohojë” se çfarë kan thënë….! sepse ata ta thonë si miq. Bile, edhe ka ndodhur faktikisht që : “Amerikanët, vet e kan thënë dhe i kan dëmantuar, nëse nuk i kan “dëgjuar” mirë , nuk i kan kuptuar “drejtë" ashtu si mik, që i kemi amerikanët.

“Me Amerikanë jemi të vegjël por Miq të mëdhenjë”, ka thënë Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova, njeriu që ndërkombëtarizojë, çështjen e Kosovës, dhe njeriu që i ka dëgjuar dhe kuptura më shumë amerikanët, dhe Diasporën.

Në të gjithë e dimë se sa afër na ka qendruar dhe po na qëndron ne shqiptarve Uashingtoni, me Kosovën, që ajo në përmbushjen e kritereve në rrugën drejt Bashkimit Evropian, nuk mund të mbetet mbrapa në rrugën e saj evropiane, dhe sa çfarë kan bërë dhe kan thënë amerikanët për Kosovën.

Dhe, ne vet këtë sa herë që takohemi me udhëqheqësit tanë politik, i presim dhe na presin në Kosovë, ua percjellim dhe ua kutjojmë udhëheqësve tanë, duke u thënë : “ Vëllezër, kujdes shumë me amerikanët, u qëndroni korrekt, dhe i dëgjoni mirë, i kuptoni mirë ata, e jo t’i “shfrytëzoni” për intersat tuaja personale, dhe të kohës, sa të arrini deri aty sa të bëheni si pula, kur i “vjen veza te by…” - 

“Mos kujtoni se amerikanët janë aq naive sa mendoni Ju”, pyesni një herë dhe sado pak diasporën, që është çdo ditë me amerikanët.....dhe është e shkolluar dhe integruar sa vet amerikanët.

Sepse, edhe ju vet e keni provuar se kur ju jeni korrekt, dhe, i keni dëgjuar amerikanët, keni pas mbështetjen e pakursyer të tyre, dhe kështu si unë mendojnë, besojë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët pa dallim partie, nuk duhet të pranojnë më, që Kosova, të mbetet peng e dekleratave të pa-kohë, të pa-matuara të udhëheqësisë së saj, që bien ndesh edhe ndaj amerikanëve - Uashingtonit, dhe Diasporës. 

Ngaqë, Kosova sot vërtet mund të humbë territor, mund të humb në drejtësisnë e saj me Gjykatën Speciale, që ngre tema mjaft të ndjeshme për politikanët e qytetarët e Kosovës, por çdo poplitikan dhe qytetar i saj duhet të dijë se çfarë do të ndodh, në se nuk “dëgjon” dhe e kupton drejt, “Çfarë do t'u ndodhë!?”, nëse nuk dëgjoni e kuptonidrejtë diasporën dhe shqiptarët e Amerikës. 

Votat në Kosovë, mund të fitohen e mund të humben në çdo mandat - ndërsa “votat” e shqiptarëve dhe të Amerikës, nuk mund të fitohen, sa herë që doni ju, nëse ju udhëheqës, sado pak do ta dëgjoni, respektoni dhe vlerësoni drejt Amerikën dhe diasporën e shqiptare të Amerikës.

Ka ikur ajo kohë kur diasporën shqiptare të Amerikës, e “deshët sa për dollarët”, se për mend thoshit se i kishit vet”....!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat