Administrimi skandaloz i Kosovës nga ndërkombëtarët!

Opinione

Administrimi skandaloz i Kosovës nga ndërkombëtarët!

Nga: Dren Dushi Më: 19 tetor 2017 Në ora: 08:42
Dren Dushi

Ç’do ditë e më shumë, Kosova po i shfaqë dështimet shtet-ndërtuese në shumë rafshe. Përveq korrupsionit të përmendur në çdo raport, në çdo takim ambasadorësh e diplomatësh, Kosova së fundi është bërë vend ku punën e prokurorisë e cyt vetëm ndonjë skandal medial i ndonjë krimineli ordiner, që zakonisht vie nga elita (lexo katrahura) politike që kontrollon pjesën esenciale të ekzekutivit. Së fundi, Kosova është bërë vend ku Qeveria krijohet nga sekserët, nga pakica dhe kontrabandimi i votava të deputetëve gjysëm-analfabetë.

Kosova si dështim, më shumë se popullit të saj të përndjekur nga një aparat shtetror në krye me Sllobodan Millosheviçin, duke e “ç’armatosur nga shumë rafinime sociale”, është rezultat i trajtimit të ndërkombëtarëve, në kuptimin që; një popullësi e përndjekur gjysmë shekulli, nuk ka kapacitetet as intelektuale e emancipuese të reflektoj mbi konspiracionet e grupeve kriminale politike që u toleruan me qëllim nga UNMIK-u si fillim. 

Në draft rezolutën e raportit të shumë përfolur (e pak lexuar) të Dik Martit, specifikisht në pikën 10, thuhet se organizatat ndërkombëtare kanë favorizuar stabilitetin afatshkurtër me çdo kusht, “...favoured a pragmatic political approach, taking the view that they needed to promote short-term stability at any price”. Ç’farë do të thotë kjo?

Në vija të trasha, kjo do të thotë se Kosova bëhet siç është bërë pra, ku secili cub e kriminel, trimërohet duke e ditur se nëse nuk cenon stabilitetin në vija të trasha, mund të bëj ç’farë të dojë. Mund të vrasë, e të mos kapet, mund të organizohet vjedhja e dhomës së dëshmive e të ndalen kamerat që kjo të bëhet më lehtë. Mund të vetëmasakrojnë kreun e AKP-së, mund të vrasin Elvis Pistën si politikan, apo mund të (vetë)vrasin Astrit Deharin si aktivist, në burg.

Pra qasja e ndërkombëtarëve për Kosovën është nisur nga preceptimi i tyre për popullin e saj, duke i perceptuar shumicën e politikanëve tanë të tranzicionit si “gjysëm-egërsira”, dhe rrjedhimisht; “edhe populli duhet të jenë të tillë” dhe se në një situatë të tillë,  “duhet të praktikojmë një qasje të stabilitetit afat-shkurtër me çdo kusht”.

“Me çdo kusht” pra, edhe po u vranë intelektualë, gazetarë, zyrtarë shtetror, të burgosur, edhe po qe se ekonomia bie në duar të këtyre politikanëve “gjysëm-egërsira”, edhe po ra niveli i arsimit i parafundit në botë, edhe, edhe.....! Me rëndësi të kemi stabilitet afat-shkurtër.

Ç’farë duhet të mësojmë nga kjo ne si popull, si tërësi? Sigurisht që secila logjikë e shëndoshë do nisej nga parimi se “askush nuk ka pasionin e vullnetin e rregullimit të punëve të shtëpisë së huaj”, pra përgjigjia është e thjeshtë, ne duhet të vendosim për veten tonë, ne duhet të kërkojmë të drejtat tona nga vetja jonë, e këto të drejta janë; të jetojmë si të gjithë popujt e qytetruar dhe të mos lejojmë që të tjerët, në emër të disa profiterëve të luftës e paqes, të na trajtojnë si “gjysëm-egërsira” që nuk meritojnë përtej “stabilitet afat-shkurtër me çdo kusht”.

Koha është që shoqëria jonë të jetë më e trimëruar në kërkesën e saj për çlirim nga krimi, dhe toleranca ndërkombëtare për të në emër të stabilitetit afat-shkurtër. Koha është që ne si shoqëri përfundimisht të fillojmë të mbrojmë dinjitetin tonë, dhe kjo nuk bëhet me bojkot politik, apo ikje nga vendi, por përkundrazi; me aktivizëm e pjesëmarrje në politikë. Sigurisht që i ikuri nga kjo shoqëri, në pyetjen e azil-dhënësit për arsyet e ikjes, do të mund të përgjigjegj “në Kosovë sundon ligjin e egërsisë dhe toleranca për të nga mekanizmat ndërkombëtar me qëllim vetëm stabilitetin afat-shkurtër me çdo kusht”.

Sigurisht, kur një gjendje e tillë reflektimi popullor të ndodhë në Kosovë, edhe qasja e ndërkombëtarëve ndaj nesh do të ndryshoj, nga qasja për “stabilitet afat-shkurtër me çdo kusht”, në një qasje njohje të ndërsjelltë të pandehjes së dinjitetit, qytetrimit dhe të drejtave socio/politike të kombeve, që kjo të arrihet, duhet pjesëmarrje popullore në politikë sa më të gjerë, në mënyrë që fati i Kosovës të mos i lihet as servilëve e militantëve, e as burokratëve ndërkombëtar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat