Përgatitja dhe ngritja e kriminelëve të rinj serb

Opinione

Përgatitja dhe ngritja e kriminelëve të rinj serb

Nga: Milazim Maraj Më: 19 tetor 2017 Në ora: 13:34
Milazim Maraj

Kosova nuk ngrit padi për gjenocid. Serbia i stimulon dhe angazhon kriminelet e stërvitur. Përgatit ushtri për krime të reja.

Gjeneralët kriminel emërohen profesor në Akademinë Ushtarake serbe. Këta Gjeneral “të aftë” do të përcjellin përvojat e tyre kriminale, për vrasjen e civilëve, pleqve,plakave dhe fëmijëve të pa aftë për luftë. Këta profesor kriminel do të edukojnë brezat e reja serbe që të jenë  sa më të pa mëshirshme ndaj viktimave. Do të u përshkruajnë sukseset e tyre në helmimin e nxënësve shqiptarë. Këta do t’u tregojnë serbëve të rijnë si i vranë ushtaret shqiptarë që shërbenin në APJ. Pastaj do të u mësojnë edhe artin e fshehjes së krimit dhe ngritjen e akuzave kriminale ndaj viktimave, më qellim të fshehjes së krimit dhe prezantimit të tmerrit që mundë të sjell kjo ushtri famë keq shqiptarëve . Ministri Aleksandër Vulin riaktivizon ekspertet e krimeve Vlladimir Llazareviq, Bozhidar Deliq, Lubisha Dikoviq.

Këta ekspert do të përgatitin kriminel të rinj. Këtyre nuk ju nevojitët morali luftarak as ligjet ndërkombëtare të luftës. Këta janë përcaktuar të mos jenë partner i NATO-s. Këta kanë çka rrëfejnë për trimëritë e tyre në Reçak kur një ushtri e tërë arreston dhe pastaj pushkaton civil  për të vetmin faj që ishin shqiptarë autokton. Do të rrëfejnë heroizmin e tipit serb për plaçkitje të shtëpive shqiptare, tallje dhe dhunime të grave të pa mbrojtura.  Do të u rrëfejnë kadetëve të rinj serb për trimëritë që treguan kur rrethonin shtëpitë shqiptare dhe i kallnin duke mos i nxjerr njerëzit nga to. Ata do të krekosën edhe më luftën që e zhvilluan në Qirez dhe Likoshan, Qyshk, Meje dhe në të gjitha vendet tjera të banuara më shqiptarë anë e kënd Kosovës, ndaj familjeve të pa armatosura.

Do të përgatitin kadetët e tyre për krime, duke marr shembullin kur një ushtri e terë më artileri, e përkrahur më aviacion ushtarak, sulmon një familje. Familjen Jasharaj në Prekaz. Do të i edukojnë më përvojën e tyre prej krimineli, që për të i quajtur familjaret në shtëpi të tyre  terrorist. Ani që ishin në shtëpinë e tyre dhe po mbronin pragun e derës së shtëpisë, nga ushtria kriminale e komanduar nga gjeneralët kriminel të shënuar më lartë. Këta sigurisht do të i mësojnë edhe për nofkat e tyre që duhej të jenë përkujtuese nga përvoja  ish kriminelit Drazha Mhajloviq ”Deda”.  Këtë nofkë e kishte  gjenerali në luftën e fundit kundër shqiptarëve civil në Kosovë.

Gjenerali kriminel tani profesori kriminel do të shpërlaj trurin e këtyre të rinjve serb për të përgatitur kriminel të rinj për lufta të ardhshme në Gadishullin Ilirik. Por sigurisht do të u shpjegojnë edhe për heroizmin e tyre në Koshare. Humbjet do të i fshehin, se pse këto humbje janë të mëdha dhe pastaj  ulin mundësinë për krekosje dhe vetëkënaqësi. Si do të shpjegohet 9 Prilli kur kjo ushtri la pas veti shokët e tyre të vrarë e të plagosur. Kur lëshoj karakollin e Koshares më arsyetimin së kanë sulmuar  NATO-s më këmbësori. Si do ta përshkruajnë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Abaz Thaqin që ende edhe sot i shohin në ëndërr. Aksionin “Fenix”. Xhokerin, Notin, 327,Bjeshkën, Kullen, Dagllasin,Karagaqin, Skifterin e shumë të tjerë. Kjo do të jetë një pjesë e rëndë për shpjegimin e tyre. Sigurisht këto nofka do të zënë vend në literaturën e tyre më te re dhe do të përdorën për të paraqitur vështirësitë e tyre por dhe për të arsyetuar  humbjet në Koshare.

Vazhdon stimulimi i krimineleve serb nga pushteti i Serbisë. Derisa institucionet tona nuk kanë ngritur padi për krimet serbe në Kosovë Serbia stimulon serbet që planifikuan, hartuan projekte dhe zbatuan gjenocid në Kosovë. Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandër Vulin arsyetohet më pyetjen:” A mendoni së   ka ndonjë Universitet në botë ku, nëse ka një mundësi  nuk iu jep gjeneralëve dhe liderëve të shquar pjesëmarrës në luftë për të ndarë përvojat e tyre?”.Këta Gjeneral që udhëhoqën luftën në Kosovë dhe për të arsyetuar humbjen e Kosovës, plaçkitën, vranë, masakruan, fshehën dhe nuk i tregojnë as sot varrezat e tyre, trafikuan organe,dhunuan gra e vajza duke i lënë të vuajnë gjithë jetën. Vranë civil të pafajshëm duke i nxjerr nga shtëpitë e tyre. Bënë gjenocid mbi popullin më të pa fajshëm dhe më të vjetër në Evropë. Shpërngulen nga shtëpitë e tyre mbi një milion shqiptarë, pa i llogaritur ata që i shpërngulën më herët, më presione të ndryshme. Gadishulli Ilirik dhe Evropa duhet të përgatitet për luftën e ardhshme që do të nisë Serbia.  Serbia po përgatitet për krime të reja më gjeneralët kriminele te  vjetër dhe më përvojë në krime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat