Zotër të shefave të djeshëm, sot janë bandat

Opinione

Zotër të shefave të djeshëm, sot janë bandat

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:58
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj

Dikur, ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj me disa shefa të tjerë, ata që organizuan bandat dhe i urdhëruan për të bërë krime monstruoze, vrasjen e kundërshtarëve politikë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë. Dhe, bandat e kryen detyrën, duke hapur shum qindra varre shqipatësh të pafajshëm. Kryeshefat i gëzuan dhe vazhdojnë t`i gëzojnë frutet e kësaj ploje të përgjakshme edhe sot. Tani, kur duhet të japin llogari banda e banditër, rolet ndryshojnë. Zotër të kryeshefave të dikurshëm, janë, pikërisht, këto banda e banditër, që imponojnë reagimin, qoftë edhe dështak, kundër Gjykatës Speciale.

Edhe pse shpresë-humbur, Hashim Thaçi, i hyri vallës së rrezikshme. Kësaj radhe zgjodhi tubimin e disa Organizatave civile, qytetare, për ta qarë hallin së bashku, për ta shpalosur marrëzinë presedenciale. Tema ishte shumë e drejtëpërdrejtë: "Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës; rreziqet dhe mundësitë!"

Shqiptarët janë mësuar me premtimet e Hashimit, fjalë e rrenë. Dhe, vetëm një herë, kur tha një të vërtetë absolute: "Gjykata Speciale është pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë, në Kosovë, çuditërisht nuk e besuan! Ky popull është mësuar t`i besojnë vetëm gënjeshtrat e Hashim presidentit! Popull mjeranë! Gjynah, mëkat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat