A janë gjykatësit dhe prokurorët në Kosovë më të rrezikshëm se terroristët? - Bota Sot
A janë gjykatësit dhe prokurorët në Kosovë më të rrezikshëm se terroristët?

Opinione

E mërkurë, 22 nëntor 2017

A janë gjykatësit dhe prokurorët në Kosovë më të rrezikshëm se terroristët?

Nga: Kreshnik Aliaj Më: 20 tetor 2017 Në ora: 16:26
Kreshnik Aliaj

Shoqërit në botë me përceptimin e tyre  intelektual, kulturor dhe etikë, mbështesin formën e të qenurit me personalitet në çdo situatë, dhe gjatë tërë jetës angazhohen që të janë më përsonalitet të qëndrueshëm në sfidat që i kanë gjatë jëtës, tek ne në Kosovë gjërat funksionojn ndryshe.

Ky funksionim ndryshe  në Kosovë konsiston në paqëndrueshmëri individuale dhe institucionale.

Gjatë tërë proceseve të rëndësishme të edukimit dhe arsimimit, që nga hapja e parë e shkollave në Kosovë, nuk kemi arritur të nxjerrim kuadro, me të cilat kuadrot e vendeve të ndryshme të botës me demokraci pluraliste mburrën në dy fusha të rëndësishme mbrojtjen e të drëjtavë dhe lirive të njëriut dhe sundimin ë ligjit.

Këto dy fusha shumë të rëndësishme në Kosovë jo vetëm që janë në sistemin fillestar të aplikimit, por sistemi dhe aplikimi është i deformuar më forca negative që të dërgon në pafundësi gabimesh, të cilat gabime janë të pariparuara dhe nuk ofrojn mundësi për rishikim.

Duke ditur se është investuar shumë në lëgjislacion dhe sundim të ligjit, ky investim ka nxjerrë në sipërfaqe potencialin e dobët intelektual i cili ka degraduar shoqërin në Kosovë në aspektin psikologjik dhe social.

Që nga viti 1999 shoqëria në Kosovë është dishmitar i shumë parregullsive, degradimeve të cilat janë të pjesës kriminale më pasoja katastrofale për shoqërin në Kosovë.

Shumë vjedhje, shantazhime, likuidime, grabitje, kontrabandime, afera korruptive institucionale, krime kibernetike, abuzime me pacient gjatë operacionit, të gjitha këto kanë rezultuar në humbjen e kredibilitetit në botë.

Sistemi gjyqsor në Kosovë i cili ka përsonel/staf që nuk ka penalizuar këto aktivitete shumë të rrezikshme në Kosovë, shpie në konkludimin se gjykatësit dhe prokurorët në Kosovë janë më të rrezikshëm se terroristët, sepse terrorizmi e ka konceptin e mbjelljes së frigës në shoqëri në faza të caktuara që ndodhë në një moment, dhe friga humb nga mendja deri në momentin kur ndodhë ndonjë akt terrorist tjetër, ndërsa tek ne në Kosovë mbjellja e frigës është që nga viti 1999, dmth është terrorizim kontinuel, dhe kjo bën dhe shpie në konkludimin se gjyqtarët  dhe prokurorët në Kosovë janë më të rrezikshëm se terroristët.

Disa raste në vitet dhe muajt e fundit:

afëra pronto,

dhoma e dëshmive,

gjëtja e materialeve të rrezikshme në Vetëvendosje,

afera pasaportave,

krimet kibernetike muajt e fundit,

sasia e madhe e drogës zbuluar muajt e fundit ,

medikamentet farmaceutike të fallsifikuara në vazhdimsi,

ushqimi i kontaminuar dhe me origjin të fallsifikuar,

abuzimi më brendet e njohura  të tekstilit armani, adidas, dhe të tjëra,

plagjiaturat e desertacionit,

dhe mbi 350 mijë lëndë të pazgjidhura penale.

Këto janë disa nga rastët që lirisht mund të konkludoj që gjykatësit dhë prokurorët në Kosovë janë më të rrezikshëm se tërroristët.

Një shoqëri që ka në sistem dukuri dhe elemente te tilla, shpie në sitem dedline.

Autori është Magjister i Biznesit Ndërkombëtar, Magjister i Menaxhmentit dhe Informatikës, Specialist Terrorizmit dhe Kundërterrorizmit

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test