Çfarë përfaqësojnë Deputetët e Anamoravës në Parlamentin e Kosovës!

Opinione

Çfarë përfaqësojnë Deputetët e Anamoravës në Parlamentin e Kosovës!

Nga: Refik Hasani Më: 25 tetor 2017 Në ora: 22:03
Refik Hasani

Sot datë 25 tetor Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën plenare, në shqyrtim të  projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.Duke e përcjellur këtë krejt jemi në pritje për miratimin e buxhetit të vitit 2018.Të gjitha legjislaturat pas luftës së vitit 1999 e këndej deputetët që kanë përfaqësuar në Legjislativ dhe Ekzekutiv nuk kanë arrit të mbrojnë, të shtrojnë dhe t’i kalojnë projektet kapitale që nuk janë në interes vetëm të Anamoravës, por jan në interes edhe të trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë, projektet kapitale, si:

Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul,

Rregullimi i Lumit Mirusha e ujerat e zeza,

Caktimi i një lokacioni për një Zonë Ekonomike,

Rruga Gjilan për Kumanovë,

Hapjen e vendkalimeve kufitare, etj.

Por, edhe investime në rrugën Gjilan-Preshevë e Gjilan-Kamenicë e Bujanoc ka mbet ajo që ishte para një gjysmë shekulli.

Ne kemi shkruar vazhdimisht  se  interes strategjik, ekonomik dhe kombëtarë është që autostrada duhet të kaloj përmes Anamoravës për detin Adriatik shqiptarë pasi Kamenica, Medvegja, Bujanoci e Presheva, Kumanova e Likova lidhen përmes Gjilanit e Anamoravës.

Deputetët e kësaj legjislature nëse nuk janë unik dhe të jen një zë pavarësisht nga cili subjekte vijnë  të bëhen bashkë duke kërkuar e këmbngulur që projektet të kalojn në buxhetin për vitin 2018, përfundimisht të parasheh dhe të fillon të ndërtohet Autostrada dhe projektet tjera të interesit kapital.

Nëse miratohet edhe ky buxhet nga Parlamenti i Kosovës në vija buxhetore nuk ndahen mjete për fillimin e Autostradës:  A  thua  çfarë përfaqësojnë Deputetët e Anamoravës në Parlamentin e Kosovës!. Në zgjedhjet e 11 qershorit e vitit 2017 është legjislatura e gjashtë  sa projekte kapitale kanë kaluar, vallë pse vetëm deputetët e këtij Rajoni nuk shtrojnë e mbrojnë çështje që kanë peshe që lidhin tri Rajone të tri shteteve.     

Urojmë që kësaj here deputetët nga Gjilani e Anamorava nëse nuk miratohen projektet në interes të këtij trekëndëshi kufitar që mundë të numëron afërsisht gjysmë milioni banorë atëherë të mos e votojnë këtë buxhet qofshin ata  të opozitës apo të pozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat