Hashimi nderon xhelatin

Opinione

Hashimi nderon xhelatin

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 16:25
Faton Mehmeti

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi u nderua  me “Urdhrin e Lirisë” nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Do të ishte krejt normale të dekorohohet dikush që vërtet e meriton një gjë të tillë. Mirëpo, të dekorosh Gramoz Ruçin, duhet të jesh ose injorant ose të përqafosh ideologjinë e  tij.

Si duket edhe njëra edhe tjera janë pjesë përbërëse, tashme dihet se si Thaçi, ashtu edhe Ruçi  janë tifozë të së majtës ekstreme, marksiste-leniniste. Para se të flasim  për “ meritat “ e Ruçit ndaj Kosovës, të ndalemi pak tek të bëmat e tija. Ruçi ka qenë  Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për  krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar.

Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne këtë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve të regjimit komunist ai u emërua Ministër i Brendshëm, megjithatë, ai e mbajti atë post vetëm për 2 muaj e gjysmë. Edhe pse pati një periudhë të shkurtër si ministër i Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë fshehjen e krimeve (varrimin anonim të viktimave)!

Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur). Ruçi kishte dhënë urdhër që të përdorën armët në protestën e Shkodrës ku pati edhe viktima. Respektivisht katër të rinjtë shkodranë që protestonin kundër regjimit ishin : Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Çeka dhe Nazmi Kryeziu.

Përkundër që të burgosurit dhe viktimat e komunizmit disa herë kanë protestuar për të vën drejtësi për këtë ngjarje , ajo asnjëherë nuk erdhi, Ruçi i veshur me petkun e politikanit, i iku pergjegjësisë dhe asnjëherëe e vërtata nuk erdhi në vend. Sa i përket Kosovës, Ruçi nuk ka dhënë asnjë kontribut për Kosovën.  Pse Hashimi nuk shpjegoi konkretisht çfarë ka bërë Ruçi për Kosovën, por vetëm sipërfaqësisht foli për te. Nuk kishte çfarë të cekte, prandaj edhe u mundua që t’i hedh sy qytetarëve. Derisa kemi president të vijës marksise-leniste, ndodhinë dhe këso veprime.

Derisa viktimat e 2 Prillit ende vuajnë nga padrejtësia, xheletat marrin tituj  e dekorata. Spiuni i Sigurimit të Shtetit, persekutori, ai që përndiqte të tjerët është dekoruar, ka marrë medalje dhe madje edhe është në podin e nderit, sepse e vërteta është varrosur dhe vendin e saj e ka zënë pavërtetësia.

Dekorimet e pavlera duhen ndaluar dhe futur në sitën e transparencës si një mundësi për t’u kuruar nga fiktiviteti, irealiteti historik sepse do i lënë vendit njollën më të zezë të faqes së historisë.

Dekorimi i fundit i Presidentit të Kosovës eshte turpi nga ku shteti duhet të kthejë vëmendjen te ai që u dekorua, në radhë të parë për të vlerësuar nëse  e meritoi dekoratën dhe kjo zgjidhet kur ka një komision shtetëror që vlerëson realisht kriteret që duhet të plotësojë një qytetar për të marrë dekorime, apo vlerësime. Me dekorimin e Ruçit, Hashimi fyu viktimat e 2 Prillit, dhe qytetarët e Kosovës të cilët janë të lënduar nga këto turpërime qe i’u bën presidenti i tyre. Duke dekoruar njerëz që edhe kanë punuar kundër shqiptarëve, respektivisht edhe kundër Kosovës. Pa harruar  se që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA  Ruçit për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Hashim, dekorata të turpit mos shpërndaj më se na bëre rezil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat