Ankthi

Opinione

Ankthi

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 08:43
Fatmir Lohja

Mjekët specialist, në ditën ndërkombëtare për Shendetin Mendorë ,të alarmuar ,i tërhoqen vëmendjen shoqerisë,  se semundja  Ankthit ka tendenca në rritje, në Shqipëri. Simptomat e sëmundjes janë; bashkëbisedim me veten,vënd e pavënd; rrahje pulsi me shpejtësi; dhimbje koke;……..Po nuk u kurua pacienti kalon në ksizofreni,psikopati,……

Që e konstatojnë epideminë e Ankthit, kanë të drejtë.Eshtë trendi i kohës të flasësh me veten, në Tiranë. Rinia,për t’u mbuluar nga kureshtja e qytetarëve, vënë kufje në vesh,kinse po flasin me telefonat satelitor.Epideminë e konstaton    në; punë;  auditoret studentore; rrugë ; autobus; rrallat e pensionit; spitale; laboratore mjeksor; komisariate policie; gjykata ;….. Të huajt, që vizitojnë atdheun tonë të dashur,flasin e qeshin me njëri-tjetri, por jo më zë të lartë.Ka mundësi , të na bëjnë karshillëk,sepse janë turist dhe hallet e  vendlindjes i kanë lënë në shtëpi. Në çakerqejfë, janë edhe të paktët shqiptar, që bëjnë pushimet jashtë . Ndryshe nga të huajt, ne flasim me zë të lartë,që ta marrin vesh vendasit se jemi shqiptar dhe po ju sjellim valutën e çmuar.

Për rekomandimin,që japin mjekët,për të bërë vizita mjeksore të shpeshta, janë të paktë ata që e vënë ujin ne zjarr.” Nuk është bindës aspak”. Pse?- lind pyetja me të drejtë. Ankthi futet tinëzisht në gjoksin dhe mendjen e pacientëve. Shkaqet janë të nakatosura  me    ekonominë dhe sociolpgjinë.Çfarë kure mund të japin mjekët në rastet e mëposhtme?

Papaunësia është stimuluesi kryesor i përhapjes së epidemisë.Puna nuk gjëndet me lehtësi. Pragmatistët këshillojnë :”Nuk gjete punë të bardhë ,futu në të zezë. Më i shkathti i bën të dyja.” Edhe kjo praktikë nuk e shëron Ankthin as tek bardhemët ,e as tek zezotë.Të parët,do të mjelen si delet në vathë,sepse qeveria e re , kërkon t’i testojë, në rresht për një, si zonjushat edhe damat,si trimoshat edhe burrat me mustak. Fatlumët janë ata që kanë mjekër.Me porosi nga lart, ata nuk do të rreshtohen  si gjithë të tjerët.Po u zbuluan se punojnë në të zezë , lirohen nga puna menjëherë.Të dytët,nuk flejnë tërë natën,sepse  bëjnë plane, si t’u fshihen “trimave” tatimor.

Ankthi nuk shërohet edhe pse mund të keshë fat të punësohesh në të bardhë, në të zezë,apo në te dy rastet.Paga minimale nuk t’i mbyll shpenzimet mujore.Taksat, që rriten çdo ditë, bukurmirë e shveshin rrogën e pakët.Pse duhet vizita tek mjeku?Ata me veshtirësi e mbyllin muajin për vete. Këto  janë arsyet objektktive e subjektive,  që mjekët  nuk kanë as kohë,e as mundësi të mendojnë për pacientët ,prandaj edhe të sëmurët  nuk u qasen mjekëve.

Ankthi ka përfshirë një lagje të tërë.Gruaja ka denoncuar burrin për dhunë në familje. Fati i keq i saj.E gjeti me lot në sy,kryetaria e shoqatës se grave beqare, e zilepsur për burrë.Me shumë energji,e ndihmoi  të bëntë  denoncim në polici. Burrin e arrestuan me shumë trimëri. Fatkeqia, që u nxitua,e paditi të shoqin që ta zbuste pak dorën dhe gojën,ndaj saj dhe për të dalë në televizor për herë të parë.E don marrokun.E ka baba të fëmijëve.I ra mënjëherë në sy, se pa trimin në shtëpi mbeti pa bukë me gjithë femijë.Burri i ngratë ka tre muaj në paraburgim. E shoqja nuk po lë zyrë pa trokitur për të tërhequr denoncimin e bërë me nxitjen  e ziliqares. Eshtë bindur,se  shumë me mirë jetohet me “përkëdheljet ” burrit  e parashikuara në të drejtën zakonore, se pa para edhe pa trimin në shtëpi.Po kërkon , sëpaku, të caktohet data e gjygjit, që ta dijë edhe  për sa kohë nuk do ta ketë qerratain në shtëpi. Për bishtnim nga kauza  të anëtarës së shoqatës, nepsqaria është nervozuar shumë.

Në  një rrugicë adrelina e gjindjes  është rritur shumë.Një banor i saj ka gjuajtur me shqelm një qen rrugaç, që e kafshoi në këmbë.E morën në paraburgim.E denoncoi shoqata e mbrojtjes së qënve rrugaçe. Argumentat  në padi janë rreshtuar me rrallë: Eshtë e papranushëm për shoqërinë të ketë qen rrugaçë. .Po të erdhën në rrugicë futi brënda me gëzim  në shtëpi! Ndërtoju kolibe! Salltanetet  e qenve t’i kryej vetëm  i zoti shtëpisë,sepse ai përgjigjet përpara ligjit! Qent qënkan qënje të gjalla.Merrkan frymë si unë  edhe ti.Nuk e dinim më përpara.Na e mësoi shoqata.Në statutin e tyre, nuk u gjend asnjë rresht i shkruar, për mbrojtjen e qytetarëve të ngratë,kur qent ,saharoshë, kafshojnë  kush t’u dalë përpara.

Në intimitet, njerëzia, mundohet   të shkëputet ngar   Ankthet. Japin e marrin me njëri –tjetrin, këshilla për veprime bashkëkohore. Disa janë të pranueshme e disa aspak.Po habiten aktualisht edhe trimat,edhe gratë.Ende nuk është konstatuar, se nga cilët fjalorë janë gjetur fjalët e ngrohta dhe të ëmbla shqipe,  që po ju thurin grave  nga mëngjezi deri në darkë. Xhentilesa është rritur edhe nga eksperienca që treguam më lart.Pa lejen e qeverisë nuk preken tjegullat e shtëpisë . Të futet uji me gjyma brënda.Të bëjë hatanë ne gjindje dhe pasuri.Ligji është ligj e nuk duhet thyer edhe pse përgjithësisht bashkiakët nuk gjinden ne zyra, ne   janë të zëne me hallet qytetareve .Me qent rrugaçë është më lehtë praktika. Vriten  natën,si dikur, meqë  shoqata është në gjumë.

Ka edhe këshilla që nuk përkrahën nga shoqëria.Po nuk pate para, vër  thesin mbi supe dhe një maskë në fytyrë, dhe  dil tërë natën e vidh,që t’u sigurosh bukën fëmijëvë në mëngjez .Zhan Van Zhani këtë eksperine e ka praktikuar përpara  200 viteve. Mos  pagimin e  takasave,se përpara zgjedhjeve del amnistia e përhërshme. Merr një teser partie. Përgatitu që për tetë vite të bëhesh me para,në të bardhë, e për tetë vitet më pas  të punosh në të zezë. Me të shkathtët, i kanë teserat me sira, në sirtar. Me mbarimin e zgjedhjeve,rinovojne teseren  tek fitimtarët.Me leje e pa leje,bleje një armë ,që ta keshë në shtëpi,si profilaksi   kundra  Ankthit dhe  hajdutëve si  të natës dhe të ditës.

Këshilla, krejt të papruneshme,që janë rënda edhe për shoqërinë,jepen me  zë të ulët. Mbill drogë ku ta zësh një copë tokë! Merru me kontrabantë sa te mundesh,me kushtin e vetëm të jeshë striktit në pagesat  pushtetarëve.Po shkoi aroma, e këtyre dy bëmave, në pallatin e drejtësisë,eksperinca ka treguar ,se do të shpenzosh shumë e shumë para e kohë,për t’u rikthyer tek vëndi i punes.

Me argumentët e mësipër ,besoj se u bindet, që  mjekët nuk mund ta kurojnë Ankthin. Ata, me punën e tyre,sipas betimit të Hipokratit,të mjekojnë ksizofrenët e psikopatët,ku  shoqëria nuk u bën më  derman.

Ankthi kombëtarë nuk mund të kurohet me ca donator zëmërgjërë,me emisionet investitagiv,që e njerrin realitetin cullak në ekran.Të dy palët duhet  të falenderohen për mirësinë e tyre.

Thuhet,nën zë, se ankthin mund ta shëroj Zeusi me viganët.Ata janë  larg,tepër larg . Këshilltarët ende nuk i kanë çuar fjalë për shqetësimin e psikiatërve ,që sovranin e ka kapur epidemia e Ankthit.

Ne shqiptarët, përveç se trima , jemi praktikë.Dikur e një kohë,muaji tetor ka qënë kushtuar letërsisë. Bëheshin konkurse letrare. Njiheshin lexuesit  me shkrimtarët. Me ardhjen e demokracisë, tetori është kthyer në muajin për aplikimet e llotariasë Amerikane.  Qindra mijëra shqiptar, për t’u shkëputur nga Ankthi ,po aplikojnë për llotarinë. Shohin ëndërra me sy hapur, deri verën e ardhshme. Janë ngritur arramarra per te vajtur  në Amerike.Për të rritur probalitetin e fitimit, çdo anëtarë i shtëpisë aplikon për llogari te tij. Do Perendia na ndihmon aleati strategjik!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat