Zgjohuni, ta shpëtojmë Shqipërinë!

Opinione

Zgjohuni, ta shpëtojmë Shqipërinë!

Nga: Aurel Dasareti Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 06:20
ilustrim

Trojet shqiptare sundohen nga klanet mafioze antikombëtare e jo ligji që nuk funksionon. Përsëri dhe përsëri Shqipëria (dhe Kosova) shfaqet si një vend i sunduar nga budallenjtë, me budallenj në pozita udhëheqëse dhe ku budallenjtë merren seriozisht. A nuk ka askush në pozitë që guxon të thotë se mjaft është e mjaft? Durimit tonë është duke i ardhur fundi.

Nëse dikush ka probleme fizike dhe mendore, apo vështirësi në mësim, të cilat e pengojnë për të vazhduar shkollimin shtesë, llafi vjen, kryerjen e plotë të shkollës fillore, atëherë ka mundësi ta kthejë ëndrrën në realitet duke u regjistruar në kurset e ashtuquajtura “Arsimimi për të rriturit”. Kjo është e nevojshme sidomos për qeveritarët dhe “politikanët” shqipfolës. Kur këta “fëmijë të rritur” takohen me autoritetet e vendeve fqinj, kinse për të mbrojtur interesat e Vendit dhe Kombit, heshtin ndaj krimeve barbare të qeverive naziste/terroriste kundër shqiptarëve, apo zhurma e zërave të tyre nuk u ngjanë burrave por qarjes së kalamajve ose murmurimës së minjve.

Çdo zyrtar shtetëror ka përgjegjësi për veprim apo për mosveprim, përndryshe duhet të dënohet penalisht.

***

Para nesh ka shumë punë dhe probleme të pazgjidhura. Ka shumë fyerje reciproke të drejtpërdrejta dhe ofendime përmes mediave. Më e keqja në të gjitha ato është se gjithkush mendon se vetëm ai ka të drejtë. Për fat të keq, një situatë e tillë nuk çon në asgjë, dhe ne të gjithë duhet të jemi gati të kalojmë përmes disa gjërave për qëllimin e Unitetit Kombëtar. Gabimi më i madh është krijimi i një organizate apo partie politike që varet nga individët. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të jemi në këtë botë për një kohë të gjatë dhe se të gjithë duhet të punojmë së bashku që të arrihet qëllimi final. Ribashkimi i trojeve.

Ne duhet t'i zëvendësojmë të gjithë të ashtuquajturit “politikanë”. Ne kemi nevojë për politikanë të vërtetë që janë atdhetarë të fortë, ekspertë të veprimeve, objektivë, të mençur, kanë kuptim të shëndetshëm dhe e njohin historinë. Kjo është, në kundërshtim me atë që politikanët tanë janë: kriminelë gjithëpërfshirës, tradhtarë antikombëtarë, të paralizuar në veprime, konflikt-shkaktues, qëndrim lëshues dhe memec ndaj të huajve dashakeq, budallenj kokëtrashë, dhe ata padyshim urrejnë shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën, trojet tjera, kulturën tonë dhe vlerat tona.

Politikanët tanë përveç krimeve tjera, kanë shkaktuar ikjen e gjithë rinisë (mashkullore) ashtu që në mungesë të tyre vajzat tona martohen me pleqtë serb dhe bullgar të FYROM-it, kanë shkatërruar vendin tonë dhe kanë zvogëluar cilësinë e jetës për qytetarët tanë.

***

Sa i përket Kosovës, fati i saj edhe më tutje i lihet mafies prej më të pistave, rregullat e lojës të së cilës janë të njohura mirë për qytetarët. Çdo mos-disiplinë, dhe sidomos çdo kundërshtim ndaj interesave të mafies, ju vë në një listë të fshehtë për likuidim që përjashton të drejtën për ndonjë falje. Qeveria e kukullave, që përveç  tjerash rregullisht ka likuiduar kundërshtarët politik apo apolitik (gazetarët e ndershëm), ka çuar në humbjen e sovranitetit, identitetit dhe një pjese të madhe të territorit në favor të okupatorit.

***

Sajuesit dhe trilluesit e propagandave (nga hoxhallarë, priftërinj ortodoks etj) sidomos kundër Skënderbeut, përpiqen të përçajnë Kombin shqiptar dhe shpërbërjen e Shqipërisë. Kur kriminelët bëhen të guximshëm, kjo është për shkak se policia bëhet më e dobët.

***

Sundimtarët shqipfolës janë fajtorët kryesor të krimeve kundër pavarësisë dhe sigurisë së shtetit.

Kushdo që në mënyrë të paligjshme përpiqet të shkaktojë ose të kontribuoj që Shqipëria, Kosova ose ndonjë pjesë e vendit (trojeve të okupuara) të vihet nën sundimin e huaj ose të përfshihet në një shtet tjetër, ose të shkëpusë ndonjë pjesë të Vendit, duhet të dënohet më së paku me burgim të përjetshëm.

Tradhtia Kombëtare, shkelja e pavarësisë së shtetit dhe siguria duke e ekspozuar atë në rrezik në raport me vendet e tjera.

***

Armiku është në radhët tona. Çfarë ndihme me jelekë kundra-plumb nëse të shtënat vijnë nga brenda? Revanshi dhe kaosi janë ato për të cilat synojnë. Pa një mendim të vetëm të pasojave.

Qëllimi im (dhe jo vetëm i imi) është të kontribuoj në ndryshimin e situatës dhe bashkimin e  shqiptarëve. Unë do të punoj në atë sa më shumë që mundem.

Motoja e profesionit, natyrës dhe edukatës time është: "Detyra, Nderi, Atdheu". Unë nuk gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.

Paralajmërim tradhtarëve: Ju kriminelë! Ka kaluar koha juaj. Ju nuk jeni aq të paprekshëm dhe të fortë siç kemi lejuar të mendoni dhe veproni deri tani. Ikni vullnetarisht. Mos i kundërvihuni atyre që do t`u mbizotërojnë sepse ua shtoni mllefin. Veza nuk duhet të grindet me gurin.

***

Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria na takon neve, vetëm neve, dhe ne i përkasim Shqipërisë. Të gjitha trojet shqiptare janë shtëpitë tona. Nuk kemi asnjë tjetër. Arsyet pse e vendosim Shqipërinë kaq lart, shkojnë përtej aftësisë për të shpjeguar ose justifikuar dashurinë tonë. Ka të bëjë me gjenealogjinë, gjuhën, kulturën, historinë, shpresën dhe dashurinë e përbashkët. Bëhet fjalë për zakonet dhe momentet e mbushura me dhimbje ose pasion. Ka të bëjë me përvojat frymëzuese të pajtimit dhe premtimin për një të ardhme të përbashkët si komb i ribashkuar. Peizazhet dhe ngjarjet e zakonshme janë të një rëndësie të veçantë për ne, por jo për të tjerët. Shtëpia është një vend ku ne jemi të njohur me gjërat dhe ku rinjihemi, pavarësisht se sa gjatë kemi qenë larg saj. Kjo është Shqipëria e vërtetë, evropiane, qytetërimi ynë i çmuar dhe i pazëvendësueshëm. 

Autori është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat