Drejtorët e rinjë po flenë mbi korrupsion e vjetër

Opinione

Drejtorët e rinjë po flenë mbi korrupsion e vjetër

Nga: Ilir Vata Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:50
Ilir Vata

Lufta kundër korrupsionit një fenomen që fshihet pas reformës në drejtësi me pretendimin se është drejtësia shkaktari i mos nisjes së kësaj lufte dhe goditjes së gangrenës institucionale që është korrupsioni.

Ndonse, KLSH ka raportuar qindra raste, pak janë ndjekur penalish apo kanë dhënë llogari pra drejtësisë dhe institucionet antikorrupsion janë inegzistente dhe parazitojnë mbi buxhetin e shtetit, duke heshtur për luftën kundër korrupsionit sepse drejtuesit e rinjw heshtin.

Drejtuesit e rinjë të ardhur në krye të institucioneve kanë preferuar të ngrohin kolltukun e dhe të “flenë” mbi korrupsionin e vjetër, sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe kjo kuptohet se të jesh i korruptuar në adminitratë shtetrore jo vetëm është e zakonshme, por është kthyer në stil mode!!

Në fakt drejtësia glon nga padrejtësia dhe është e zhytur në korrupsion, por kjo nuk do të thotë se është vetëm drejtësia që është lidhur me korrupsionin, sepse gjeneza që buronë korrupsioni është vetë politika dhe për llogjikë dhe administrate është produkt i saj.

Dje u shfajsoni se janë ata të kësaj partie që janë të korruptuar sot vazhdojnë të akuzojnë atë tjetrën, në fakt fenomeni i korrupsioni ka prekur çdo qelizë të shteti dhe më e keqja drejtuesit e rinjë duke ndenjtur në heshtje, bëhen palë mike me korrupsioni dhe lwnë dyshime se korrupsioni do të vazhdojë.

Korrupsioni është një rrezik i madh për parat e buxhetit të shtetitm, pra i parave të qytetarëve është një sëmundje që deformon shtetin, vetë të drejtën, madje është një gangrene që prek konturet e garancisë juridike dhe vetë demokracinë, një tenjë që grruen çdo vlerë të mirë në rapor me të drejtën dhe meritokracinë në drejtimin dhe administrimin publik.

Edhe sa kemi tashmë një forcë politike që drejton e vetme, ndryshe nga më parë ku të korruptuarit nuk ishin të kësaj force, por të asaj force tjetër, një gjë tashmë është e sigurtë se drejtuesit e rinjë po flenë mbi korrupsionin e vjetër shkaktuar në institucionet shtetrore.

Edhe se kanë kaluar disa muaj që shumë institucione drejtohen nga drejtues të rinjë ende nuk është shënuar një rast ku ti kërkohëj KLSH, apo institicioneve të tjera për të verifikuar ligjshmërinë në raport me korrupsioni apo siç thuhet rëndom për ta zbardhur në zero institucioni.

Kjo heshtje vret më shumë se sa vetë korrupsioni sepse ende nuk ka një vullnet të plotë politikë për ta nisur betejën me korrupsioni, por preferojnë tëp resin Vetingun në drejtësi, madje të mbarojë gjithë procesi i reformës në drejtësi dhe pas disa vitesh mundet të niset lufta lundër korrupsionit.

Nuk kanë asnjë efek reformat e mëdha, nëse lufta kundër korrupsioni nuk nis në çdo institucion, në çdo zyrë në cdo lagje ne çdo vend nga vetë shteti, nga të gjithë njerwzit duke denoncuar, pra korrupsionit duhet t’i shpallet luftë nga qeveria e re sepse nesër do të jetë vonë.

Broçkullat se do kapen peshq të medhenjë, të vegjël, ciranka, llomotitje në media, histori me amerikanë dhe pllavra që qarkullojnë lartë e poshte vetëm se e bwjnë korrupsionin të jetë edhe më aktiv se më parë, madje jo vetëm se parandalojnë por krijojnë bindje se kjo luftë as ska nisur as nuk do nis deri sa drejtuesit e rinjë flenë mbi korrupsionin e vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat