Humor plazhi

Opinione

Humor plazhi

Nga: Fatmir Lohja Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 09:15
Fatmir Lohja

Po qëndroja nën hijen e çadrës duke lexuar gazetat ditore.Më afrohet një mik i vjetër.Ulet përbri meje ,në shezllong.

Ai,- mi jep gazetat t’u hell një sy?

Unë,- kujtova se u ule për të bërë ndonjë muhabet.

Ai,- për çfarë të bisedojmë në  këtë vapë të tmerrshme,të kësaj vere?

Une,-  ti e di se pushimet kam qejfë t’I kaloj me humor.

Ai,-  “Ka thanë shkodrani,se me lanë duhanin dhe Shqipninë,nuk është vonë kurre."- më kapi pa përgatitur.Kam qeshur me të madhe,se ju terhoqa vemendjen edhe plazhistëve përrreth.Edhe qeshja edhe më therte diku në gji.

Unë,pasi e mora veten bukurmirë,  -Vrau njeri gruan .- Pse e vrave gruan 30 vjet pas marteses?- e pyet prokurori.
- Nga mukajeti, jot so, jo nesër,dje i erdhi dita,- pergjigjet autori me qetësi olimpike..

Ai, -Nje lypes i drejtohet plazhistit.

- Zoteri me fal ndonjë lek se kam tre dite pa ngrënë.

-Me hangër me zor!- i pergjigjet plazhisti.

-Kam tre dite pa ngrënë se nuk kam para dhe jo se jam sëmurë,- e sqaron lypesi.

Unë, -Peshkaqenët krokodil nuk u afrohen shqiptarëve.I kanë frikë, sepse e dinë që janë më të uritur se ata.

Ai,- e si na njohin ne trimoshat?

Une,- kollaj fare.Ne flasim me zë të lartë.Ka edhe  të tjera e të  tjera  yçkla që dallohemi  lehtësisht prej 100 metër larg.

Ai,- Meduzat (kandilët e detit në shqip)kanë çuar fjjalë  se nuk vinë me në gjirin e Shëngjinit.Kanë frikë se i hanë  kinezët,që po orvaten   të marrin portin e Shëngjinit me konçension.Këtë lajm e kanë shpërndarë peshkaqënët tigër.

Unë,,- Grekërit,zyrtarisht, kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB dhe të Parlamentit Europian,me këtë temë: “Pse peshkaqenët tigër nuk I hanë shqiptarët por vetëm grekërit.Nëse komuniteti ndërkombetar nuk merr masa për këtë shqetësim helenik,greqia do të bëjë hatanë. Minimalja e minimaleve do të jetë vendosja e vetos,për të bllokuar integrimin e shqiptarëve në Europë.

Ai, - një kulim, në OKB, na  paska thënë një fjalë.” Ju grekërit  çfarë keni me shqiptarët?Historia tregon,,sa herë ju kanë kapë me thupër Turqit,keni shkuar dhe jeni qarravitur për ndihmë tek shqiptarët..

Unë, - ballkanas ka qënë ky trimoshi?

Ai, - nuk e fiksova mirë nëse  ishte  i kuq,a  zi,apo  i verdhë, Televizori ,këtu në plazhë , merr me miza dhe  bardhë e zi.Një gjë ta them të sigurtë, diplomati vetëm   I bardhë nuk ishte.

Unë, - e  more vesh se me diplomatin, në fjalë, është nxehur një ministër ushtarak grek?

Ai, - jo.

Unë,-  ka dhënë urdhër qe forcat ushtrake greke të bëjnë  një stërvitje madhështore në kufirin tokësor shqiptar, për të treguar forcën e helënve përballë arvanitasve.

Ai,-  mesa di unë peshkaqënët jetojnë në detë e jo në pyje.

Unë, -një anije e jona, e ruajtjes se kufirit bregdetar,në kuadrin e operacioneve të Natos, së bashku me aletatët, po ruajnë detin Egje nga klandestinët.

Ai,- e çfarë do me thënë ti  me këtë fakt.

Unë,- sa ruajnë detin e Egje,më mirë,  sëbashku, të kthehen në Jon e Adriatik e të bëjnë zap peshkaqënët tigër.Ne shqiptarët shquhemi për ndërhyrje.I bindim peshkaqënët tigër,të mos i hanë helenët,se mitikisht jemi komshi.

Ai,- thonë se ai ministri është arvanitas.

Unë,- nuk është e konfirmuar,por unë e besoj.

Ai,- e pse e beson?

Unë,- edhe ai,si kacagjelucët tanë,i jep gjoksit përpara kur bën deklarata në media.

Ai,- a e di se e ke mirë?Po turqit ai i ke llogaritur në këtë arsyetim?

Unë,- turqit janë duke u marrë me puçin e shtetit,Kanë arrestuar 50 mijë intelektualë,kanë pushuar  nga puna 150 mijë mjeranë. Ku kanë kohë të merren me arrnautët?

Ai,- sulltanati Turk, i ka dërguar një ferman qeverisë sonë ,ku kërkon që ne të shkatërrojmë organizatën FEDO-s, në Shqipëri, se grekërit i kanë merak vetë.

Unë,-  a e beson ti këtë?

Ai,- çfarë ka këtu për të mos u besuar?Erdhi burri i botës me tajare nga Turqia e në mes të Tiranes e bëri deklaratën.

Unë,- fatkeqësisht e pashë atë kronike televiziv

Ai,- pse po e quan fatkeqësi .A e ke marrë vesh se po organizohet Jugosllavi.

Unë,- Luj vendit e mos na thuaj përralla me mbret!Jugosllavia është bërë cop- copë me luftra absurde.

Ai,-  e di që je ekonomost i vjetër.Nuk  e ke harruar që në vitet 1947-1949 shteti ynë i ndritur socialist bashkoi doganat me Jugosllavinë.

Unë,- hataja është bërë në ato vite.Na rrëmbyen luksin e na sollen zhumile.

Ai,- e si e shpjegon ti këtë ?

Unë,- ekonomia ka huqet e veta. Kërkon barazi në treg.

Ai,-Ku ka më mirë?  Pa dogana,si tregu Europian sot.

Unë,-  një shtet përpara se të heqë doganat duhet ta llogarisë mirë se çfarë i afron tregut të jashtëm dhe sa fuqi blerëse kanë qytetarët e tij.

Ai,- nuk e kuptoj.

Unë,-për këto dy arsye,ende edhe sot, nuk janë hequr doganat midis Kosovës dhe Shqipërisë.Pagat e administratës sonë shtetërore janë sa gjysma e nepunësve kosovar.Çmimet e tregut kosovar janë sa gjysma e çmimeve në tregun tonë.Shqiptarë jemi në të dy anët e kufirit.Ta fillojmë  si Komunitetit Europian pa dogana.Dakort jam.Edhe po pati teprica në njërin krah,brënda shqiptareve mbesin paratë. Më vonë do të vijë edhe ekuilibri i tregut. Beogradi është larg. Praktikat pozitive, nga të dy shtetet, më vonë, mund të shtrihen ngadalë me Malin  e Zi, me Maqedoninë, i ku ka presencë të madhe shqiptare.

Ai,-  këtij arsyetimi i vjen era nacionalizëm.

Unë, -nuk ka më mirë, kur  një qeveri mbron interesat e bashkombësve te vet.Kjo është detyra e çdo qeverie.Amerika e para, deklarojnë amerikanët  tërë ditën edhe sot.Po të tregoj një të vjetër.” Lektori, që mbajti diskutimin kryesor, për vëllazërimin në mos kombeve, pa mbaruar samiti,u zu me grushta me një komshi, sepse ai i përçmoi kombësinë.

Ai,- po me tepsinë dhe timonin e vetëm.çfarë do të bëhet?

Unë,- tani, merr e lexo gazetat e ke me qertë tek ato! Po futem në ujë të  freskohem.

Në detë, po notoja ne krol, i bindur se ne shqiptarët pa politikë edhe në pushime nuk mund të arsyetojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat