Kryeministri Rama duhet ta shkarkojnë Bushatin për pazotësi diplomatike

Opinione

Kryeministri Rama duhet ta shkarkojnë Bushatin për pazotësi diplomatike

Nga: Arben Llalla Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 16:39
Arben Llalla

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet ta shkarkojë ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushatin për pa aftësi në bisedimet diplomatike. Marrëdhëniet greko-shqiptare pas dhjetëra takimesh midis Nikos Kotzias e Ditmir Bushatin nuk kanë njohur asnjë përparim, por më shumë kanë treguar se sa herë që takohen këta të dy forcohen marrëdhëniet njerëzore personale, ku jetësohet droja për rrjedhje informacioni të sekreteve diplomatike nga ana e Bushatit. Ministri i Greqisë Kotzias, i cili është një profesor në marrëdhëniet diplomatike ka shprehur dëshirën dhe për ndërrimin e emrit të ministrit tonë nga Ditmir në Dhimitris. Kjo është njëra nga metodat e njohura greke për tjetërsimin e emrave të shqiptarëve, por edhe të matjes së pulsit njerëzor të karakterit të dobët apo të fortë. Dhënia e aeroplanit të qeverisë së Greqisë për Ditmir Bushatin për të ardhur në Tiranë tregon aspektin e servilizmit nga ana e përfaqësuesve tanë në takimin e Kretës.

Nuk Rama dihet nëse vetë do të kishte pranuar të vinte me aeroplanin e qeverisë së Greqisë, nëse do të ishte në vendin e Bushatit. Në Kretë Ditmir Bushati ishte me ekipin e tij për bisedime të rëndësishme, por nga fotografitë e siguruara nga paparacët grekë tregohet se ditët e shtunë-dielë, ata kanë qenë në shëtitje turistike, duke ja hedhur valles, kanë marrë një sini me dhurata dhe si i thinë fjalës kanë bërë një dorë qejf. I gjithë opinioni shqiptar dhe grek, teksa ishte i fokusuar se diçka po bisedohet për mirë midis dy vendeve, zbuloi që Bushati me Dralon ja kishin nisur eskursionit turistik mbi tokë e nën tokë, ndërsa Nikos Kotzias me ekipin e tij enigmatik punon nëpër zyra dosjet që do t’ua dorëzonte palës shqiptare. Këto gjëra që duken të vogla, në aspektin e gjuhës diplomatike dhe kursit të diplomacisë së plepave na çojnë të mendojmë që Ditmir Bushati ka rënë pre e ndjenjave të sinqerta njerëzore, pra ai është i dobët si diplomat.

Ditën e shtunë në Kretë ndodhi një tragjedi në një familje shqiptare, ku një greke narkomane vrau me thikë një emigrant shqiptar dhe vetëm 25 kilometra larg vendngjarjes ndodhej Bushati me shuprën e tij. Por, ministri turistik nuk e pa të arsyeshme të shkonte pranë familjes së emigrantit që i ndodhi gjëma. Sipas nenit 8 të Kushtetutës përcaktohet qartë përkujdesja e shtetit shqiptar për njerëzit me kombësi shqiptare që jetojnë jashtë vendit.

Prandaj, nuk do të ishte ndonjë tragjedi kushedi se çhë që Rama në kohën e duhur ta detyrojë delfinin e tij të japë dorëheqjen si ministër i jashtëm. Tek e fundit Ministria e Jashtme nuk duhet të jetë vendpune apo për bursa falas për fëmijët e diplomatëve tanë, qoftë edhe për vetë ministrin. Rama nuk duhet të harrojë që një fjalë e urtë popullore thotë: “Pula duhet t’i ruajë zoçkat pa ia kapur skifteri, se nëse ja kap as puplat nuk do t’ua gjej më”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat