Ramush Haradinaj apo Livadh politika

Opinione

Ramush Haradinaj apo Livadh politika

Nga: Haki Bunjaku Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 07:04
Haki Bunjaku

Mjer ne kënd kemi në krye të Ekzekutivit,që qysh ka filluar me zëvendës ministra e zëvendës të zëvendësve,mund të harxhohen krejt shqiptarët e kosovës,se pak banorë jemi e nuk plotësohen vendet.Po,më mirë i bie sikur ta rrokin këngën e Hajredin Pashës e deri sa ti bie në fund,mbase i këthjellet mendja e nuk bëhemi krejt horë.

A ka bre kush i knon në vesh?!-Që t`ia ndërpresin livadh politikën.

A duhet të paguhen gjithë ata badihavxhi e me buxhetin e kujt?

Sa nuk i ka ulur në skemli atë kope zëvendës ministrash,është mirë dhe e nevojshme Ramushit me ia rreh teneqën e shpëtojmë prej kësaj segëlltie.A bëhet që mastrafin ta heç Beogradi,mbasi në këte post Ramushin e vendosën sërbët (lista sërbe).

Prandaj ne nuk po na hyn në punë e më mirë le të shkojë se kërkund nuk i ka këmbët në tokë buke.

Nëse Ekzekutivi e ministrat nuk kanë ligj,ku të shkojnë për peri,leta lusin Demir Kovaçin ja Zorkën e Gjilanit që t`ua përpilojnë ligjet e pastaj rregullohet gjysma e punës.

Se për me u rregullue krejt puna,duhet të shkarkohet Ramushi,që të mos i fryej më tutje filikaçës.

Leta marrin me vete Lista sërbe,se mundet në Beograd me ju hy në punë,bile si tollmeç se sërbishtën po e thejke krejt!

Na as se kemi zgjedh dhe as që na vyen,po kështu qysh po sillet në konop të gjatë,gjë dreqit si vyen!

Ik Rambo me faqe të galme,sa nuk tu kanë lëshue thëmijtë e shehrit me gurë e praçka,se as ata nuk e durojnë zullumin.

Ky me pasë moral politik ikë pa kapuç e nuk bëhet hora e dheut.

Sa ministra i ka krejt kyfarë rrokoteli,se për zëvendësa po flitet numri 50?

Po përvete a ka propozue noj zëvendës?Është mirë ta propozoi zëvendësin e vet,kështu që kur të shkojë Ramushi,mbetet zëvendësi se edhe ai nuk është më hakaret se ky.

Po këta diplomatët e akredituar në Prishtinë a nuk i shohin këto manire,apo janë fjetur?

Qysh po na ikin punët prej dore,nuk ka dreq që na çet në udhë.Kur gabon me çykën e kastit nuk mundet kush me të përmirësue.

O Ramush,më rënd të vijnë gabimet sesa pesha e trupit,po ik që të mos sharrosh më thell e të mos ngarkohesh më rënd!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat