Hoxha i madh i Pejës: Të lutesh serbisht e arabisht nuk është haram, por të lutesh shqip të djeg zjarri i xhehnemit!

Opinione

Hoxha i madh i Pejës: Të lutesh serbisht e arabisht nuk është haram, por të lutesh shqip të djeg zjarri i xhehnemit!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 15:37
Gani Mehmetaj

Presioni për shkombëtarizim nuk pushoi asnjëherë. Hoxhallarët të paguar nga Serbia  nxisnin shqiptarët besimtarë e të pa tru, të deklaroheshin të kombit myslimanë, komb surrogat sllavë, që flisnin serbisht, faleshin arabisht e mendonin marrëzisht, sikurse u deklaruan boshnjakët.

Ishte kjo shpikje e Beogradit, që boshnjakëve u kushtoi mbi njëqind mijë të vrarë në luftën e Bosnjës. Shqiptarëve të qenit myslimanë nga viti 1878 deri me 1945 u kushtoi mbi një milion të vrarë e disa milion të dëbuar në Turqi.

Kur nisën të këndellën nga kjo fatkeqësi e të deklaroheshin shqiptarë, prapë nisi sulmi i islamit agresiv, fryt i bashkëpunimit të Jugosllavisë me shtetet arabe.    

Nga kujtimet e rinisë së hershme po e nxjerrë këtë fragment para regjistrimit të popullatës me 1971:

"Hoxha i Madh i Vitomiricës së Pejës predikonte: “Të lutesh e të predikosh shqip është haram, të djeg zjarri i xhehnemit, shqipja është gjuhë kauri e laneti”. Prandaj hoxha sllav pa komb, pa fe e pa atdhe, kurrë nuk lutej shqip: serbishtja dhe arabishtja ishin gjuha e tij e predikimit e lutjeve në xhami. As në rrugë kurrë nuk e foli asnjë fjalë shqip.  
Shqiptarët e shkretë e të pa tru ia hapnin sytë dy orë në xhami, ndërsa nuk ia kuptonin asnjë fjalë serbisht, as arabisht, por kur dilnin nga xhamia shpërthenin në entuziazëm të marrësh: 

“S’ka me Hoxhën e Madh të Vitomiricës së Pejës!”

Gani Mehmetaj: Shpërfytyrimi i islamit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat