Hoxha ishte sllav nga Serbia

Opinione

Hoxha ishte sllav nga Serbia

Nga: Gani Mehmetaj Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 13:48
Gani Mehmetaj

Pas botimit të shkrimit “Hoxha i madh i Pejës: Të lutesh serbisht e arabisht nuk është haram, por të lutesh shqip të djeg zjarri i xhehnemit!”, disa ma kërkojnë t’ia bëjë publik emrin. Hoxhës nuk ia dinim emrin as atëherë, nuk ia di emrin as sot.

Para disa muajsh kur e bëja gati librin “Shpërfytyrimi i islamit” shkova në Pejë dhe i pyeta disa bashkëmoshatarë të mi, i pyeta edhe disa më të vjetër, madje kolegu im nga Radio Prishtina po ashtu ia mbante mend vetëm emrin Hoxha i madh, por jo më shumë. Askush nuk i dinte a pati emër të vërtet.

E di që ka qenë sllav, me duket nga Serbia, por që BIK-u i Pejës i bënte reklamë të madhe në vitin 1970-71, duke e quajtur hoxhë të dijshëm e evlia.

- Çka tha, e pata pyetur kushëririn tim të moçëm me ironi, pasi doli nga xhamia e me tregonte për te, sepse e dija që i afërmi im pos shqipes nuk e dinte asnjë gjuhë tjetër.

-Çka tha nuk e di, por rrastë e tha, - mu përgjigj me mburrje, i gatshëm të zihej me mua, në mbrojtje të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat