Arban Abrashi, zgjedhja më e mirë për Prishtinën

Opinione

Arban Abrashi, zgjedhja më e mirë për Prishtinën

Nga: Flamur Beqiri Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 21:56
Arbran Abrashi

Qytetarë të nderuar, të dielen, ditë zgjedhjesh, të gjithë ne duhet të bëjmë dallimin në mes të gënjeshtrës dhe të vertetës, në mes të arsyetimit dhe të arsyeshmes, në mes të dembelisë dhe vullnetit për punë, në mes të shkatërrimit dhe ndërtimit, në mes të minimalizimit të politikës në nivel kiflesh dhe politikës zhvillimore, në mes të demagogjisë dhe të realizueshmës, në mes të hipokrizisë dhe virtyteve reale,në mes të arrogancës e dhunës dhe qytetarisë e civilizimit,në mes të mohuesve të shtetit dhe institucionalizmit e shumë dallime të tjera të cilat ndikojnë drejtpëdrejt në jetën e qytetarit.

Arbani me ekipin e tij garanton përmirësimin e kushteve për një jetë më të mirë të të gjithë banorëve të komunës së Prishtinës pa dallim, si atyre në:Prugofc, Barilevë, Besi, Vranidoll, Tenezdoll, Rimanishtë, Sharban, Trudë e Lebanë dhe si atyre në Dardani, Lakrishtë, Qendër, Arbëri, Emshir, Tophane, Breg të Diellit e Kodër të Trimave dhe lagje tjera të qytetit. Prishtina nuk ka kohë e për eksperimente!

Ndryshimi në komunën e Prishtinës nuk është një luks, as thjesht dëshirë individësh, por është themelor dhe jetik për ta shpëtuar Prishtinën nga ky grup ngucakeqësh! Me këtë rast unë kërkoj nga ju të mbështesni z. Arban Abrashi për Kryetar të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat