‘Buzëqeshja depresive’ e Shaqir Totajt

Opinione

‘Buzëqeshja depresive’ e Shaqir Totajt

Nga: Kimete Berisha Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 23:02
Kimete Berisha

U mundova hakikat, por nuk pata sukses ta gjej një fotografi të vetme të Shaqir Totës ku ky nuk i dhesh dhëmbët, vesh më vesh.

Shaqir Totaj kurrë nuk pushon së buzëqeshuri dhe e prolongon buzëqeshjen deri në ‘përjetësi’, edhe atëherë kur puna është me ‘qajt’, ai ia grah në të veten, ‘buzëqesh’.

Që nuk është normale me buzëqesh non-stop kurrë pa pushu, e kam ditë edhe vet;
që ‘maska e buzëqeshjes’ vishet në raste kur njeriu ka për të shitur diçka apo për ta mashtruar dikë, edhe këtë e kam ditur, por që ekziston termi ‘buzëqeshja depresive’ këtë e mësova sonte.

Kur njeriu qesh me gojë por zemrën e ka pleh; kur buzëqeshjen e ka të ngrohtë, por mendimet i ka ftohta. Kur buzëqeshja fasadë e fsheh pikëllimin e madh.

‘Buzëqeshja depresive’ duhet të shërohet. Thuajini njeriut le ta mbyll gojën se nuk e gjen gjë nëse rri serioz me gojë të mbyllur, se s’është turp mos me buzëqesh; bindeni, hiqjani frikën se nuk është rrezik mos me buzëqesh; se njeri i mirë nuk dukesh kur buzëqesh non-stop, por dukesh budalla, avdall.

Të kish qenë farë ‘bukuroshi’, thotë njeri, hajt po buzëqesh naj djalë i ri, ai tipi i Kara Sevdas për shembull, që po u tranojshin femrat mbas tij (unë me vonesë, tek duhet të kyçem në këtë treni), diçka interesant, ama, ky fytyrën rrumbullakë si hana e plotë, floktë e ngjyme në bojë krype, po të tutë, sepse po buzëqesh prej tute, dhe buzëqeshja e prolonguar dhe artificiale po e çoroditë edhe më shumë.

Këtu ne jemi tubuar momentalisht një grup që po e studiojmë ‘buzëqeshjen depresive’ të Shaqir Totajt.

Të gjitha simptomet flasin se Shaqir Totaj vërtetë ka nevojë për ndihmë profesionale e jo për përkrahje popullore.

Më së pari, Shaqiri ka nevojë ta lirojë fytyrën e tij nga ‘maska e qeshur’ dhe të ballafaqohet me trishtimin e tij.

Sepse, askush në botë, as fëmiu më i lumtur në botë, nuk ka arsye konstante për të buzëqeshur kurrë pa pushuar.

Ky garant edhe në gjumë buzëqesh (nëse e merr gjumi prej tute), s’guxon as në gjumë m’u shliru me flejt si qytetar i lirë, nga buzëqeshja  ????.

S’është për të qeshur me buzëqeshjen e Shaqir Totës, është për të qarë.

Pasi të takohet me fizoterapeutin (qe ku e ka Kamishin, ia qet fulqinë në vend), atëherë eksertët e rekomandojnë që ky e lë mishin, të hajë spinaq, dhe ‘të thithë’ rrezet e diellit.

Kështu, Shaqir Totaj fillon të shërohet nga ‘buzëqeshja depresive’ ta heq ‘maskën e buzëqeshjes dhe t’i kthehet realitetit, pa ekspozenë e dhëmbëve të tij masiv.

A ka burrë (dhe grua) më të shëmtuar sesa ai që rri veç tuj qesh. 
Paramendo me pas shef njeriun që rri veç i buzëqeshur, apo larg qoftë, me pas fat të jetës një njeri të tillë.
Ashtu siç nuk është normale të rrish duke qarë pandërprerë, nuk është normale të bësh si i lumtur në mënyrë artificiale.

Këtu me mua është edhe një teolog i ri, të cilit i kish rënë në sy shoku im Don Shan Zefi në tubimet e Shaqir Totajt në Prizren. 
Kjo tregon se Shaqir Totaj nuk është i kthyer kah Kibla (në këtë fazë të jetës së tij), dhe kur Kadri Veseli e përmend Prizrenin si Jerusalem të PDK-së, nuk e ka fjalën për Jerusalemin (e palestinezëve), ku Profeti Muhamed shkoi atje me Burqa, vizitoi xhaminë ‘Al Aqsa’, u lut, u fal dhe i ndodhi mrekullia, udhëtoi në qiej.

Le të dihen sendet, pra.

Një profesoreshë pensionere që po na bën shoqëri ma rikujton traditën dhe gojëdhënat se si ktyneherë hoxhallarët i kanë këshilluar njerëzit që të qeshin në rast rreziku, sepse e qeshura e largon magjinë e zezë.
Pra, aq e neveritshme dhe false duket buzëqeshja e personit të lartpërmendur, sa që edhe magjia tutet prej tij.

Ndërsa ky i shkreti qesh prej zorit, gjynah, që tha Albini, e kushtëzon Kadri Veseli me do fotografi. Ku me ditë çfarë fotografish e detyrojnë me qesh si hijena, nëse ka fotografi të tilla.

S’di pse nuk e ndjek shembullin e Sia, të cilën ditë më parë e kish pas kushtëzuar njëri se do t’ia publikonte do foto nudo, nëse ajo nuk do ta paguante. Por Sia si Sia, e befasoi shantazhuesin dhe botën, u çu dhe me duart e veta e publikoi në twitter një foto të sajën nudo me legjendën: ‘Kurseni paret tuaja’.

Pra, Kadri Veseli duhet ta çlirojë Shaqir Totajn nga ‘buzëqeshja depresive’ se gjynah, ka Zot.

S’po du me folë edhe një send tjetër që e përmed mjekësia për ‘buzëqeshjen depresive’, se çfarë mendimesh të errta i kanë ata që rrinë veç tuj buzëqesh, dhe e fshehin nga bota trishtimin, ankthin dhe mërzinë.

Ky i ‘bekum’ kish dhëmbë plus, ma shumë se Tom Cruise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat