Kadri dhe Hashim, Gjykata Speciale po vjen…

Opinione

Kadri dhe Hashim, Gjykata Speciale po vjen…

Nga: Faton Mehmeti Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 10:53
Faton Mehmeti

E lindur në vitin 1953 gjykatësja nga Bullgaria, Ekaterina Trendafilova gjatë javës së ardhshme do të vizitoj për herë të parë Kosovën në cilësinë e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës.  U emërua Kryetare e parë e Dhomave të Specializuara më 14 dhjetor 2016. Ekaterina Trendafilova është juriste, akademike dhe thuhet se është gjykatëse e shquar nga Bullgaria, me përvojë të madhe në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, të drejtës penale, të drejtës procedurale penale dhe të drejtat e njeriut. Sigurisht se ardhja e saj nuk pritet mirë nga ata që “e kanë mizën nën kapelë”. Kësaj, ia shtojmë edhe deklaratën e Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit se Gjykata Speciale nuk duhet t’i zë të pa përgatitur. Me drithëruese e bën edhe fakti se Gjykata Speciale ka konfirmuar se askush nuk do të këtë imunitet ndaj këtyre akuzave. Target i Gjykatës Speciala pritet të jetë SHIK-u, respektivisht njerëz rreth saj e që sot janë pjesë e PDK-së, dhe ndonjë partie tjetër më pak e  prekur. Bizneset që aktualisht përfitojnë nga tenderët publikë, sipas Inteligjencës amerikane të KFOR-it, kanë mbajtur gjallë Shërbimin Informativ të Kosovës që agjentët e kësaj njësie e përshkruajnë si polici të PDK-së, Veseli është i pari në SHIK dhe është i lidhur në mënyrë të fuqishme me Hashim Thaçin.

Ndërsa Reçica është numër dy në hierarkinë e SHIK-ut, thekson raporti i amerikanëve. Xhavit Haliti është i lidhur me familjet Kelmendi dhe Muriçi, të cilët merren me tregun e drogës, armëve, haraçit dhe të prostitucionit. Kjo edhe e shqetëson Thaçin i cili deklaroi “ se Gjykata e Posaçme për krime lufte nuk do të shqyrtojë asnjë krim të kryer ndaj shqiptarëve dhe kjo sipas tij e bën atë një gjykatë etnike” duke u munduar mundohet të minimizoj rolin e Gjykatës Speciale. Duke mos harruar se Gjykata Speciale është “meritë” e dyshimeve për krime ndaj Hashimit dhe shokëve të tij. Një gjë të tillë e kishte deklaruar edhe Rmaush Haradinaj, I cili më 2012 kishte deklaruar se “Gjykata Speciale” ka ardhur deri në themelimin e saj, meritor janë PDK-ja dhe Hashim Thaçi”.  Dosjet dhe dokumentet e KFOR-it me informacione të hollësishme për SHIK-un e PDK-së pritet të shërbejnë si materiale dhe dëshmi për Gjykatën Speciale më seli në Hagë, për të sqaruar disa nga vrasjet, sulmet e dhunshme dhe krimet që ndodhën në periudhën e pasluftës në Kosovë kundër vet shqiptarëve. Për krime ndërshiptare të kryera pasluftës pritet të dëshmojnë dëshmitarë të shumtë. Ish pjesëtari i SHIK-ut të PDK-së, Nazim Bllaca kishte pranuar se në SHIK-un e PDK-së ka ekzistuar skuadra e vrasjeve, që ka kryer vrasje e sulme të dhunshme.  Ndërsa,  aktivitetet e SHIK-ut të PDK-së janë të dokumentuara hollësisht me qindra dokumente, e dosje që përmbajnë informacione nga terreni, të sakta që janë zbuluar nga KFOR-i. Njëra ndër sfidat e Gjykatës pritet të jetë granditimi i sigurisë së dëshmitarëve. Gjykatat vazhdimisht kanë dështuar në një gjë të tillë në  Kosovë. Tani Gjykata e re Speciale me bazë në Hagë duhet të mbrojë ata që dëshmojnë kundër të pandehurve të fuqishëm.

"Më kanë quajtur tradhtar, një turp për kombin, plehër...”, risjell në mendje një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili vendosi të bëhej dëshmitar i mbrojtur dhe në fliste për ato që ai i përshkroi si "tmerret e luftës në Kosovë". Por mbrojtja që iu dha nuk e mbronte dot atë. Ai i tha hetuesve se të gjithë shumë shpejt e morën vesh se kush ishte njeriu pas xhamit në sallën e gjyqit në Prishtinë. Dhe pas kësaj, tha ai, "filloi ferri”. "Ata kërcënuan familjen time, vëllanë tim, nënën... Familja ime filloi te merrte telefonata nga persona të panjohur. Ata kërcënuan se do të lëndonin familjen time nëse vazhdoja të dëshmoja," tha ai. Rast të tilla edhe mund të përsëritën, por duket guxim për të dëshmuar ndaj SHIK-ut, kjo e keqe që ia ka zë diellin Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat