Ditarët tona....

Opinione

Ditarët tona....

Nga: Agron Shabani Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 14:35
Agron Shabani

Si fëmiu i parë ose më i madh i im at  dhe ime ëmë, linda në stinën e dimrit, gjegjësisht, në muajin dhjetor të vitit 1960. Vjeshta dhe dimri ishin stinët me të shpeshta në Kosovën e sunduar nga serbi. Pranvera dhe vera atëbotë vinin shumë rrallë. Dhe, kjo me tepër si përftim drite ose vetëtimë e shkurtër në një kohë kur kombi dhe atdheu ynë po lotonin, gjakderdhnin, vritëshin, burgosëshin dhe masakrohëshin përditë nga "pak" nga harambashët e Serbisë, Malit të Zi etj.

Se këndejmi, thonë se kur linda unë (dhe jo vetëm unë!) në vendlindjen dhe atdheun tim (tonë) të dashur dhe aq të shtrenjtë, atëbotë po mbante një dimër i madh me plot acar, struherë, furtunë dhe një stuhi të fortë gllabëruese që po fryente tërbueshëm dhe gjithë trishtim prej nga gjithëkah dhe gjithandej. Në Kosovë... Në Kosovë atëherë ishin kohë dhune, terrori, aparthejdi, gjenocidi, etnocidi, urbanocidi dhe kulturocidi të egër dhe tepër primitivë nga ana e regjimit ushtarako-policor të Beogradit- kundër njerëzve dhe popullit tonë shqiptarë gjithandej. Kohë ndjekjësh makabre dhe tepër sadiste të lirisë dhe jetës së shënjtë të njeriut (shqiptar) nga trupi, nga ëndërrat dhe nga shpirti nga ana e atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar serbo-çetnik! Njerëzve dhe popullit (kombit) tonë asokohe u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë së gjatë në fyt. Ishin ato etapat ose periudhat e errëta dhe tepër makabre të Rankoviçëve, Kileviçëve, Mirkë Iliçëve, Mijoviçëve, Millosheviçëve ose Drazhë  Mihajlloviçëve të ndryshëm serbo-çetnik që ishin "konvertuar" në "partizan" ose "komunist" të Titos dhe socializmit të tij "vetëqeverisës" në Beograd.

Kohë të rënda vrasjësh, burgosjësh, arrestimësh, përndjekjësh dhe intërnimësh të njohura të atdhetarëve dhe intelektualëve të shquar shqiptar që i kishin mbushur ose vërshuar burgjet, kampet dhe kazamatët e ndryshme serbiane. Duke i bërë kështu jetën dhe përditshmërinë e familjeve, farefisit, kombit dhe atdheut tonë, të rënda plumb si morti apo si nata e fundit mbi tokë.

Gjithandej vendeve ose meridianëve të ndryshme të globit dhe kontinentit tonë, atëbotë ishin kohë "muresh", barrikadash, barrierash dhe konfrontimesh të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, historike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në mes blloqësh, taborësh, sistemësh dhe ideologjishë të rivalizuara dhe antagoniste me njëra tjetrën. Etapat ose periudhat e rënda dhe tepër trishtuese të ish "perdës së hekurt" , "luftes se ftohte", ish "murit" famëkeq të Berlinit dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit të cilat botën dhe civilizimin e përgjithshëm njerëzor ose planetar asokohe i kishin sjellur përballë një të të "fikëti" ose "infrakti" të përgjithshem. Me 27 nëntor të vitit 1958, se këndejmi, kishte filluar e ashtuquajtura "kriza e Berlinit" ...Për t´u pasuar dikur me vonë me ngritjen ose ndërtimin e ish "murit" të Berlinit dhe ndarjen e Gjermanisë me 13 gusht te vitit 1961 si dhe me acarimin ose përshkallëzimin e njohur të raportëve ose marëdhëniëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare të cilat botën dhe civilizimin e përgjithshëm njerëzor asokohe i kishin sjellur si të thuash përballë një bankroti ose kolabimi (kolapsi) të përgjithshem ose permanent. Duke i përfshirë dhe nënkutuar këtu, ndonëse me një theks të posaçëm, krizat dhe acarimet e ndryshme politike, ushtarake, konceptuale dhe ideologjike në mes dy superfuqive të atëhershme nuklerare ose atomike (SHBA-së dhe ish BRSS-së). Gjegjësisht, krizat dhe acarimet e njohura politike, ushtarake, ideologjike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe të tjera në mes Paktit të Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës" së bashku me " garen e madhe" kualitative dhe kuantitative për armatim të përgjithshëm nuklerar ose atomik si dhe një sërë çështjësh ose aspektësh të tjera të asaj periudhe të fluidshme dhe tepër hektike të raportëve dhe marëdhëniëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare. Aty ishin edhe "murët", kufinjtë, barierat, pëngesat ose barrikadat e njohura shqiptaro-shqiptare që për shumë vite ose dekada me radhë po vazhdonin t´i mbanin peng dhe nën ankth të madh shpirtin dhe ndjenjat e njohura liridashëse dhe patriotike të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë shqiptar gjithandej. Ndërkohë që pritjeve, ëndërrave, shpresimëve dhe idealeve të kahmotshme liridashëse dhe patriotike të popullit ose kombit tonë, dikund thellë në horizont sikur u kishin dalur si të thuash mrrolët, thinjat ose "bishti"! Sidomos kur vinte Festa e njohur e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë ku urimet shpeshherë të ngelnin në fytë ose digjëshin në maje të gjuhës, ndërsa, buzëqeshjet ose gëzimet tona jo rrallë vritëshin me plumb. Sepse, "festa të vërtet për shqiptarët e robëruar të Kosovës dhe visëve tjera nën sundimin dhe jurisdiksionin serbojugosllav, ishin 29 nëntori dhe festat e Serbisë" dhe jo 28 Nëntori-Dita e Bekuar e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë ku edhe shqiptarët e Kosovës dhe trevave tjera shqiptare e kishin ( e kanë) hisen e vet. Dhe, kjo deri me rastin e rezistencës ose luftës së njohur ushtarake dhe politike në Kosovë. Sidomos me rastin e luftës së lavdishme çlirimtare dhe heroike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike: Kur njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë, do i çelin dhe hapin sytë liria, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i shumëpritur shtetëror, nacional dhe politik i popullit (kombit) dhe atdheut tonë në të gjitha sferat ose segmentët e mundshme.

Në këtë frymë të lartëpërmendur liridashëse dhe patriotike: Lufta ose kryengritja e armatosur kundër Serbisë kriminale dhe gjakatare së bashku me mobilizimi i gjithëmbarëshem liridashës ose patriotik në Kosovë dhe gjirthandej ku ka shqiptar: Çështjen e gjithëmbarshme të kombit dhe atdheut, njëherë e përgjithmonë i kishin sjellur në faqen diellore të aspiratave dhe interesave tashmë të njohura shtetërore, nacionale , politike dhe historike të njerëzve dhe popullit ose kombit tonë. Në këtë frymë të lartëpërmendur çlirimtare, liridashëse, evolutive dhe reformatore, aty ishte edhe Universiteti i Prishtinës së bashku me institucionet tjera shkencore dhe kulturore në vendin tonë të cilat me kalimin e kohës do të bëhen si të thuash udhërrefyese,stimulatore ose institucione të fuqishme mendore dhe ideore të Kosovës dhe Shqiptarizmës. Dhe, pse (përse) jo edhe instanca të larta morale dhe patriotike nepër etapat ose periudhat më të rëndësishme nepër të cilat kaluan Kosova dhe shqiptarët. Nga gjiri i Universitetit të Prishtinës dolen edhe Dr. Ibrahim Rugova dhe brezi ose gjenerata e tij së bashku me plejaden e njohur të luftëtarëve dhe patriotëve të njohur të UÇK-së dhe kështu me radhë...Duke e bërë udhërrefyese dhe gjithmonë aktuale sintagmen ose formulën e njohur rugoviane sipas të së cilës 'ushtarët, shkrimtarët ose intelektualët e lartë dhe patriot, janë gjithëmonë pranë tokës.' Në këtë frymë të re liridashëse dhe patriotike, Dr. Rugova dikur do thoshte dikur se: Ne shqiptarët jemi ndarë ose pjesëtuar vetëm me shtëpi, vendbanime, fise, rajone, krahina ose kufinjë të ndryshëm politik, admionistrativë ose juridikë që na i kanë imponuar të tjerët, por jo edhe më shpirtë dhe më gjak.
Immanuel Kanti, në kuader të shkrimit të tij të njohur me titull " Idee Zur Einer Allgemeine Geschichte in Welt Bürgerlicher Absicht"" pos tjerash, do të thoshte se:"edukata, kultura, asrimimi dhe emancipimii përgjithshëm për njeriun, shtetin, popullin (kombin) ose shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në radhë të parë i nënkuptojnë ngritjen, përsosjen dhe ikjen ose largimin e tyre nga "tabula rasa" ose faza e hershme e foshnjërisë ose adoleshencës së gjithëmbarëshme që dikur i kanë fshehur dhe krijuar vet." 

Ndonëse, kësaj radhe duke e vërë theksin në arritjet dhe përparimet e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike, shkencore, arsimore, kulturore dhe të tjera të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë shqiptar në Republikën e Kosovës, në Republikën e Shqipërisë dhe kudo tjetër ku ka shqiptarë, që të bëjnë të lumtur dhe tepër krenar në ketë prag Feste të Madhe të Flamurit dhe 105 Vjetorit të Pavarësisë Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat