Vetting-u dhe Zgjidhja

Opinione

Vetting-u dhe Zgjidhja

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 16:29
Skënder S.Kapiti

Procesi i gjatë dhe shumë i vështirë i miratimit të Reformës në Drejtësi, ku kundërshtarë më të mëdhenj ishte establishmenti politik shqiptar i korruptuar dhe i kriminalizuar, pati edhe një zhvillim të ri politik, ZGJIDHJA-n, në fillim si një lëvizje politike brenda PS-së dhe që më pas si parti politike.

Aleati i madh i shqiptarëve, SHBA-të duke konstatuar se politika dhe politikanët shqiptarë e kanë kapur politikën, shtetin, ligjin, drejtësinë dhe demokracinë shqiptare, ndërmorën nismën për dekriminalizimin e politikës shqiptare si dhe VETTING-un, për pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar me qëllim për ta vënë në funksion shtetin, ligjin, demokracinë dhe shoqërinë shqiptare dhe për integrimin e Shqiërisë për në BE.

VETING-u ishte prioroitet i SHBA-ve, dhe për nga rëndësia , Reforma në Drejtësi është fitorja më e madhe pas vetë rënies së komunizmit. Kjo do të thotë se politika dhe partitë politike shqiptare të tranzicionit kanë dështuar në konsolidimin e demokracisë dhe te ndërtimit të shtetit ligjor. Kundër kësaj elite dhe establishmenti politik lindi edhe ZGJIDHJA, drejtuar nga Koço Kokëdhima. Deri në maj 2013 ai ishte jashtë angazhimit direkt në politikë, ashtu siç erdhën më pas në skenën botërore Presidenti amerikan, Trump dhe ai francez, Macron.

Kokëdhima e njihte dhe e kishte studiuar mirë politikën, por hyri shumë vonë në të duke u bërë deputet, gjë e cila i mundësoi atij që nga afër ta mësojë keqfunksiomin, korrupsionin dhe kriminalizimin e politikës së lartë, establishmentin  apo “elitën” politike të majtë dhe të djathtë  shqiptare.

Kokëdhima u “rebelua” ndaj këtij establishmenti dhe u bë kritiku më i ashpër i qeverisë së majtë dhe të Kryeministrit Rama, ashtu siç kishte qenë edhe kundështari më i vendosur i ish-pushtetit PD-ist të Berishës apo i qeverive të Nanos e Metës. Ishin po të njëjta arsye, sepse Rilindja e proklamuar me bujë nga Rama nuk ishte gjë tjetër veçse vazhdimi i qeverisjes së Berishës, autokratike, personale dhe jo për publikun.  Rilindja dhe Rama  zëvendësuan të  ashtuquajturin KOP dhe Berishën.

Gjërat nuk ndryshuan për më mirë, por vetëm sa u përkeqësuan me shumë nga autoritarizmi, kapja e mediave, varfëria, papunësia, eksodi, trafikimi i drogës dhe qënieve njerëzore, krimi, korrupsioni dhe hajdutëria. Nisma e Berishës “Shqipëria një euro” u zëvendësua me politikën e koncesioneve dhe elita politike e tranzicionit e nxorri në ankand Shqipërinë.

Shqiptarët, duke përkrahur ZGJIDHJA-n ndëshkojnë establishmentin politik të diskredituar dhe të falimentuar politikisht, pasi prej 27 vitesh kjo elitë politike i ka vjedhur popullit shqiptar pasuritë, pushtetin, votën, drejtësinë, lirinë dhe demokracinë.

Politika, pushteti dhe drejtësia janë të paarritshme për popullin, i cili punon dhe i mban duke i paguar ato me paratë e tij. Demokracia e kësaj elite është mashtrimi, korrupsioni, hajdutëria dhe antiligji. Vullneti politik dhe interesi i kësaj elite politike është interesi personal dhe tradhëtia kundër interesit publik dhe atij kombëtar. Kjo elitë politike ka gjeneruar vetëm varfëri, papunësi, krim, korrupsion, drogë, paligjshmëri, moszhvillim dhe mosintegrim.

Shqiptarët kanë nevojë për një politikë të re, për një vizion dhe veprim të ri, si dhe për një qeveri dhe kryeministër të ri krejtësisht ndryshe nga ky establishment politik, i cili duhet ndëshkuar sepse  është shumë e pumundur që të vetëndreqet e të pastrohet. Duhet ndëshkuar kjo elitë politike e korruptuar, e kriminalizuar, injorante e të paaftëve, e joprofesionistëve, e tradhëtarëve, e hipokrizive dhe e mashtrimeve.

Dhe kjo politikë e re është “ZGJIDHJA”. Ajo është rruga e drejtë e politikës me një program politik dhe social të kohës dhe përmbushës i aspiratave të shqiptarëve. Establishmenti e ka polarizuar në maksimum shoqërinë në një pakicë të pasurish dhe në një shumicë të varfër duke e rrënuar shtresën e mesme të shoqërisë. Kokëdhima pëfaqëson politikanin e guximshëm, që ka kurajon për të thënë realitetin dhe të vërtetën si dhe këmbënguljen e një vizionari për të ndërmarrë  dhe kryer reforma në dobi të mirëqënies dhe të interesit të përgjithshëm. Prandaj, duhet zgjedhur, votuar  dhe besuar pushteti për ZGJIDHJA-n.

Shqiptarët nuk duhet të rrinë indiferent dhe ta presin ndryshimin vetëm nga SHBA-të, por duhet të veprojnë, të ndërgjegjësohen, por mbi të gjitha duhet të guxojnë për të vepruar për të mirën e tyre, dhe jo që të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe të gabuar, atë të largimit nga atdheu prej padrejtësive  dhe poshtersive të politikës dhe të  padrejtësisë  se Drejtësisë në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat