Kadri Veseli, ky humbës i madh

Opinione

Kadri Veseli, ky humbës i madh

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:29
Faton Mehmeti

Zgjedhjet lokale u mbyllën. Por pavarësisht mbylljes së procesit, partitë politike janë duke përpunuar përqindjet e tyre, duke shënuar në bllokun e madh të zgjedhjeve rritjen e votave, apo rënien e tyre në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Me laps në dorë është edhe Partia Demokratike, që në fakt nuk i dalin llogaritë ashtu sikurse i priste. Humbja e katër komunave që i kishte dikur, dhe fitimi i vetëm një komune të madhe ( Ferizaj) flet mjaft mirë për dështimin e PDK-së në këto zgjedhje.

Kadri Veseli dhe PDK janë duke e menduar gjatë atë që ndodhi në 11 qershor, por nga ana tjetër duhet të bëjnë një analizë të hollësishme të asaj se çfarë ndodhi në këto zgjedhje. Veseli me PDK-në duhet të ulet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të analizojë në detaje atë që ndodhi dhe rënien e lirë të PDK-së, sikurse nuk ka ndodhur ndonjëherë. Këto zgjedhje lokale, të parat nën drejtimin e Kadri Veselit si kryetar partie, vunë në diskutim edhe liderin, sepse kjo ishte prova e tij e parë që udhëhiqte një palë zgjedhje. Dhe vetvetiu lind pyetja: A është Kadriu lideri, tek i cili duhet pasur besim dhe duhen varur shpresat drejtimin e partisë së tij ?! Kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje nga askush tjetër, për aq kohë sa në PDK nuk ka demokraci dhe dhënie të përgjegjësive. Kadri Veseli  është treguar model i dështuara tn menaxhimit e partise që i takon, në vend që t’a forcojë, ai i degdisi si mos më keq, në humbje historike. Njerëzve ua kërkonte besimin për t’u bërë kryeministër, për të nisur një “fillim të ri”.

Por, befasisht, në momente të fundi ai hoqi dorë nga ky qëllim dhe mundësinë ia ofroi Ramush Haradinajt. Kjo duket se nuk u mirëprit nga elektorati i PDK-së dhe në zgjedhjet e 11 qershorit, partia u ndëshkua rëndë. Gati një dekadë në pushtet e PDK-së së udhëhequr nga Thaçi dhe më pas Veseli u karakterizua me keqqeverisje, korrupsion e nepotizëm. Koalicioni i improvizuar nuk e shpëtoi Veselin, i cili u godit rëndë dhe PDK shënoi humbje historike, humbje dramatike. Një goditje nga e cila vështirë se do të marrë veten, pavarësisht se mund të vazhdojë së qëndruari në pushtet. Veseli dështoi në përpjekjen e tij për t’u shfaqur lider i fortë dhe për ta zëvendësuar Thaçin. Ai nuk ia doli madje as t’i ruajë votat e partisë, e lëre më t’i shtojë ato. Për këtë debakël, ai as që po mërzitet të marrë përgjegjësi.

Nuk e ka të lehtë aspak, sepse goditja ishte e ashpër. E ashpër dhe vështirë e riparueshme. Kadri Veseli njëriu qe u mundua të instaloj sistemin e nëntokës në Kosovë, që nga ardhja në krye të PDK-së ka marr goditje të njëpasnjëshme, e të cilat kanë ardhur si pasojë e mospranimit të qytetarëve të këtij modeli nga i cili Kosova ka vuajtur shumë. Kadriu  është i shqetësuar me arrestimet e mundshme nga Gjykata Speciale pasi Veseli ka një bagazh kriminal.

Ai erdhi nga nëntoka dhe u vendos në krye të institucionit më të lartë të shtetit, falë kapjes së shtetit në forma të ndryshme nga ai dhe klani “Pronto”, që këtij vend i kanë sjellë veç krim, varfëri e mjerim. Kadri Veseli nuk ka bagazh intelektual, as aftësi për udhëheqje të shtetit, por ka bagazh të krimit. Rënia e tij ka filluar , bashkë me te edhe PDK-ja një parti e krijuar nga banditë të kapjes së shteti, të cilën e arriti, por që fundosja e saj është vetëm çështje kohe. Njeriu i nëntokës në luftë,  humbësi i madh në paqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat