Nuk ka dhe nuk do të ketë krizë politike në Gjermani

Opinione

Nuk ka dhe nuk do të ketë krizë politike në Gjermani

Nga: Sherif Ramabaja Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 16:33
Sherif Ramabaja

Me të madhe po shkruhet për krizën politike pas dështimit të bisedimeve për formimin e qeverisë në Gjermani. Pasi Kancelarja Merkel me partinë e saj CDU dhe simotrën e saj në Bavari CSU s'kishin arritur numrin e nevojshëm të votave për formimin e qeverisë, ka qenë e sigurtë se do të ketë vështirësi në konsolidimin qeveritar.

Bisedimet është llogaritur se do të marrin kohë dhe sipas analizave është vlerësuar se formimi i qeverisë mund të zgjas deri në kohën e Krishtlindjeve. Partitë me të cilat do të bëhej koalicioni qeveritar siç ishin Partia Liberale FDP dhe Partia e Gjelbër me qëndrime politike qëndrojnë shumë larg njëra-tjetrës. Partia Liberale FDP kërkon që politika ndaj të huajve të orientohet në cilësinë dhe kualifikimin e të huajve e jo kush të dojë, t'ia mësyj Gjermanisë. Të Gjelbërtit, kërkojnë që sirianët që kan ardhur në Gjermani, ta kenë të drejtën që t'i tërheqin pjesëtarët e familjes së mbetur në Siri. Kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera, ngase numri i ardhjeve të reja do të jetë deri në 500.000 veta. Të Gjelbërtit kërkojnë që automjetet me Naftë, dizel t'u ndalohet qarkullimi nëper rrugët në Gjermani. Kërkojnë që Gjermania deri në vitin 2030 të arrijë që komunikacioni të zhvillohet plotësisht pa përdorimin e bezinës dhe derivateve të naftës. Partitë e tjera këtë e marrin si utopi ngase s'do të arrijnë dot me një teknologji të tillë t'i realizojnë këto parashikime.

CSU e Bavarisë sa i përket të huajve është mjaft rigoroze dhe kërkon që të caktohet shifra vjetore , kuptohet sa më e vogël, që Gjermania mund të pranojë brenda një viti.

Pastaj Energjetika ishte një nga temat primare ku divergjencat po ashtu ishin mjaft të mëdha.

Për katër javë sa u zhvilluan bisedimet, kur të kuptohet dallimet e mëdha mes këtyre partive u arrit mjaft që të nivelizoheshin marrëveshjet dhe të afroheshin divergjencat e tyre. Edhe krerët e partive deklaruan se ishin njohur mes vete shumë më mirë dhe kishin krijuar edhe miqësi, që mes vete të kuptoheshin shumë më mirë dhe të kenë respekt të konsiderueshëm për njëri-tjetrin. Partia Liberale FDP kur pritej finalizimi dhe formimi i qeverisë e la që të eksplodoi “ Bombën“.

 Alarmi mori dhenë gjithkah. Gjermania ndodhet në krizë qeveritare! EU - ja u tha se do ta ketë vështirë, ngase kriza Gjermane, do ta dobësojë ashtu pozicionin e saj të brishtë dhe kriza e EU- së do të thellohet edhe më tutje.

Çka pritet të ndodh më tutje?!

Kancelarja Merkel qartë dhe qetë deklaroi se momentalisht kemi këto vështirësi, që pritet së shpejti t'i zgjidhim. Opcionet janë të qarta. Ose do të vazhdojnë bisedimet sërish, në mes po të njëjtave partive që ishin në bisedime, do të tentohet të formohet qeveria me pjesëtarët e partive të vogla, gjë që në Skandinavi funksionon. Do të pranojë SPD që akoma është në qeveri për marëveshje të re ose një zgjidhje do të gjendet.

 Demokracia Gjermane është e njohur dhe funksionale. Po dështoi demokracia në Gjermani duhet të kemi frikë në tërë Evropën apo edhe në Botë. Presidenti Gjerman Steinmeier menjëherë pas dështimit të parë të formimit të qeverisë, së pari u takua me kancelaren Merkel, pastaj me Të Gjelbërtit dhe Partinë Liberale FDP. Ai kuptohet ishte edhe në kontakt me partinë e tij prej së cilës vjen SPD. Zgjidhja pritet sa më parë që është e mundur. Do të kërkohet mundësia që të formohet qeveria për t'iu ikur zgjedhjeve të reja. Sinialet janë pozitive si nga FDP që sërish të fillohet me bisedime. Nuk përjashtohet as mundësia për koalicionin e madh CDU / SPD ose varianti me Partitë e vogla. Qeveria mund të jetë më e dobët po varianti demokratik dhe përgjegjësia është shumë më e madhe. Këtu nuk mendohet sot për nesër po secili lufton dhe përpiqet që partia e tij të ketë sukses dhe të mbrojë vlerat demokratike që gjithnjë shpaguhen në të ardhmen. Gjermania din se si duhet dhe është shembull në tejkalimin e sfidave. Ajo e din përgjegjësinë që ka në Evropë dhe Botë, prandaj qetë dhe me përgjegjësi i gjen zgjidhjet optimale. Do të ishte kënaqësi që edhe shtetet e tjera të punojnë sipas shembullit të Gjermanisë dhe të gjejnë zgjidhje të duhur dhe optimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat