Njëherë i dha zor dhe u korit derisa hypi në atë pozitë,që nuk mund i del sajp,e tash prapë i koritun se duhet me lirue vendin e huej.
Po bre gjithë atë kallabllak ministra e zëvendësministra,po veç ne pastë marrë me punue fushën e Bajram Pashës,se tybja koftë nuk ka ku me i çue,edhe Gllogjani nuk janë të gatshëm për aq shumë musafirë të paftuar.
Pra më mirë,brenda jave le të dorëhiçet Ramushi e pastaj këta zëvendësbedela vetë shkojnë mbas tij.
Korrigjohu pak Ramush,se na fike e na korite!
Marrën për kufirin në Nish baje nuskë në qafë e theqafën me gjithë të!
A e di kush të ka ulur në atë shkam dhe kujt i shërben?
Ne as të zgjodhëm dhe as na duhesh,prandaj leje buxhetin e taksapaguesëve e mos ua shkep çobaje kah luajnë guxhas Meleve të Qiqavicës!
Mbasi spo di me qeveris,bile mësohu me dhën dorëheçje,që ta lirosh vetën nga marrëzitë,e neve nga fika që na e vure në prag!
Plakut,kur donte të hyjë në lojë,çobaja i thanë:
- Ik plak se të pëshurri pela!
Ti ik se po të mbetet marrja damkë në ballë.
Një urti shqiptare këshillon kështu:
-Kurrë mos u ul në vend të huaj!
Mu shtirr në ëndërr se dikush ia dha grusht turinjëve dhe ia theu nofullën që krisi,sikur e then shtambën e zbrazët.
Më erdh keq që i ranë në praninë time,se për ndryshe le të shkojë.
Dihet,detyra-pozita është sikterkapi,me mandat dhe duhesh të largohesh,por më sa po dihet ky nuk do të mund ti bie mandatit në fund.
-Mos prit me të thënë edhe çamarrokët,kur po shkon?! Dhe,dije që sa më gjatë të rrishë aty ku nuk e ke vendin,më shumë therra e rriqëra të ngjitën,që mbase dikur nuk mund shkoqesh prej tyre.
Ik ore,ik!